Author: Hamdi Kumanova

Gazetari Ardit Ramadani ka shënuar një arritje kulmore në karrierën e tij duke u vlerësuar me çmimin vjetor të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për storjen më të mirë rajonale dhe lokale. Ky çmim vjen si një vulë e rëndësishme mbi punën e tij hulumtuese dhe përkushtimin për të trajtuar tema që shpesh mbeten jashtë vëmendjes së mediave qendrore, por që kanë një peshë jetike për jetën e qytetarëve. Përmes këtij vlerësimi, komuniteti i gazetarëve ka njohur guximin dhe objektivitetin e Ramadanit në pasqyrimin e realitetit lokal, duke e cilësuar storjen e tij si një model të gazetarisë me…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit ka filluar një procedurë për lidhjen e një marrëveshjeje për trafikun ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila, siç u njoftua sot, do të krijojë një kornizë ligjore që do të mundësojë hapjen e linjave ajrore të rregullta me atë vend. Deri më tani nuk ka pasur trafik ajror midis dy vendeve dhe krijimi i linjave ajrore të rregullta pritet të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, shkëmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe. “Marrëveshja krijon kushte liberale dhe të drejta operative për transportuesit ajrorë, duke inkurajuar konkurrencën, çmime më të ulëta për pasagjerët, si…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Orce Gjorgjievski, njoftoi se shërbimet e qytetit menjëherë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim eliminimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët, pas erërave të forta. Për shkak të erës së fortë dhe kushteve të pafavorshme të motit, pemë të rrëzuara dhe të dëmtuara u regjistruan në disa vende në të gjithë qytetin. Kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski njoftoi se shërbimet e qytetit menjëherë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim eliminimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për…

Lexo më Shumë

Skiatarja e Shqipërisë, Lara Culturi e ka përmbyllur lëshimin e parë të sllallomit në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina. Ajo e nisi garën si e para, duke e mbyllur lëshimin e saj me kohë 48.39 sekonda. Mbetet të shihet nëse kjo kohë do të jetë e favorshme për të synuar medaljen e parë olimpike dimërore për Shqipërinë në lëshimin e dytë.

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit në dhjetë shkollat e Komunës së Çairit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për këtë muaj, duke shkaktuar shqetësim serioz dhe pasiguri financiare për stafin arsimor. Përmes një reagimi publik, Dega e BDI-së në Çair e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme, veçanërisht në një periudhë kur rritja e çmimeve dhe inflacioni kanë rënduar ndjeshëm buxhetet familjare. “Në një kohë kur çmimet janë rritur, inflacioni ka goditur çdo familje dhe paga e mësuesit mezi mbulon shpenzimet bazë, vonesa e pagave është e papranueshme. Të mos marrësh pagë fare është cenim i dinjitetit të atyre që…

Lexo më Shumë

Univerziteti Ndërkombëtar Ballkanik organizoi një mëngjes pune me përfaqësues të shkollave të mesme nga Shkupi dhe qytete të tjera si Manastiri, Bogdanci, Vrapçishti, Gostivari, Dollneni, Kavadari, Kërçova, Koçani, Kriva Pallanka, Kumanova, Likova, Negotina, Prilepi, Tetova dhe Shtipi. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimi i lidhjes mes arsimit të mesëm dhe atij universitar. Në fjalën hapëse, Asst. Prof. Dr. Ahmet Lökçe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të strukturuar për të ndihmuar nxënësit në orientimin e tyre akademik. Ai vuri në pah se komunikimi i drejtpërdrejtë mes shkollave dhe universiteteve krijon mundësi më të qarta…

Lexo më Shumë

Në Kodrën e Diellit janë matur temperaturat -8 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 97 cm. Temperatura të ulëta janë matur edhe në Krushevë dhe Mavrovë -4 gradë, ndërsa në Berovë dhe Pretor u matën -1 gradë. “-8 në Kodrën e Diellit, -4 Krushevë, Mavrovë, -1 Berovë, Pretor, 0 Kriva Pallankë, Ohër, Manastir, Prilep, 2 Shtip, Vinicë, 3 Tetovë, Kumanovë, Strumicë, 4 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Demir Kapi, 5 Shkup-Petrovec, Veles, 6 Gjevgjeli”, njoftojnë nga DPHM. Në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur në 97 centimetra. Në Mavrovë 3, Berovë 2 dhe Gjurishte 1.

Lexo më Shumë

Më 17.02.2026, në orën 15:57, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në SPB Shkup është raportuar se në rrugën e vjetër për fshatin Kuçeviçka Bara, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Shkupit dhe një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit “Golf” është transportuar me autoambulancë në QK “Nënë Tereza”.

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se nuk do ta përkrahë një mandat tjetër të Vjosa Osmani për presidente, duke theksuar se qëndrimi i partisë është për një kandidat konsensual. Behrami ka thënë se PDK-ja synon të ulet në tryezë me të gjitha partitë politike, veçanërisht me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për të gjetur një emër që, sipas tij, personifikon unitetin e popullit të Kosovës. “Për Kosovën do të ishte tragjedi që të kishte sërish tendencë për imponim, për diktat dhe për të shtyrë emra të cilët nuk janë burim i konsensusit të madh…

Lexo më Shumë

Një grup instruktorësh të autoshkollave kërkon që testi profesional për marrjen e licencës për instruktorë të auto-shkollave të jepet edhe në gjuhën shqipe përveç asaj maqedonase, megjithatë nga Ministria e Punëve të Brendshme heshtin, nuk tregojnë nëse do e ofrojnë provmin edhe në shqip, shkruan Portalb.mk. Grupi i instruktorëve thekson se para pesë viteve u është premtuar se testi për licencë për instruktorë do të ofrohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ky premtim nuk është realizuar deri më sot. “Tani, kur testi do të…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku sot pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së. Lidhur me procesin ka folur edhe avokatja e akredituar nga Dhomat e Specializuara, Fehmije Gashi-Bytyqi, e cila e ka vlerësuar gjykimin si të zgjatur në kohë. ’ Proces i prolonguar koxha shumë’’, tha Gashi- Bytyqi për FrontOnline. Sipas avokates provat e paraqitura nga mbrojtja janë kredibile dhe, në vlerësimin e saj…

Lexo më Shumë

Gjatë aktivitetit avokues ndërkombëtar, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, zhvilloi një takim me ish-liderin katalunas, Carles Puigdemont në Belgjikë, ku u diskutua për procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Siç njofton OVL e UÇK-së, Gucati e informoi Puigdemont më gjerësisht mbi shqetësimet lidhur me standardet e drejtësisë, barazinë e palëve dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së. “Ai shprehu mbështetje të fortë për të drejtën tonë për një proces të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. Puigdemont ka qenë President i Qeverisë së Katalonjës në vitin 2017, periudhë…

Lexo më Shumë