Author: Hamdi Kumanova

Ligji për mediat i cili për një vit mbeti labirinteve të Kuvendit të Maqedonisë, për shkak të bllokadave nga deputetët opozitarë, sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në fund të vitit 2018. “Propozim-ligji është në procedurë parlamentare dhe besojmë që deri në fund të vitit do t’i kalojë të gjitha procedurat e nevojshme”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha. Debati në Kuvend për ligjin e gjuhëve nisi në fillim të vitit 2018. https://youtu.be/apslLt5_qmg

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se pranon duel televiziv kur të jetë dhe në cilin medium të jetë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vetëm nëse ai deklarohet nëse është për anëtarësim në NATO dhe BE përmes pranimin të marrëveshjes së Prespës, në nuk është për atë, atëherë duhet në mënyrë të qartë të deklarohet dhe të ofrojë alternativë. “Jam i gatshëm në secilën kohë dhe në secilin vend të debatoj me Mickoskin, por është e ndershme nga ana e tij të thotë qëndrimin e tij nëse është për anëtarësim në BE dhe NATO me mbështetjen e marrëveshjes së Prespës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për gazetën franceze “Le Monde” thotë se Qeveria e Maqedonisë do të sigurojë shumicën prej dy të tretave për ratifikimin e marrëveshjes së arritur me Greqinë për çështjen e emrit. Ai thotë se arritja e shumicës prej dy të tretave gjithmonë ka qenë detyrë në politikë. “Sidoqoftë, kësaj here sfida është aq e madhe sa ne do të tregojmë se mrekullitë janë të mundshme në Ballkan” deklaroi Dimitrov. Kuvendi i Maqedonisë duhet të mbajë seancë plenare për miratimin e amendamenteve të propozuara nga Qeveria më 15 janar të vitit të ardhshëm.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, paraqitjen për fundvit në Kuvendin e Maqedonisë do ta ketë më 28 dhjetor, me fillim prej ora 12:00. Kjo do të jetë edhe paraqitja e fundit e Ivanovit si president i Maqedonisë, pasi që më 2 maj të 2019-s”>2019-s do t’i skadojë afati prej presidenti, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të shpallen në fund të muajit janar të 2019-s”>2019-s. Gjorge Ivanov në postin e presidentit të shtetit të Maqedonisë është që dhjetë vjet. Për herë të parë u bë president në vitin 2009, si kandidat i partisë atëherë në pushtet, tash opozitare VMRO-DPMNE, kurse mandatin…

Lexo më Shumë

Familja e Nikolla Sazdovskit do të kërkojë dëmshpërblim prej 10 milion denarëve nga të akuzuarit që gjykohen për vrasjen e tij. “Pas ekspertizës nga neuropsikiatri, familjes pesë anëtarëshe Sazdovski të cilët jetojnë bashkë, në bazë të nenit 57 dhe 112 nga Ligji për procedurë penale është dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim prej 5 milion denarë për të akuzuarit”, deklaroi për “mkd“, avokati i  Shehtanski. Për dëmshpërblimin mbrojtja e të akuzuarve duhet të deklarohet deri më 25 dhjetor. Ndryshe, të akuzuar për vrasjen e 20 vjeçarit janë dy e prsona B.B dhe S.D që janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

ShBA-të e mbështesin marrëveshjen e Prespës dhe i urojnë udhëheqësisë greke për arritjen e kësaj marrëveshje, ka theksuar Sekretari Shtetëror i ShBA-ve, Mile Pompeo në takimin në Washington me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos. Në kumtesën e Departamentit Shtetëror publikuar pas takimin thuhet se Pompeo ka uruar Katrougalosin për daljen e Athinës nga programet për ndihmë financiere dhe ka përsëritur mbështetjen e ShBA-ve për përforcimin ekonomik të Greqisë. Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se Washingtoni dhe Athina do të vazhdojë të punojnë bashkërisht në promovimin e stabilitetit dhe prosperitet në Ballkan. Pompeo ka cekur rëndësinë e…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Toplik” të PSP-së, ku i dyshuar i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për shtije të tokës shjtetërore për ndërtimin e kompleksin “Sonçev grad” në Sopishte dhe pesë persona tjera është anuluar për 21 janar. Nga Gjykata informojnë se anulimi ka të bëjë me marrëveshjen e palëve në seancën e kaluar për shkak të arsyeve teknike. Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka themeluar Komision për ofertim publik, ku ka urdhëruar të zgjidhet një…

