“Besa do të jetë opsioni i parë i shqiptarëve, nëse tregojmë rezultate të mira me hyrjen tonë në Qeveri”, shprehet Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa. Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ai thotë se ndjehen tejmase të zhgënjyer me ndarjen e Besës, sepse nuk e kanë pritur një “attack të kombinuar” edhe nga brenda edhe nga jashtë, por shprehet se njerëzit më të mirë të këtij subjekti vazhdojnë të mbështesin Besën dhe në këtë mënyrë do të tregojnë rezultate të mira. Në pyetjen se a do të i bashkëngjiten edhe dy deputetët e tjerë kësaj strukture, apo do të mbesin vetëm ata tre deputet, Gashi u shpreh se ata janë të pajtimit që grupi i tyre parlamentar të rritet, andaj, nëse ata dy deputet mendojnë se kjo strukturë është opsioni më i mirë, dyert janë të hapura.
I pyetur se si do të jetë bashkëpunimi me BDI-në tani në Qeveri, Gashi ka thënë se do të jetë i rëndë dhe se beson se ata do të bëjnë gjithçka që t’i bëjnë opstrukcione BESËS.
“Megjithatë ky është një paragjykim i imi, do të doja të mos jetë e vërtetë, do të doja çdokush ta bëj punën e vet. Dëshirojmë të implementojmë atë që e kemi biseduar, nuk dëshirojmë të përplasemi me asnjë. Qasja jonë ndaj BDI-së dhe LSDM-së është në drejtim se na përfundon mundësia për t’i kritikuar, por e kemi të hapur mundësinë të tregojmë se jemi shumë më të mirë se ata”, ka thënë Gashi, transmeton SHENJA.
Data 27.05.2026
Aktuale
- Toshkovski dhe Rokas konfirmojnë mbështetjen e BE-së për reformat në MPB
- “Nga makinat zbritën 6-7 persona!”- Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, si ndodhi përplasja me armë, rrëfehen dëshmitarët: Mbeti i vdekur në vend! Sherri nisi me shkopa bejsbolli
- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton huamarrjen prej 260 milionë eurosh për buxhetin dhe projektet kapitale
- “Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV
- “Kombi është mbi çdo parti!”- Protesta për gjuhën shqipe, studentët: Nuk ndalemi derisa të realizohen kërkesat! Marin Mema: Do luftojmë për çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare
- “Shqiptaria është me Shkupin!”- Studentët nisin marshimin nga Sheshi ‘Skënderbej’ drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë: Kërkojmë vetëm barazi e respekt!
- Protesta për gjuhën shqipe nga Shkupi në Tiranë/ Studentët: Kërkojmë barazi dhe respekt për atë që na takon
- (VIDEO) Hapet pishina sportive për të gjithë nxënësit e komunës së Çairit

