Edhe pse teknikisht nuk është mundur Zëvendës-Kryeministri Bujar Osmani është shprehur plot optimizëm se Maqedonia e Veriut do t’i çelë bisedimet e anëtarësimit kësaj vere. Osmani së bashku me ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov kanë pasur dje takime në ministrinë jashtme të Francës për të biseduar me zyrtarët francez për vlerësimin pozitiv të reformave në vend nga Komisioni Evropian (KE) dhe propozimin që KE ua ka bërë vendeve të Bashkimit Evropian për të hapur bisedimet e anëtarësimit. « ..unë jam optimist nga ajo që dëgjoj, nga valorizimet, nga vlerësimet që marrim nga vendet anëtare përfshi këtu nga Parisi se kjo…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka thënë se të gjitha institucionet duhet të bëjnë veting mbi të punësuarit. Ai tha se në Ministrinë e Punëve të Brendshme “ka filluar procesi i eliminimit të njerëzve që kanë lidhje me strukturat kriminale”. “Është e rëndësishme që të gjitha institucionet e shtetit të kenë në mendje se realizimi i këtij vullneti politik për luftë kundër krimit të organizuar është e përbashkët dhe të gjithë duhet të ballafaqohemi me njerëzit që nuk duan t’i përmbushin detyrat profesionale”, tha Spasovski. Ai kërkoi nga institucionet që sa më parë të lirohen nga persona…
Bisedimet për “fshesën” e paralajmëruar në Qeveri ende po zgjasin dhe pritet që ditët e ardhshme kryeministri të del me qëndrim rreth kësaj çështje. Këtë e ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili është sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së. “Mbrëmë ne kishim koordinim dhe konsultimet e kryeministrit Zoran Zaev me gjithë subjektet e tjera politike po vazhdojnë. Në ditët e ardhshme me siguri do të dilet me qëndrim konkret rreth datës dhe hapave konkrete dhe vendimet që do të ndërmerren. E gjithë kjo varet edhe nga çështjet e tjera lidhur me BE dhe me datën e…
Dorëheqjen e paralajmëruar nga pozita e deputetit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari, e ka dorëzuar më 5 qershor (e mërkurë) në Kuvend. Pritet që të hënën në takimin koordinues mes kryetarit Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve të deputetëve të shqyrtohet dorëheqja e Gruevskit dhe të vendosin nëse do të jetë në rend dite në seancën e radhës të caktuar për të martën. Talat Xhaferi në një deklaratë për AIM tha se dorëheqja ka arritur me akt noterial dhe vula adekuate të cilat konfirmojnë se bëhet fjalë për deklaratë personale të Gruevskit. “Kërkesa është pranuar…
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka apeluar për kuptimin nga vendet anëtare të rëndësisë së vendimit që synon të arrijë këtë muaj Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Duke publikuar një intervistë të tij për “Politico”, Dimitrov thotë se qëndrimi evropian për çeljen e negociatave do të tregojë shumë se si e vizionojnë ata të ardhmen e Bashkimit Evropian marrëdhënien e tyre me BP. Megjithëse në një aksion politik e diplomatik për vendin e tij, kryediplomati maqedonas nuk e ka ndarë vendimin e pritshëm vetëm për Maqedoninë, në të njëjtën kohë që tregon me burime të besueshme lëvizjen e…
Këngëtarja Vesa Pollozhani nga Struga ka fituar çmimin e parë në festivalin për fëmijë ‘Fluturat’ të mbajtur në Kumanovë, shkruan Almakos. Kënga fituese e Vesa Pollozhanit ka qenë me titull “Dhuro Mirësi”. Juria që përzgjodhi këtë këngë është përbërë nga 5 anëtarë nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Gjilani. Ky nuk është suksesi i parë dhe i fundit i këngëtares strugave./Almakos/
Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër rrjetet sociale, dhe mbylljes së profileve të “El Çekas” në Fejsbuk, tashmë “bombat” kanë kaluar në ueb platforma të portaleve të ndryshme. Vazhdimisht po publikohet biseda të reja me tematika të ndryshme, në të cilat kryesisht flasin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Bisedat po publikohen me vazhdimësi, nga disa sekuenca, dhe në intervale të shkurtëra kohore. Duket se për nevojat e publikimit të “bombave” janë hapur edhe portale të reja të cilat nuk janë vërejtur më parë, me gjasë nga platforma të huaja.
Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkët pranë Qeverisë ka nënshkruar marrëveshje me “Mak Auto Star” në vlerë prej 53.000 euro për blerjen e gomave për makinat e blinduara që i posedon. Mes tyre është edhe “Mercedesi” i famshëm prej 600 mijë euro të cilën e ka blerë qeveria e Nikolla Gruevskit, për të cilin është dënuar me dy vite burg. Qeveria disa herë paralajmëroi se do të shesë këtë makinë me çmim më të lirë. Përpos makinave të blinduara, qeveria do të ndërroj gomat edhe të makinave standarde për të cilën do të paguhen 115.000 euro. /SHENJA/
Zjarri i djeshëm që shpërtheu në vendkalimin kufitar Novosellë – Zllatarevë ka djegur tërësisht ndërtesën administrative të palës bullgare. Autoritetet në Maqedoni informojnë se komunikacioni për makinat ngarkuese është ndaluar, ndërsa lëshohen vetëm makinat e udhëtarëve. Automjetet transportuese orientohen drejt vendkalimeve kufitare Gjushevë – Deve Bair dhe Stanke Lisiçko – Dellçevë. Edhe shërbimet doganore bullgare edhe maqedonase apelojnë që qytetarët të evitojnë këtë vendkalim për udhëtim dhe të drejtohen në vendkalimet tjera kufitare./Telegrafi/
Marrëveshja e Prespës është shembull unikal për zgjidhjen e kontestit të gjatë të Ballkanit me mjete paqësore dhe paraqet kthesë për paqe dhe stabilitet, thotë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Vasilakis. Ai foli në konferencën e tetë vjetore të “EU and Foreign Policy Defence Forum 2019” në Uashington kushtuar bashkëpunimit transatlantik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, progresit të rritur në BE në mbrojtje, në përballjen me kërcënimet moderne dhe sfidat e sigurisë, por edhe në raportet BE-NATO dhe mbrojtje, në përballjen me kërcënimet moderne dhe sfidat e sigurisë, por edhe në raportet BE – SHBA, ndërsa mes tjerash…
Me ratifikimin e fundit të Protokollit për anëtarësim, i cili ndodhi dje në Bundestagun gjerman, 16 nga 29 vendet anëtare e kanë zyrtarizuar qasjen e Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake-politike në botë. Gjermania është shteti i 16-të, i cili e ka ratifikuar Protokollin, ndërsa autoritetet në vend, por edhe përfaqësuesit e lartë të Aleancës shpresojnë se tërë procesi do të përfundojë deri në dhjetor, kur mbahet Samiti i NATO-s në Londër. Në Samitin e dhjetorit, Aleanca e shënon 70-vjetorin, e kjo konsiderohet mundësi e mirë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtarja e 30-të. Megjithatë nëse…
Ndërmarrja Publike Transportuese Shkup informon se për shkak të përfundimit të vitit shkollor, biletat pa pagesë për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë kohës së pushimit veror. Biletat e nxënësve të shkollave fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa të nxënësve të shkollave të mesme deri më 20 qershor. NPT Shkup njofton se do të ofrojë mundësi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme (nuk vlen për ata që këtë vit përfundojnë vitin e katërt) me çmime më të lira të blejnë biletë mujore për korrikun dhe gushtin në vlerë prej 600 denarëve për një muaj. Për…

