Veprimtari kërçovar Gafurr Adili ka komentuar bisedat e përgjuara të kreut të BDI, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ku përmendnin emrin e tij. Ja postimi i Adilit në fb: KJO ËSHTË PASURIA IME E VETME! (Tallja e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit, se unë i paskam mbajtur dy punë, nuk më ulë, por përkundrazi…., më lartëson) – Këtë shtëpi e ndërtova atëherë kur i punoja dy punë (1985-1990), siç tallen Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri në njërën nga “bombat” e publikuara nga El Cheka; – Edhepse isha jurist, madje edhe magjistër i shkencave juridike (që në moshën 25 vjeçare), në…
Author: Hamdi Kumanova
Fjala e urtë popullore “Ujku qimen e ndërron por zanatin se harron” i ngjason sjelljes së BDI-së, e cila e ndërron partnerin e koalicionit, por vazhdon me presione ndaj atyre që zbulojnë pisllëqet e tyre. Kjo po ndodh edhe me inspektorin e Arsimit Gjorgji Ilievskin, ndaj të cilit po bëhet terror dhe presion sepse zbuloi skandalet në USHT, për thirrjet shkencore-mësimore të zyrtarëve të BDI-së të cilët i kishin marrë ata në mënyrë të jashtë ligjshme, edhe atë Ministri aktual i Arsimit Arbër Ademi dhe Zv. Ministri i MPB-së Agim Nuhiu. BDI dhe Ministri Arbër Ademi, sigurisht kanë ndikuar edhe…
Martinovski ka ironizuar me deklaratën e kreut të BDI’së, i cili pas takimeve me autoritetet greke, ka deklaruar se Maqedonia duhet të zgjedhë mes izolimit dhe integrimit. Ish zëdhënësi i ka rekomanduar Ahmetit që të realizojë kontakte edhe me “Al Qaedan”, në vijim të vizitave të tij. “I mirë është Aliu, dëshiron integrim në […] Martinovski ka ironizuar me deklaratën e kreut të BDI’së, i cili pas takimeve me autoritetet greke, ka deklaruar se Maqedonia duhet të zgjedhë mes izolimit dhe integrimit. Ish zëdhënësi i ka rekomanduar Ahmetit që të realizojë kontakte edhe me “Al Qaedan”, në vijim të…
Pesë ditë pas fatkeqësisë në Çair, Institucionet pa epilog se kush është përgjegjës për tragjedinë në të cilën humbën jetën 2 vëllezërit Mustafa derisa po bënin hapjen e një kanali për furnizim me ujë. Inspektorati i Punës nuk zbulon nëse inspektimet e tyre kanë konstatuar diçka në drejtim të asaj se sa janë respektuar rregullativat për siguri gjatë orarit të punës, duke thënë se ende janë në fazën e grumbullimit të të dhënave. Ministrja e Punës Sociale thotë se Ligji për mbrojtje gjatë punës është në procedurë ndryshimi. Thekson se Ligjet ekzistojnë por implementimi i tyre lë shumë për të…
Qeveria e Holandës mbështet “të gjeturat” e Komisionit Evropian se autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë hapa pozitivë gjatë vitit të kaluar. Ky vlerësim është përfshirë në një letër që ministri i Jashtëm holandez Steff Bllok, sot e ka dërguar në Kuvend në Hagë – dokument që duhet të jetë bazë për debat dhe pajtim eventual i Kuvendit që qeveria e kryeministrit Mark Rute, të mbështet nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Sipas “360 shkallë”, Holanda së bashku me Francën, janë ndër vendet-anëtare që mbështesin më së shumti zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Në letrën e ministrit Bllok,…
Maqedonia e Veriut i ka plotësuar pjesën më të madhe të kërkesave në strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor – mban marrëdhënie të mira fqinjësore, e përforcoi qeverisjen e së drejtës, lëviz drejt stabilizimit të tërësishëm ekonomik dhe politik dhe nevojitet tani vendi t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Këtë e porositi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në konferencën “Duke kërkuar më shumë Evropë! Më shumë demokraci në Ballkanin Perëndimor për Bashkim Evropian më të fuqishëm”, që mbahet në Paris në organizim të fondacionit Zhan Zhore. Shekerinska në video-deklaratë të veçantë që emitohet në rrjetet sociale dhe në mediumet…
Me vendim të Qeverisë nga java e ardhshme edhe zyrtarisht do të lëshohet për përdorim pikëpagesa e parë nga dy pikëpagesa në autostradën Demir Kapi – Smokvicë. Do të jetë pikëpagesa rrugore më e shtrenjtë në Maqedoni, përplot 100 denarë. Në pikëpagesën e dytë rrugore në po këtë autostradë i cili duhet të fillojë me punë vitin e ardhshëm, do të kushtojë 80 denarë. Me këtë, për rrugë nga Tabanoci deri në vendkalimin kufitar “Bogorodica”, do të duhet të ndani 340 denarë vetëm për pikëpagesa rrugore.
Në paraqitjet e tij publike, reisi i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka treguar edhe për orën e tij të dorës të markës “Roleks”, shkruan Almakos. Rexhepi është pyetur nga gazetarët se ku e mori orën Sulejman Rexhepi? Ai është përgjigjur shkurt se e ka dhuratë nga një biznesmen nga Ohri. Historia e orës së Sulejman Rexhepit lidhet direkt edhe me një padi penale të ish funksionarëve të BFI-së, Skender Buzaku, Afrim Tahiri dhe Ibrahim Shabani. Sulejman Rexhepi është paditur në gjyq për blerjen e dy apartamenteve në vlerën prej 510.000 euro nga miku i tij nga Ohri i cili i dhuroi…
Me 04.06.2019 në ora 00.25 në SPB Shkup, F.Sh.(38) dhe vëllai i tij R.Sh.(36) nga Shkupi kanë lajmëruar se në rrugën “Kozle 1” fqiu i tyre Q.R.(56) pas një zënke paraprake verbale, për shkak të asaj se nuk i ka lejuar që të kalojnë përmes rrugës për të arritur te prona e tyre, ka nxjerr pistoletën dhe në qiell të hapur ka shkrepur disa plumba, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka, Q.R. është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Me 04.06.2019 në ora 01.10 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Nikolla Karev”, derisa ka lëvizur autobusi i JSP në drejtim për në Autokomandë, janë gjuajtur gur në drejtim të tij ku është thyer një xham, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Në lidhje me ngjarjen janë identifikuar dhe thirrur në stacionin policor pesë adoleshent. Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.
Me 04.06.2019 në ora 05.40 në SPB Shkup, V.M.(43) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 03.30 në rrugën ‘Brigada e tretë maqedonase’, tre persona fizikisht e kanë sulmuar djalin e tij 16 vjeçar, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit do të qëndrojë për vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Almakos. Gjatë kësaj vizite zyrtare në SHBA, Gashi do të takojë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit përgjegjës për Evropën dhe Ballkanin si dhe takime me kongresmenë, senatorë dhe figura të tjera të rëndësishme në SHBA. Gjithashtu pritet që kryetari Afrim Gashi të lidhe edhe shuma ura bashkëpunimi ndërmjet Alternativës dhe institucioneve dhe organizatave të ndryshme të Amerikës./Almakos/

