Author: Hamdi Kumanova

BE-ja duhet të qartësojë se vendi nuk ka synim të bëhet anëtare në qershor apo në korrik, por se dëshiron t’i fillojë negociatat. Ky do të jetë motivim dhe stimulim shtesë që të punojmë më shumë, më guximshëm, më mirë dhe më suksesshëm, tha kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno Studio” në TVM. Sipas tij, nëse BE-ja nuk ndan datë për fillimin e negociatave, do t’i dekurajojë edhe vendet e tjera, ndërsa do të nxisë edhe kthim të sërishëm të strukturave nacionaliste që në të vërtetë nuk na nevojitet. Evropa ka përgjegjësi, duhet të vendosë seriozitet ndaj atyre…

Lexo më Shumë

Për mëse 100.000 vjet, 120 shtylla mbresëlënëse prej guri bëjnë roje në fshatin e vogël Kuklica, afër Kratovës në Maqedoni. Sipas një legjende lokale, këta janë dasmorë të ngurtësuar. Në fakt, një djalë meqë nuk mund të vendoste se me cilën prej dy vajzave që i donte të martohej, kishte ndarë mendjen që të martohej me të dyjat, madje në të të njëjtën ditë dhe që asnjëra të mos e merrte vesh kurrë se ai i kishte dy nuse. Mirëpo, një gjë e tillë i kishte shkuar huq, sepse njëra nga vajzat e kishte parë atë se si po martohej…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski mbështet iniciativën e disa partive politike, të paraqitura në periudhën e kaluar deri tek kabineti i tij, duke iu referuar reformës së modelit zgjedhor duke ndryshuar Kodin Zgjedhor. Nisma, siç njoftojnë nga kabineti i Presidentit, ka për qëllim krijimin e një modeli proporcional me lista të hapura dhe reduktimin e numrit të njësive zgjedhore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Presidenti Pendarovski u bënë thirrje të gjitha partive politike, si në qeveri dhe opozitë, që të marrin në konsideratë reformën e sistemit zgjedhor me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe konsensus politik për të arritur marrëveshje…

Lexo më Shumë

Raporti pozitiv nga Komisioni i BE e ka rritur besimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut se pas shumë pritjeve vendi do të shënojë edhe një hap në drejtim të integrimit evropian. A do të marrë Maqedonia e Veriut datë për negociata me BE-në për anëtarësim në Bashkim Europian? Kjo çështje është tema kryesore në Maqedoninë e Veriut (RMV). Kryeministri i RMV Zoran Zaev pas vizitës në Bruksel deklaroi, se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime shumë të rënda dhe me të drejtë pret që kjo të shpërblehet, por nëse ndodh e kundërta, që vendi të mos i nisë bisedimet…

Lexo më Shumë

Një tridhjetë e njëvjeçar nga Velesi, i cili po drejtonte një motoçikletë të vogël, ka humbur jetën pasi goditi një veturë në autostradën Shtip-Sveti Nikollë afër fshatit Krividol në Shtip, njofton zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova. Sipas saj, makina që u përplas me biçikletën ishte me targa të Shkupit,ndërsa në aksident morën pjesë edhe dy automjete të tjera. Lëndime të lehta trupore morën shoferi, i cili drejtonte veturën “Mercedes” dhe dy shokët e tij, të cilët janë të mitur. Ata me ndihmën e ndihmës së shpejtë janë transferua në Spitalin Klinik në Shtip. Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Pas një ftese zyrtare nga State Departament-i i SHBA-ve, këto ditë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizon disa takime të rëndësishme. Kështu sot ai ka takuar Jason Steinbaum – Drejtor i Stafit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe anëtar i Komisionit për Politika të Jashtme, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast kryetari Gashi e ka njoftuar Steinbaum-in për zhvillimet më të reja politike në Maqedoninë e Veriut, veçmas me ato që kanë të bëjnë me procesin e…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi i kryeministrit Zoran Zaev për rënien e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim, sipas njohësve të çështjeve politike, nënkupton fytjen e Maqedonisë së Veriut në një krizë të re politike. Zgjedhjet, sipas analistit, Petar Arsovski do t’i shërbenin Zaevit për të parë nëse ka ose jo mbështetjen e qytetarëve. “Është e vërtetë se Maqedonia (e Veriut) po hyn në tensione apo krizë të re politike nëse data për negociatat jepet të paktën në korrik. Qeveria mund të bie pasi Zaev mund të humbë shumicën në Kuvend. Ai fillimisht kishte më pak deputetë…

