Riprojektimi i hekurudhës prej Strugës në drejtim të Shqipërisë në Korridorin 8 do të kushtonte prej 3 deri në 5% prej vlerës së planit të ri të projektuar, gjatë së cilës, projektuesve do t’u duhen së paku 1 vit që ta përpunojnë rutën alternative sipas rekomandimit që e jep UNESKO, njofton Meta, transmeton Portalb.mk. Profesori Darko Mosllavac nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në UKM, thekson se do të duhet kohë dhe financa që të veprohet sipas propozimit të UNESKO-s për zgjedhje të rrugës alternative për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Propozimi i UNESKO-s për ndërtimin e tunelit alternativ…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i LSDM-së sot para gezatarëve tha se këto ditë opinioni po shikon se ata u munduan që të fshehin vrasjen e Martin Neshkovskit për shkak të brutalitetit të policisë, në një mënyrë të çuditshme dhe të turpshme, duke shtrembëruar të vërtetën, duke u përpjekur të lajnë krimet e tyre. “Të mos ishit ju gazetarët, vrasja do të mbetej e fshehur deri në fund. Ajo që tregon inçizimi i gjatë të publikuar të bisedës midis Gruevskit dhe Jankulovskës. Vetëm konfirmon atë që opinioni tashmë e di shumë mirë. Nikolla Gruevski e detyroi Gordana Jankullovskën që të gënjejë se vrasësi nuk…
Në gishtërinjtë e dy duarve mund të numërohen objektet ilegale nga tipi i shtëpive, objektet hotelierike apo hotelet në rripin e mbrojtur të Ohrit. Pjesa më e madhe prej 409 ndërtimeve nuk janë të gjitha me ndërtime të forta, në kuptimin e shtëpive, hoteleve, por një pjesë janë garazhe, rrethoja, një pjesë janë shkallë plotësuese, thotë ministri pa resor Edmond Ademi në intervistën për Radion Evropa e Lirë. I pyetur se sa ndërtime ilegale do të largohen në afatin e dhënë nga UNESKO, Ademi thotë se kjo nuk është detyrë e Qeverisë, por detyrë e komunës dhe varet prej kapaciteteve…
Ambasadorja e sapoemëruar amerikane Kejt Berns, fundjavën e parë të mandatit të saj në vendin tonë e kaloi për vizitë në Ohër. Berns për vizitën në Ohër dhe specialitetet gastronomike të cilat i ka shijuar në vendin tonë, publikoi në profilin zyrtar në Tuiter të ambasadës amerikane. “Jam e mahnitur nga vizita ime e parë në Ohër. Jam e mahnitur nga bukuria e tij dhe bukuria kulturore dhe e impresionuar nga trofta ime e parë dhe bakllavaja. Dëshiroj të shohë më shumë nga bukuria dhe diversiteti në Maqedoninë e Veriut dhe të mësoj më shumë për shtetin”, shkruan në profilin…
40% e qytetarëve shërbimet në shëndetësi i paguajnë nga xhepi i tyre edhe pse kjo gjë tregon se gjendja në shëndetësi nuk është për të mirë dhe se duhet të ndryshohen gjërat. Nëpër farmaci, banrat të cilët për qytetarët janë në barë të Fondit të shëndetësisë mund t’i gjeni në fillim të muajt e më pas ato nuk janë pasiqë harxhohen shpejtë, për shumë njerëz e paqartë është se pse aq shpejt mund të harxhohen barnat të cilët privat mund të blihen. Por gjendja e rëndë ekonomike vështirëson shumë qytetarët të cilët edhe pse kanë nevoja të mëdha për barna…
Kërkesa e deputetëve të BDI-së për dislokimin e kazinove dhe bastoreve, 500 metra larg institucioneve arsimore, kulturore dhe fetare, do të lërë pa punë 7,700 dhe rreth 118 milionë euro më pak buxhet, thotë Vasko Ilievski nga Shoqata e Bastoreve në vend, përcjell TetovaSot. Propozuesi i ndryshimeve ligjore, deputeti Rexhail Ismaili nga BDI, në emisionin “Potkast” të ResPublica, thotë se aksesi i lehtë i objekteve për lojëra të fatit rrit rrezikun që të rinjtë të bëhen të varur nga bastet.
Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj ndërtimeve pa leje të bërë në rajonin e Matkës dhe qytetin e Ohrit. “A do ta shohim Petre Shilegovin duke prerë një shiritin e hapjes së platformave ilegale në Matkë? Në Republikën e humbur të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev, nuk do të jeni të befasuar nëse kjo do të ndodhë. Zoran Zaev, autoritetet qendrore dhe lokale kanë njoftuar me muaj se do të luftojnë ndërtimet e paligjshme dhe do t’i heqin ato. Por ne ishim dëshmitarë kur kryetari i komunës së shumicës qeverisëse solemnisht hapi ndërtimin ilegal në qendër të Ohrit,…
Policia nga qendra rajonale për punë kufitare dhe SPB Shkup kanë arrestuar 20 shtetas të huaj të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në Shkup në mënyrë joligjore dhe si të paralajmëruar kanë kryer punë në ndërtimin e objekteve. Nga MPB theksojnë se në rrethinën e qendrës së qytetit, në ndërtimin e objektit të lokalizuar në mes rrugës “J.Mijallkov” dhe rrugës “M.H.Jasmin” janë zbuluar 11 shtetas të Kosovës, nga katër shtetas të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe një shtetas nga Irani, të cilët ilegalisht kanë punuar në objekt. Personat, shtetas të huaj janë arrestuar dhe dërguar në stacionet policore Qendër…
Pushteti dhe opozita ende nuk kanë arritur marrëveshje për Prokurorinë special Publike, për regjistrimin e popullatës dhe Kodin Zgjedhor. Derisa kryeministri Zoran Zaev tha se pret që së shpejti të organizohet takim me liderin e opozitës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është me qëndrim se nuk ka ambient në shtet që të funksionojë dialogu politik mes opozitës dhe pushtetit, njofton Portalb.mk. Tani për tani nuk ka marrëveshje për takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, për temat: Prokuroria Speciale, regjistrimi i popullsisë dhe Kodi Zgjedhor, deklaroi të premten kryeministrin Zoran Zaev, duke theksuar se kabinetet e tyre janë në kontakt dhe…
Mbi 20 drejtorë në nivelin qendror do të ndërrohen javën e ardhshme. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili potencoi edhe faktin se tashmë disa pozita janë të lira. Nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë nuk e përjashtojnë mundësinë që me rikonstruimin e eshallonit të tretë të shtojnë numrin e drejtorëve. Por pohojnë se ky nuk është qëllimi i rikonstruimit. Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim javën e kaluar tha se brenda BDI-së do të fillojë një proces i thellë reformimi dhe tha se BDI është partia që u jep hapsirë të rinjve, raporton TV21. Nga asnjëra parti nuk…
“Mbi 70 vjet dominim të së majtës në trojet shqiptare kanë bërë që gati të gjitha proceset dhe dukuritë, qoftë politike, morale, doktrinore ose edhe kulturore, të definohen nga prizmi ideologjik i majtizmit enverist dhe titist. Rrjedhimisht, edhe në diskursin për nacionalizmin shqiptar ka shkarje të theksuara, për shkak se sot edhe në elitat akademike, por edhe hapësirën mediatike e politike, dominon qasja majtiste mbi kombin dhe nacionalizmin”, thotë Gashi Intervistoi: Latif Mustafa Afrim Gashi është një ndër figurat më interesante në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse për nga profesioni është politolog, karrierën e tij e ka filluar…
Në gishta mund të numërohen ndërtimet pa leje të tipit të shpitëve, objekteve hotelierike ose hoteleve në rripin e mbrojtur në Ohër. Sipas kryetarit të komunës, pjesa më e madhe e tyre janë garazhe, gardhe ose disa shkallë shtesë, thotë ministri pa resor Edmond Ademi në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb. “Prej majit të vitit 2019-të Ohri ka kryetar të ri të komunës dhe ai në afat prej një muaji, në pajtueshmëri me dokumentet që i ka në komunë, në pajtueshmëri me obligimet, ka bërë regjistrim të ndërtimeve pa leje, për gjendjen momentale. Ai e ka prezantuar shumë hapur,…

