Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike Shkup mori vendim se nuk ka vend për prokurorinë publike që të ndjek në lidhje me padinë penale të paraqitura nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, lidhur me parregullsitë e mundshme në funksionimin e shtyllës së dytë të pensioneve. Padia penale kundër një kryesi të panjohur kishte të bënte me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave. Në padinë penale thuhej se në periudhën nga viti 2006 nuk janë kryer shpërndarjet e personave të siguruar të cilët përmbushnin kushtet ligjore për anëtarësim në sigurimin e kapitalit financiar të sigurimit pensional sipas kushteve të përcaktuara…

Lexo më Shumë

Hapat kyçe të cilat vijojnë që të jemi tërësisht të gatshëm për anëtarësimin tonë në NATO, ishin temat të cilat sot në takime në MM biseduan presidenti i shtetit, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i SHM të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski. Ai ka shprehur pritje nga të gjithë faktorët relevantë politikë, të gjitha institucionet e pushtetit, duke përfshirë edhe opozitën, që të përfshihen në përkrahjen rreth qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që është në interes të të gjithë qytetarëve të shtetit tonë të përbashkët. Si president, premtoi Pendarovski, ngushtë do të bashkëpunojë me dy…

Lexo më Shumë

Sindikalistët sollën fshesën edhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Sindikata e mbrojtjes dhe sigurisë dhe Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë kërkojnë dorëheqjen e Ministres Radmilla Sheqerinska, me arsyetimin se për dy vjet sa është në këtë post nuk ka përmirësuar gjendjen në Armatë. Risto Ajtov thotë se po hyjmë në NATO, por kushtet në ARM janë shumë larg standardeve të Aleancës. “I bëjmë thirrje Kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev që në kuadër të ashtuquajturit operacioni “fshesa”, ta zëvendësoj Sheqerinskën dhe të propozoj për ministër personalitet që ka dëshmuar profesionalizmin. Nëse është e nevojshme, Sindikata e mbrojtjes dhe sigurisë mund t’i…

Lexo më Shumë

Pas disa muajsh procedura gjithëpërfshirëse hetimore, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot ngriti akuza kundër katër personave në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit. Të akuzuarit akuzohen për kryerjen e një vepre penale “Kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese”, të parashikuara dhe e dënueshme sipas nenit 313 të Kodit Penal. Për dy personat, të cilët tani nuk janë në dispozicion të autoriteteve të zbatimit të ligjit, procedurat janë ndalur deri në gjetjen e tyre. “Pohimet nga procedura hetimore tregojnë se të akuzuarit, në fillim të vitit 2017, pas negociatave të dështuara…

Lexo më Shumë

Rreth ora 06.00 të mëngjesit është paraqitur një aksident në autostradën Shkup-Veles në afërsi të një fshati të Velesit, makina e tipit “Tojota Korolla” me targa të Serbisë që e drejtonte personi me iniciale N.S nga Serbia, ka fluturuar nga rruga. Në fatkeqësinë e ndodhur mëngjesin e sotëm, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa bashkudhëtarja e tij, 58 vjeçare me iniciale S.E, ka pësuar lëndime më të lehta trupore. Të aksidentuarit menjëherë janë transferuar në urgjencën e spitalit të qytetit të Velesit. Hetim në vendngjarje kanë kryer ekipe të MPB-së së Velesit, dhe po punohet për zbardhje të…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim të pastër, të pakushtëzuar për fillim të negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Rritja ekonomike, rritja e pagës minimale, implementimi i reformave në gjyqësi konform standardeve ndërkombëtare dhe praktike, rezultatet e dukshme në luftën kundër korrupsionit, reformat në shërbimet e sigurisë, transparenca në administratën publike, liria e shprehjes dhe mediave, janë vetëm një pjesë e sukseseve të cilat janë notuar në Raportin më pozitiv të KE-së për vendin tonë. Raporti i KE-së është dëshmi për suksesin e politikave dhe proceseve reformuese të Qeverisë të paraparë nga LSDM të cilat sjellin jetë më…

