Author: Hamdi Kumanova

Tensionet në Republikën e Kosovës nuk mund të rrezikojnë stabilitetin Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti i vendit realizoi vizitën e parë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtatmadhorinë e Armatës, pas çka mbajtën një konferencë për media me ministren Radmilla Shekerinska ku u pyetën rreth tensioneve të fundit në Republikën e Kosovës dhe mundësinë e korrigjimit të kufijve. Presidenti Pendarovski tha se institucionet kompetente me vëmendje e kanë ndjekur gjendjen në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe se kanë qenë në bashkëpunim me forcat…

Lexo më Shumë

Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi investime në vend, lajmëroi kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte një mysafir special në darkën e Shetmanit në Iftar, njofton Mkd. “Unë jam i nderuar që isha i ftuar special në Iftarin e shtruar nga Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). Sheikhu njoftoi investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Maqedonisë sw Veriut, dhe unë në emër të qeverisë shpreha gatishmërinë për një bashkëpunim të plotë,…

Lexo më Shumë

E ëma e të vrarit Pino, i cili me muaj ishte i zhdukur dhe që MPB dje vërtetoi se është vrarë falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë përkrahje në këto momente të vështira. Ajo në rrjetin social në “Facebool” thotë se lufta e saj për drejtësi do të vazhdojë. “Ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen. Është e vështirë më besoni, shumë vështirë. Lufta ime vazhdon, tani kërkoj drejtësi për fëmijën time”, shkruan e ëma e të vrarit Pino duke kërkuar dërgim maksimal. Ajo shkroi djalin e saj e kanë vrarë dhe kanë fshehur trupin që më pastaj ta copëtojnë…

Lexo më Shumë

Pas aksidentit tragjik të sotëm ku humbën jetën dy vëllezërit që edhe komuna e Çairit erdhi me një reagim. Në fillim komuna shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave. “Në vendngjarje menjëherë ka dalë Inspektorati  i Komunës së Çairit për të verifikuar situatën faktike dhe për të konstatuar a janë respektuar normat e parapara ligjore për këtë lloj të punimeve nga ana e realizuesit”, thonë nga komuna e Çairit. Ata shtojnë se sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njëjtat kanë filluar…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot nga parkingu i Kalasë së Shkupit në mënyrë simbolike – duke  udhëtuar me autobus e shënoi fillimin e  kapitullit të ri të integrimeve evropiane në republikën e Maqedonisë së Veriut. Osmani është decid se këtë vit fillon negociata edhe pse nuk dihet se a do të jetë kjo në samitet qershor-korrik ose më vonë dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë optimistë dhe krenarë për atë që e kemi arritur e që është shënuar në Raportin e Komisionit Evropian. “Kemi të drejtë që të jemi krenar sepse i larguam të gjitha pengesat,…

Lexo më Shumë

E.B 29 vjeçarë është sulmuar me thikë në orën 19:00 para vajzës së tij pesë vjeçare nga O.E dhe B.E. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit, ku siç merr vesht Pa Censure deri tek zënka ka ardhur se pse E.B ua ka zënë vendin e parkingut! E.B është dërguar në Spitalin e Shkupit ku mbahet për kurim nga plagët e marra, teksa rasti është paraqitur në polici por polica ende nuk ka marrë masa për dy sulmuesit!

Lexo më Shumë

Sot, rreth orës 03:00 pranë rrugës rajonale Podmoll-Radozhdë para fshatit Kalishtë, policia e Ohrit ka kapur 12 çanta që përmbanin 196 pako me marihuanë. Me urdhër të prokurorit publik, marihuana është dorëzuar për ekspertizë dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe zëdhënësi i BDI-së, sot deklaroi se çështjen për bisedat e përgjuara telefonike, në të cilat gjoja dëgjohen zërat  e anëtarëve të lartë të partisë, duhet ta shqyrtojnë institucionet që duhet ta garantojnë komunikimin privat. Osmani tha se në BDI kjo çështje nuk është biseduar dhe se nuk do të komentojnë biseda private. Lidhur me ndërrimet e paralajmëruara të ministrave nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, ai tha se ka komunikim mes Zaevit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit, siç tha, për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë në pjesën e…

Lexo më Shumë

Në Çair të Shkupit, dy punonjës kanë humbur jetë pasi që është shembur dheu përderisa ata kanë hapur kanalin e kanalizimit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11 në banesat në lagjen afër poliklinikës në Çair, përballë shkollës fillore “Penko”. Ata kanë qenë vëllezër, punonjës të një kompanie private. Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po mundohen ta shpëtojnë edhe një person të tretë i cili gjithashtu ka ngecur ndër tokë. Ngjarja ende është në zhvillim.

Lexo më Shumë

Profili El Cheka që transmeton bombat për udhëhqeësit partiak, ka bërë një deklaratë të fortë! Ja çfarë shkruan: Nga një dëshmitar do kemi kurthin e Harun Aliut, ku do kemi të gjith historin e asaj ngjarje, vëndin ku u vran, sa persona ishin të gjith, si u bë furnizimi i ati fugoni me armë ku u ble në ferizaj 4-ditë para se të vriteshin herojnt tan, kush ishte personi 5-të që duheshte të vritet dhe që u plagos në lagjen “Mavrovska” të Shkupit pak dit më par para se të ndhodh kjo ngjare, kush ishte polici maqedonas që u vra…

Lexo më Shumë

Në rrugën e vjetër nga fshati Stajkovci për në Smilkovci, pas mesnatës ndodhi një aksident trafiku në të cilin A.J. (20) nga fshati Smilkovci i Shkuptt, që ngiste një automjet të udhëtarëve “Opel Zafira” me targa të Shkupit, goditi një shtyllë konkrete, njofton Plusinfo. Nga lëndimet e marra, shoferi vdiq në vend dhe pasagjerët në automjet, 16 vjeç dhe 17 vjeç, morën lëndime trupore.

Lexo më Shumë