Lexo më Shumë

Për çdo 10 denarë të shpenzuar për programe për fëmijë, 15 denarë u shpenzuan në programe për të moshuarit. Shpenzimet e shtetit për fëmijët tregojnë një trend të rënies në krahasim me trendin e rritjes ekonomike, në krahasim me shpenzimet për segmente të tjera të popullsisë, si të moshuarit. Këtë e tregojnë hulumtimet e bëra nga Financial Tink dhe UNICEF. Janë analizuar tri fusha arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti. Në vitin 2018, investimi në shpenzimet kapitale dhe infrastrukturën arsimore për fëmijët është vetëm 3.8 për qind. Dhe në shëndetësi, studimi tregon se rritja e shpenzimeve nuk ndoqi ritmin e rritjes…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme me shumicë votash refuzoi dy nismat e paraqitura për Vendimin në Kuvend për ndryshimin e Kushtetutës që nga 19 tetori i këtij viti. Nismat siç thonë nga gjykata, janë refuzuar për shkak se Vendimi nuk është për vlerësim kushtetues. Nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit janë “Kongresi Botëror Maqedonas” dhe një person fizik nga Shën Nikolla. “Me vendimin për hyrjen në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është e qartë se shkelet e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit Maqedonisë dhe të drejtë ndërkombëtare”, thonë mes tjerash nga “Kongresi Botëror Maqedonas”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

LSDM shpenzuar shtatë miliardë euro, para të qytetarëve, pa investuat as një denar për të zvogëluar ndotjen e ajrit, ndërsa tani me arrogancë dhe pa turp kërkon donacione nga biznesmenët për të luftuar kundër ndotjes së ajrit, porositi VMRO-DPMNE, njofton Portalbi. “LSDM-ja s’ka plan për të hequr shtetin nga errësira në të cilën ajo e ka përmbytur. Shkupi për ditë me radhë është qyteti më i ndotur në Evropë dhe ndër dhjetë më të ndoturit në botë. Në krye të qyteteve m[ të ndotura evropiane janë edhe Manastiri e Tetova, e aspak më i pastër nuk është ajri në Strumicë,…

Lexo më Shumë

“NATO e vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë dhe shpresojmë se në të ardhmen e afërt do t’ju mirëpresim si aleati i 30-të në NATO”, deklaroi komandanti i komandës së forcave të përbashkëta aleate në Napolit, admirali James Foggo, pas takimin e ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Ai tha se përkushtimi në sigurinë e përbashkët të 29 vendeve tjera të NATO-s do ta rrisë sigurinë edhe në Maqedoni. “Për herë të fundit isha në Maqedoni në vitin 2004. Atëherë në vizioni ynë për vendin tuaj ishte që Maqedoni të bëhet anëtare e NATO-s dhe shpresojmë se koha do të vjen…

Lexo më Shumë

Nuk pranojmë një zgjidhje e cila e ka termin Maqedoni dhe nëse vjen koha që të ndahen rrugët tona, ato do të ndahen, tha kryetari i Grekëve të Pavarur, ministri i Mbrojtjes dhe partnerit të koalicionit në qeverinë greke Panos Kamenos, në seancën e ligjit për shfuqizimin e dispozitave për shkurtimin e pensioneve. Ai foli për Marrëveshjen e Prespës, për të cilën tha se është e vdekur, i përmendi deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë, por edhe për bashkëpunimin me SYRIZA-n, raportoi korrrespondentja e MIA-s nga Athina. “Marrëveshja e Prespës është e vdekur. E vdekur sepse vetë zoti Zev edhe përkundër…

Lexo më Shumë