Author: Hamdi Kumanova

Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim. Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë që gjendet për vizitë zyrtare në Lubjanë. Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi se në mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ai vlerësoi rolin e dy kuvendeve, të cilët në këto tre dekada kanë ndërtuar marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, sot (12-shkurt) rrethë orës 06 e 30 minuta, në rrugën ,,Stasho Pinxhur,, në Tetovë, me urdhër të gjykatësit e kanë privuar nga liria personin A.K. 34-vjeç nga fshati Poroj, i dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgë për vepër penale ,,Përpunim ilegal, mbajtje dhe tregti me armë dhe materje shpërthyese,,. Pasi që i njëjti është privuar nga liria dhe mbajtjes së shkurt në Stacionin policorë Tetovë, i njëjti është dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, në Shkup, për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

PSP ka vazhduar me zbulimin e detajeve në rastin “Imperia” ku të akuzuar janë ish-shefi I DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev. Pas tre muajve hetim, PSP ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të dëshmive materiale, disa dëshmitarë dhe incizime të bisedave të disa të dyshuarëve, me çka kanë arritur që të zbardhin rrugën se si janë pastruar paratë duke dëmtuar buxhetin e shtetit për përfitime personale, ku dyshohet se deri më tani janë keqpërdorur mbi 10 milionë euro. Shumica e kompanive janë të regjistruara si investime të huaja, mbi 15 kompani të cilat janë themeluar dhe…

Lexo më Shumë

Stacioni Policor në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër V.A.(27) nga fshati Srbicë, Kërçovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim në formë të palejuar të armëve”, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturën e tipit “ Suzuki vitara”, nën sediljen e shoferit është gjetur pistoleta e kalibrit 7.62 mm, të cilin e ka pasur pa leje.

Lexo më Shumë

Me 10.02.2019 rreth orës 12.00 në eterin e fshatit Krklin, Manastir, gjegjësisht në një parcelë që gjendet në rrugën lokale midis fshatit Krklinë dhe fshatit Orizare e Epërme është gjetur një granatë artilerie e kalibrit 75 mm nga Lufta e parë botërore, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë dal në vendngjarje ndërsa pirotekniku nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e ka ngritur granatën për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 11.02.2019 në ora 04.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se J.J.(57) nga Pancevë, Republika e Serbisë, gjendet në listën stop, transmeton Almakos. Në ora 05.00 personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 10.02.2019 rreth orës 09.00 në qarkoren nga autostrada “Nënë Tereza”, te Liqeni i Smilkovcës, vetura e tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.J.(35) nga Shkupi ka dal nga rruga dhe është përplasur me dru dhe me një shtyllë metalike, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi I.J., i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Në seancë të jashtëzakonshme, nesër paradite Parlamenti i Sllovenisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në kuadër të cilës do të mbajë fjalim edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni. “Ne u përgatitëm që fjalimi i kryetarit të Kuvendit të jetë të martën paradite, edhe i njëjti të jetë në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, në të cilën Sllovenia do ta ratifikojë protokollin për hyrje të Maqedonisë në NATO, nën supozimin ratifikimi fillimisht të ndodh në Parlamentin e Greqisë. Mendoj se mundemi të…

Lexo më Shumë

Me 10.02.2019 në ora 11.30 në udhëkryqin nga rrugët ‘Arkitekt Nikolla Dobroviq’ dhe rrugës ‘Hristo Tatarcev’ në Shkup, mopedi ‘Gilera stalker’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.I.(38) nga Shkupi e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë dhe S.I. është dërguar për t`u shëruar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Baçev, ju është drejtuar me letër të hapur qytetarëve të Maqedonisë, prej të cilëve kërkon që të mos bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 21 prill. Janko Baçev në letër thekson se bojkotimi i zgjedhjeve shkon në të mirë të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. “Kuvendi në seancën e 9 janarit në vitin 2009, me sjelljen e amendamentit XXXI të Kushtetutës, uli censusin e daljes në 40 për qind, gjegjësisht presidenti në rrethin e dytë zgjedhet me shumicë votash nga ato që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 20:40 minuta në burgun e Idrizovës është raportuar për një zjarr në ambientet e brendshme të burgut. Nga zjarri i rënë në burg raportohet se ka humbur jetën edhe një i burgosur i moshës 38 vjeç me inicialet A.L si dhe janë asfiksuar shumë të burgosur të tjerë. Është konstatuar se një i burgosur ka qenë i lënduar më rëndë dhe është dërguar menjëherë me automjet e ndihmës së shpejtë për në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, por mjekët e spitalit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, përveçse të konstatojnë vdekjen e tij. Grupi hetimor…

Lexo më Shumë

Dokumentet personale me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet, patentë shoferët etj., qytetarët do të munden t’i marrin pasi që, Qeveria ta publikojë në Gazetën Zyrtare datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht përdorimit të emrit të ri të shtetit. Protokolli nga Athina pritet që sot të dërgohet në Shkup. Në pyetjen se kur do të fillojë procedura që qytetarët të marrin dokumente të reja sipas emrit të ri, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski për “Meta” thotë se “pasi që të dërgohet nota e Athinës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, më pas MPB duhet që të shpallë thirrje për furnizim publik për…

Lexo më Shumë