Lexo më Shumë

Presim që gjatë 10 ditëve të para të qershorit të përfundojnë bisedat e koalicionit dhe konsultimet me kandidatët e mundshëm, pasi na duhet Qeveri që do të ketë mandat të plotë dhe nuk do të mendojë në çështje kadrovike, por ekskluzivisht ne atë më të rëndësishme politike. Kështu u përgjigj zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në pyetjen e gazetarëve se deri ku janë bisedat për rikonstruimin e Qeverisë. “Vlerësojmë se deri te raporti i KE-së dhe disa ditët e para fokusi duhet të jetë aty. Dhe kjo u tregua e drejtë. Raporti i KE-së u tregua…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për çështje penale në Gostivar ngriti padi penale kundër S.B. (50) nga fshati Bellovishte, Gostivar, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, përvetësim në shërbime dhe falsifikim të dokumentit”. “Gjatë muajit janar të vitit 2019, punonjësi i regjistruar, si punonjës i SH.A “Posta e Maqedonisë”, falsifikoi nënshkrimet e 23 fletë pagesave të pensioneve, me çka i ka marrë parat të cilat ishin dedikuar për shfrytëzuesit”, thonë nga Ministria e Brendshme. Ai mori një përfitim të paligjshëm në shumën prej 223.533 denarë.

Lexo më Shumë

Bashkim Karimanoski largohet nga koalicioni BDI-LSDM-PAE, askush nuk ka shumicën në Këshillin komunal të Strugës Bashkim Karimanoski këshilltari i koualicionit LSDM-PAE në Këshillin komunal ka njoftuar largimin nga grupi i shumicës në Këshillin komunal parti të cilat bashkë me BDI-në kanë shumicën në Këshillin komunal.Karim anoski sic mëson Strugalajm.com largimin nga koalicioni i shiumicës e ka arsyetuar sot në mbledhjen e Këshillit komunal njofton strugalajm.com. Ai ka thënë se tani e tutje do të veprojë si këshilltar i pavarur si rezultat i pakënaqësis me pushetin aktual në qeverisjen vendore.Me largimin e këtij këshilltari nga Koalicioni BDI-LSDM-PAE situata këshillin komunal është…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov vlerëson se nëse BE-ja nuk i jep dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim, atëherë kjo do të kishte ndikim negativ dhe do ta dëmtonte seriozitetin e Unionit në rajon. Në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”, ministri Dimitrov vlerëson se pranimi i progresit të Maqedonisë së Veriut do ta përforconte ndikimin evropian në rajon dhe do të dërgohej porosi deri te shtetet tjera se shpërblehen vendimet e guximshme dhe rezultatet. Ai thekson se Maqedonia e Veriut tashmë 14 vite është në pritje për BE dhe se tani shteti…

Lexo më Shumë

Maqedonia Veriore është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e Partneritetit të hapur qeveritar nga viti 2018- 2020 në fushat e qasjes në drejtësi. Me miratimin e Ligjit për ndihmë juridike falas nga ana e Qeverisë, si dhe zhvillimin e shërbimeve ligjore në nivel lokal është përmirësuar dukshëm aksesi në drejtësi për qytetarët më të rrezikuar. Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska e cila me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës DaMEDIALn Mançevski  marrin pjesë në Samitin e gjashtë global për partneritet për hapur qeveritar në Otavë, Kanada. “Si Qeveri që kujdeset për të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka shkruar Ligjin e ri për dhënie të shërbimeve shëndetësore, me të cilin i jepet shumë më shumë siguri dhe kredibilitet mjekut në detyrë,shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga ministria në fjalë për arsyetimin e ligjit thotë se është kërkesë e Dhomës së mjekëve të Maqedonisë, ku nga atje kërkojnë siguri më të madhe gjatë punës së mjekëve. Sipas këtij propozim-ligji mjeku e ka për detyrë që t’i shërbejë pacientëve me urgjencë ndërsa pacientët tjerë do të kontrollohen nga mjeku sipas listës së pritjes. Mjeku, sipas këtij propozim ligji, ka të drejtë mos t’i shërbejë personit që…

Lexo më Shumë