Është një burim lehtësimi për tre familje nga Maqedonia e Veriut. Deri më 26 maj ato kanë pasur afat për t`u larguar nga teatri Tiroir në Laval dhe për të gjetur strehim gjetiu. Tani, puna është kryer, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Gjithashtu ka filluar një projekt solidariteti për një të porsalindur dhe prindërit e tij. Ata ishin vizituar disa herë nga oficerët policorë francez dhe pasi kryebashkiaku i Komunës Laval, pronarit të teatrit i kishte dërguar shkresë që të mos i strehojë më ata brenda. Tre familje verimaqedonase tani jetojnë në banesa të ndryshme në rrethinë. E para ka…
Author: Hamdi Kumanova
Rinia e Likovës me vetëdëshirë pastrojnë shtratin e lumit të Likovës para festës së BAJRAMIT TË FITRIT. E falënderojmë vendasin tonë Z.Mevlud Sherifi i cili kur e pa rininë në këtë aktivitet u intuazmua tepër, dhe që të gjithë i ftoi sonte në iftar, Allahu i dhasht bereqet dhe gjitha të mirat e kêsaj dhe asaj bote, ashtu edhe rinisë tua plotson dëshirat në jetën e tyre. Flm RINI (Hfz. Bajram Ajeti).
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në forumin e sotëm theksoi se pas dy viteve të formimit të Qeverisë dhe anëtarët e saj edhe shteti në tërësi kanë arritur që ta luajnë rolin e “gejm çenxher” jo vetëm lidhur me të ardhmen tonë por edhe me drejtimin që duhet të niset gjithë rajoni jonë. Para vetëm dy viteve, shtoi ajo, qytetarët dhe politikanët nuk kanë mundur të shprehin anëtarësimin në NATO. “Sot dy vite pas formimit të kësaj Qeveria, si shtet mund të themi se kemi bërë vlerësim të drejtë dhe të të duhur dhe e kemi kryer punën…
Me rastin e dy vjetorit të formimit të Qeverisë fjalime para audiencës së gjerë mbajtën kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thekson se raporti i Komisionit Evropian pasqyron në mënyrë të qartë punën e tij dy vjeçare në Qeverinë Zaev. Raporti im për dy vitet e para të mandatit është në fakt raporti i komisionit europian për vendin. Raporti më pozitiv deri më tani që ka marr vendi dhe raporti më i mirë ne rajon! #Llogaridhënie
Një vozitës i një kamioni me tabela të Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në autostradën A3 në Kroaci. Siç bëjnë të ditur nga portali “index.hr“, kamioni është ndeshur me një autobus nga Bosnja dhe Hercegovina. Autoritete kroate njoftuan se vozitësi i kamionit ka humbur jetë, ndërsa në autobus ka 10-15 udhëtarë të lënduar. Po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes./Telegrafi/
Prokuroria Speciale Publike është duke i analizuar të ashtuquajturat “bomba” nga bisedat telefonike, të cilat të martën në mbrëmje u bënë publike në rrjetet sociale. Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarre të gjitha masat që sa më parë të zbardhet ky rast dhe ndaj kryesit të veprës, do të ngrihet akuzë penale. “Tashmë është konstatuar se kush qëndron mbrapa profilit në Facebook, prej ku janë plasuar këto përmbajtje dhe për atë është njoftuar Prokuroria. Gjithashtu, është njoftuar edhe rrjeti social Facebook në lidhje me këtë. Pas pastrimit të plotë të rastit, MPB-ja do të…
Kryeministri Zoran Zaev në tribunën kushtuar për dyvjetorin e formimit të Qeverisë, tha se me rikonstruimin që do të bëhet tani, nuk do të përfshihen gratë që janë në pozitat e ministrave. Duke u përgjigjur pyetjet e të pranishmëve, Zaev tha se rikonstrum për gratë nuk do të ketë, për arsye se janë pak. Tani, në Qeverinë e përbëjnë 26 anëtarët, në poste ministrore janë katër gra, ministrja e Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministrja pa resor për investime të huaja Zorica Apostollska./Telegrafi/
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i tha Presidentit maqedonas Stevo Pendarovski se ai nuk duhet të merret me mënyrën se si Serbia do të zgjidhë problemin me Kosovën, që do të thotë të heshtë për Serbinë, ashtu siç po hesht për “Shqipërinë e Madhe”. Komenti i Vulin vjen pas deklaratës së Pendarovskit se ideja e korrigjimit të kufirit midis Beogradit dhe Prishtinës është e pakonceptueshme dhe e rrezikshme, raporton RTS. transmeton 24info.mk. “Nëse ideja e demarkacionit është ‘e zymtë dhe e padenjë për shekullin 21’ atëherë Pendarovski mund të tërheqë njohjen e Kosovës nga fillimi i shekullit 21 ose të dënojë…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “VMRO-DPMNE vazhdon me hapat dhe politikat e Nikolla Gruevskit, duke shpërndarë urrejtje, të zeza dhe kërcënime”. “Vizioni i tyre dhe oferta e tyre politike është kthimi në të kaluarën kur kishte përndjekje politike, kur ishim të sharrë me gjithë fqinjët dhe kur ishim të bllokuar në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, duke i përmendur viktimat e regjimit siç janë Kezharovski, Boshkovaski, Cvetanov dhe të tjerë. Ata shtojnë se qytetarët nuk frikësohet nga represioni i VMRO-DPMNE-së dhe nga kryetari i tyre i nderit nga Budapesti dhe se shteti në mënyrë dhe…
Në dyvjetorin e formimit të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev theksoi në rezultatet që janë arritur në periudhën e kaluar duke theksuar se ndryshimet thelbësore janë vërejtur edhe në Raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev theksoi se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian dhe datë për fillimin e negociatave. Detyrat që i ka plotësuar Qeveria, tha kryeministri, sollën ndryshime thelbësore: lirim të shtetit nga robëria, proces i deinstalimit të regjimit dhe integrim të vendit si shembull që shëndrrit në Ballkan. “Të paktën kështu tonë evropianët në Raportin më…
Maja Trpkovska, nëna e të ndjerit Pino Sekondo në profilin e saj në Facebook ka zbuluar identitetin e të dyshuarve që janë të përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e djalit të saj shkruan Pa Censurë. Ditë më parë polica kishte ngritur padi penale ndaj Ali Furkan dhe Angela Gjeoegjievska si të dyshuar për vrasjen e Pino Sekondos. Ndaj Ali Furkan është shqiptuar masë parabur*gimi por ai është i pakapshëm për organet e hetuesisë. Angela Gjeorgjievska ish e dashura e Pino Sekondos është marrë në pyetje dhe është lënë e lirë. Mbrëmë natën vonë nëna e Pino Sekondos ka shkruar: “Ma…
BDI ende mban të fshehtë emrate ministrave dhe zyrtarëve të tjera që do të preken nga “fshesa” e Zaevit. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani tha se bisedimet për formatimin e qeverisë mes Zaevit dhe Ahmetit nuk janë finalizuar ende. Osmanivetëm tha se ndryshimet do të jenë konform synimit të ekzekutivit për zhvillim ekonomik. “Fshesa nuk është parim të cilin BDI e shfrytëzon, megjithatë po, kryetari Ahmeti dhe kryetari Zaev flasin për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë para hapjes së kapitullit të ri të fokusit të Qeverisë dhe ajo është Ekonomia”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër. Nga ana tjetër, dy ditë më parë kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se i ka…