Lexo më Shumë

Në disa shkolla sot do të zhvillohet procesi arsimor, si mbulim i orëve të parealizuara për shkak të ardhjes së Papa Françeskut më 7 maj. Por, të njëjtën dit do të organizohet protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SANK). Protesta do të fillojë në ora 16:00 nga Porta Maqedonia, ndërsa do të vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 16:30. Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, do të protestojnë për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.

Lexo më Shumë

llovakia fuqishëm e mbështet zgjerimin e BE-së dhe hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, ka thënë ministri sllovak për punë të jashtme Mirosllav Lajçak në takimin me ministren për Mbrojtje, Radmilla Shekerinska në Bratisllavë. Lajçak ka theksuar se Sllovakia do të bëjë çmos të çojë porosinë se hapja e negociatave me vendin do të ishte veprim strategjik i duhur i BE-së. Ministri sllovak me ministren Shekerinska i ka ofruar përvojat autentike integruese të vendit përmes ndihmës së ekspertëve në gjitha sferat e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut në BE. Ministrja Shekerinska është falënderuar për këtë siç tha, “moment…

Lexo më Shumë

Price Waterhouse Coopers është kompania e cila është përzgjedhur nga Elem Turs për të bërë analizën financiare duo diligence dhe studimin e fizibilitetit me model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje, transmeton Portalb.mk. Drejtori i Elem Turs, Xhemail Jusufi, njoftoi se është përzgjedhur kompania Price Waterhouse Coopers për të bërë analizën financiare dhe studimin e fizibilitetit. “Pas nënshkrimit të kontratës kjo kompani ka për detyrë që të bëjë edhe analizën financiare duo diligence por edhe studimin e fizibilitetit. Për të parën nevojiten një muaj kohë kurse për të dytën tre muaj”, tha Jusufi. Ashtu si ka lajmëruar edhe më parë,…

Lexo më Shumë

Mickoski nuk di ekonomi, matematikisht të sakta: rritja e ekonomisë është 4,1 për qind! Të dhënat zyrtare nga institucionet shtetërore i përgënjeshtron të gjitha lajmet e rreme dhe trillimet e Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së së tij. Ka dallim. Matematikisht të sakta, rritja e ekonomisë në tremujorin e parë të vitit është 4,1 për qind dhe është rritje më e lartë në dy vitet e fundit. Shkalla e papunësisë arrin 17,8 për qind, që historikisht është  në nivel më të ulët. Ndoshta nëse do të ishte përkushtuar në mësimin e bazave të ekonomisë, në vend të biznesit  me hidrocentralet. Mickoski do…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atansov tha se “në tre muajt e para të këtij viti janë kryer rreth 50.000 kontrolle për sigurinë e ushqimit në vend dhe janë ngritur dy padi penale kundër operatorëve që kanë rrezikuar shëndetin e njerëzve me lëshimin e ushqimet të pasigurt”. Ai vlerësoi se në vend hahet ushqim i sigurt dhe se legjislacioni në këtë fushë për 88 për qind është harmonizuar me legjislaturën evropiane. Atansov theksoi se Agjencia përpunon programe të posaçme për praninë e kontaminimeve kimike, biologjike dhe fizike dhe se ligjërisht kjo drejtori është e obliguar të kryejë…

Lexo më Shumë