Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore z. Talat Xhaferi me bashkëpunëtorë u takua me kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, me bashkëpunëtorë. Siç kumtohet, gjatë këtij takimi, z. Xhaferi uroi udhëheqësinë e re të Komunës së Tuzit dhe shprehi gatishmërin për bashkëpunim mes komunave të të dy shteteve. Gjithashtu u diskutua edhe për procesin integruese në NATO të dy shteteve. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. falenderoi z. Xhaferi, për vizitë dhe u tregua i hapur për bashkëpunim në projekte të rëndësishme për të mirë të dy vendeve.
Author: Hamdi Kumanova
Bullgaria nuk do të lëshojë pe përballë Maqedonisë së Veriut në mosmarrëveshjen rreth së vërtetës historike për Goce Dellçevin, tha zv. ministri i diplomacisë bullgare Georg Georgiev. Ai në intervistë për emisionin “Ofansiva” tha se në aspektin e origjinës së revolucionit, qeveria në asnjë mënyrë nuk ndryshon nga asnjë qytetar patriotik i Bullgarisë. “Po flasim për një person historik, i cili ka preardhje të padyshimtë dhe si Bullgaria vazhdimisht e thekson, me përkushtim absolutisht të padiskutueshëm të popullit bullgar. Fakti që disa interpretime janë bërë në një kohë të caktuar nuk do të thotë që ne do të tërhiqemi nga…
Po bëhen 5 muaj që kur ndodhi aksidenti tragjik i autobusit “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë më 13 shkurt të 2019-s, ndërkaq sot Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se është ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion. Janë të përfshirë dy udhëheqës të kompanisë, tre punonjës së stacionit të kontrollit teknik dhe vozitësi. Duke e vlerësuar se mund të ekzistojë rrezik nga arratia, PTHP-ja njoftoi se deri te Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë që gjatë të akuzuarve, të cilët për momentin gjenden…
Me vendimet e fundit edhe të Qeverisë edhe të Komisionit Rregullator u dëshmua se me punë ekonomike mund të arrihet cak i trefishtë edhe atë energjia elektrike të jetë në dispozicion me të njëjtat çmime për qytetarët, ta rrisim prodhimin vendor të energjisë elektrike në llogari të eksportit të kaluar dhe caku i tretë, që e plotësuam është vendosja e tarifës së lirë për energjinë elektrike. Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski e vizituan kombinatin energjetik dhe të xehetarisë “REK…
Kryetari i Komitetit Parlamentar të Kosovës, Milovan Drecun fajësoi inteligjencën bullgare për destabilizimin e rajonit. Kjo është një deklaratë tjetër skandaloze në dhjetë ditët e fundit nga politikanët serbë. Në një intervistë për gazetën “Kurir”, Drecun thotë se “dy muaj më parë u ngrit një ekip i fuqishëm inteligjence në Shkup, i fshehur në një fabrikë të madhe të makinave të Evropës Perëndimore”. “Qëllimi i saj është të bllokojë arritjen e një zgjidhjeje kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës. Ky ekip është inteligjencë e punës nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Shqipëria “, pohon Drecun, i cili konsiderohet si një…
Gjendja në industrinë e tekstilit nuk është e shkëlqyeshme, mendon Angel Dimitrov, kryetari i Organizatës së punëdhënësve, njofton Portalb.mk. Ky vlerësim i tij vjen në momentet kur numri i të punësuarve në këtë industri është ulur nga 3% deri në 5%. “Jam i njoftuar nga shumë kolegë se nuk kanë mjaft punë, që do të thotë se partnerët e huaj kërkojnë tregje të reja, gjegjësisht vendet e Lindjes së Largët, duke menduar se me hyrjen e vendit në BE, me rritjen e rrogave dhe standardit, vendi do të bëhet jo konkurrues për këto tregje”, thotë Dimitrov. Kryetarja e Grupit të…
Rrotullohet vetura me regjistrim të Gostivarit Pasditën e djeshme rreth orës 18 e 30 minuta në autostradën “Nënë Tereza”, në drejtim nga Shkupi për në Tetovë, vetura e llojit “Opel Astra” me regjistrim të Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar. Me lëndime të rënda trupore ka përfunduar drejtuesi i veturës, C.S. 40 vjeçar nga Gostivari, i cili është dërguar në Klinkat e Shkupit, kurse bashkudhëtarët D.S. 38 dhe një i mitur pas dhënies së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për kurim shtëpiak. Në vendngjarje hetim ka kryer një ekipë policor nga Shkupi.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër F.F. (44) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave” dhe kundër S.GJ. (62) dhe S.L. (36) të dy nga Kumanova për shkak të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”. Gjatë vitit 2016 dhe 2017, siç deklarojnë nga Ministria e Brendshme, personja e dytë, si menaxher i SHA “Ujësjellësi” filial i Kumanovës, në një tender të shpallur më parë për blerjen e pajisjeve HTZ, në pesë raste përgatiti marrës të rremë për pajisjet e blera…
Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska, thotë se ky institucion e përkrah idenë për verifikim apo “veting” të gjykatësve dhe prokurorëve, duke e pasur parasysh se deri tek ata ka shumë ankesa nga qytetarët në lidhje me punën e gjykatësve dhe prokurorëve, njofton Portalb.mk. “E përkrahim “vetingun” dhe vlerësoj se mund të ndihmojë në zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve kualitativ, që është shumë e rëndësishme për ndërtimin e shtetit ligjor. Aq më shumë që deri në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit janë dërguar shumë paraqitje nga qytetarët të cilët nuk janë të kënaqur nga veprimi i…
Një 60-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetë në një aksident ku me veturën e tij ka goditur në një mur betoni. “Dje në orën 14:35 në rrugën lokale Ilinden fshati Ajvatovci është lajmëruar se një veturë e markës “Ford Focus” me targa të Shkupit e drejtuar nga V.D. (60), ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një mur betoni. Shoferi V.D. ka nderuar jetë në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB. Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Shkup dhe prokurori publik./Telegrafi/
Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski së bashku me ministren e Zhvillimit Rajonal dhe Zhvillimit Urban të Bullgarisë, Petja Avramova, në Sofje nënshkruan marrëveshje financiare për 17 projekte të reja nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Vlera e përgjithshme e projekteve është shtatë milionë euro, nga të cilat 85 përqind janë siguruar nga instrumenti IPA i Bashkimit Evropian, ndërsa 15 përqind nga buxhetit i shtetit nëpërmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. “Projektet zbatohen në tri fusha. Tre projekte janë në fushën e konkurrencës, tetë për zhvillimin e turizmit dhe gjashtë projekte për mbrojtjen e mjedisit. Projektet…
Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM, në një konferencë për shtyp, tha se që kur Oliver Spasovski është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë ndodhur dhjetëra vjedhje të rënd dhe disa thyerje të bankave, ndërsa asnjë rast nuk është zbardh. Gjorgjievski nënvizoi se kriminelët janë të lirë të kryejnë krime të ashpra gjatë ditës, dhe asnjëri prej tyre nuk është përgjegjës për këtë. “Për më pak se dy muaj vetëm nga “Tutunska banka” në mënyrën më brutale, u vjedhën 250.000 euro, ndërsa grupi u la të lirë të zgjedhë se ku do të godasë herën tjetër, sepse Spasovski nuk…

