Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje edhe pas paralajmërimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimeve të masave të nevojshme. Sipas medieve vendase ndalimi i notit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit. Në plazhin Mizo, i cili ndodhet në plazhin e vjetër të qytetit, janë larguar 200-300 turistë të huaj. Në vendpushimin Partizan janë larguar rreth 100 fëmijë. Informacioni zyrtar lidhur me këtë çështje mungon. Vendasit janë shprehur…
Author: Hamdi Kumanova
Nga SPB Shkup deklarojnë se dje nga ora 06:00 deri më ora 24:00 ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar. “Nga ana e policisë janë konstatuar se 55 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të caktuara. Ndaj 55 shoferëve janë mara masa, ndërsa janë zbuluar edhe 22 shkelje tjera, të cilën dhe janë gjobitur”, thonë nga MPB.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran për dalje nga vendi ynë pritet deri rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, respektimin e sinjaleve në komunikacion. Nga atje veçanërisht u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër luginat e vendit për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut. Veçanërisht në rrugët Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë…
Moti sot në mengjes është me diell dhe me vranësira mesatare, por pasdite do të ketë mundësi për paraqitje të shiut me bubullima. Temperatura e mëngjesit është nga 9 dhe 17 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. UV-indeksi do të jetë 8. Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 29 gradë.
Gzim Reka ka dy vite që punon në “Higjienën komunale” Shkup. Ankohet për kushtet e këqija në punë, që po u sjellin edhe probleme shëndetësore. “Problemi është se nuk kemi kamionë. Ato kamionë, nëse nuk janë Reno me ngritëse, atëherë ne i kapim me dorë. Për shkak të ujit të shumtë, të rëndesës së kantës, tani e mbajmë mesin me dorë” u shpreh punëtori në Higjenën Komunale, Gëzim Reka. Për këto shqetësime Gzimi i është ankuar drejtorit, por thotë se e ka kërcënuar me largim nga puna. “Reagimi i drejtorit ka qenë nëse do puno, nëse jo merre kontratën ik,…
Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në një audio-incizim të publikuar nga dy komikë rus, se presidenti i Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë përpjekje që të bëjnë ndryshim kufijsh, ka nxitur reagime në Beograd. I ashtuquajturi, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, “vegël e Vuçiqit”, në një emision televiziv ka akuzuar Maqedoninë e Veriut se po e pengon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, ajo ka krijuar një ekip sekret që është e mbuluar nën ombrellën e një kompanie të makinave të mëdha perëndimore Drecun beson se ky ekip sekret ka për qëllim që…
Gjatë ditës së djeshme, portali “Fol” i afërt me partinë Aleanca për shqiptarët ka publikuar një anketë kinse të realizuar nga Agjencia Rejting për matjen e rejtingut të partive politike maqedonase dhe shqiptare. Sipas anketës së shpikur të portalit “Fol”, Aleanca për shqiptarët te kampi politik shqiptar del subjekti i parë politik, ndërsa te kampi politik maqedonas VMRO-DPMNE prin para LSDM-së në pushtet. Në portale të ndryshme u shpërnda kjo anketë duke u përmendur se shifrat janë të paverifikuara. Gjatë ditës së sotme erdhi menjëherë demanti nga Agjencia Rejting që e përgënjeshtron portalin “Fol” dhe të gjitha portalet tjera në…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski sot do të qëndrojnë në rajonin e Manastirit. Gjatë vizitës do ta vizitojnë kombinatin energjetik të minierës (REK) Manastir ku do të kenë takim me drejtorin e REK Manastir, Vasko Kovaçevski. Në kuadër të vizitës në rajonin e Manastirit, Shekerinska dhe Dimkovski do të kenë takime në fshatin Greshnica, ndërsa do të takohen edhe me një bujk shfrytëzues të programit IPARD. Takime me qytetarët do të mbahen edhe në qendrën e Manastirit. .
Në Teatrin Antik në Ohër u hap Edicioni i 59-të i manifestimit të rëndësishëm muzikor skenik në vend, Festivali „Vera e Ohrit“. Publikun e shumtë, mysafirët dhe artistët, kreun politik të vendit i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili nënvizoi se në Teatrin Antik ku edhe para dy mijë vitesh ishte përhapur arti, shtoi se artistët e sotëm të cilët përballen me sfidat e reja të kohës bashkëkohore, me krenari i vazhdojnë traditat, i thyejnë tabutë, i tejkalojnë paragjykimet, dhe në gjuhën më universale të njerëzimit thonë – “arti është liria”. „Ata edhe këtë vit do t’i ndeshin…
Agjencia Rejting demanton se hulumtimi të cilën e publikoi portali Fol.mk, dhe pastaj e ndan edhe të tjerat është realizuar nga ana e Agjecionit. https://fol.mk/anketa-me-e-re-per-here-te-pare-aleanca-ne-epersi-ndaj-bdi-se/ Hulumtimet të cilat Rejting i publikon në opinion gjithmonë bëhen me kërkesë të ndonjë medie dhe të njëjtat publikohen vetëm për nevojat e atij porositësi. Agjencia nuk disponon me të dhëna të këtilla dhe në tërësi i demantojmë nurmat dhe analizat të cilat janë publikuar në emër tonë. Kërkojmë që Fol.mk urgjentisht ta tërheq tekstin dhe të gjithë mediet tjera të cilat e kanë transmetuar dhe në tërësi ta publikojnë këtë demant./Almakos/
Nën organizimin e Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit (EOGL), dje, 11 korrik, në Banja Llukë u mbajt konferenca ndërkombëtare me titull “Zgjidhjet e reja rregullatore të lojërave të fatit në Evropën Juglindore: Ndikimi i standardeve të rregullimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit” ku janë përmendur trendet e reja në regjion, të cilat mundet ose tashmë janë me efekte negative në tregje, por edhe në shoqërinë në tërësi. Në konferencën ku janë mbledhur një numër i madh i ekspertëve nga kjo industri, është diskutuar për ndryshimet ligjore në vendet e regjionit. Në raport me ndryshimet, përskaj faktit që të…
Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se javën e ardhshme vazhdon hapi i ardhshëm të rikonstruktimit të Qeverisë. Do të ketë ndërrime të zëvendësministrave dhe drejtorëve të institucioneve. Pret i gjithë procesi të përfundojë deri në fund të korrikut. “Bëhet fjalë për më shumë se njëzet vende të drejtorëve në nivel qendror. Me suguri më shumë se tridhjetë në nivel lokal. Ka njësi rajonale, zëvendësit, këto tashmë janë vende të zbrazëta, të paplotësuara të cilat do të përfundojnë në këtë periudhë të korrikut. Javën e ardhshme tashmë shkojmë me hapin e ardhshëm”, deklaroi Zaev gjatë vizitës së sotme në Stobi, duke…

