“Vendimin përfundimtar se cilat pyetje do të përfshihen në regjistrimin e popullsisë që duhet të realizohet në vitin 2020, do ta sjell Kuvendi i Maqedonisë, me miratimin e Ligjit për regjistrim 2020”. Këtë e theksuan nga Enti Shtetëror për Statistika, të cilët i vlerësojnë si spekulime pohimet se në regjistrimin e popullsisë nuk do të përfshihet grafa etnike. Kryetari i ESHS-së Apostol Simovski, në një intervistë për Alsat tha se regjistrimi i popullsisë duhet të kalojë pa ndikime politike. Ai tha se kjo është një nga arsyet pse nuk është e nevojshme përkatësia etnike e qytetarëve në regjistrimin e popullsisë.…
Author: Hamdi Kumanova
Qendra për komunikime me qytetarët ka publikuar bazën e të dhënave për makinat zjarrfikëse të të gjitha 30 njësive rajonale në vend. Baza e të dhënave zbulon se Njësitë zjarrfikëse komunale disponojnë me vetëm 220 makina zjarrfikëse. Ndërsa vjetërsia mesatare e këtyre makinave është 27 vite, madje 154 prej tyre (70 për qind) janë makina të prodhuara në shekullin e kaluar. Për krahasim, ministria dhe komunat, sipas të dhënave të publikuara, kanë në dispozicion 2645 makina zjarrfikëse, që do të thotë se në çdo të 12 makinë udhëtarësh, vjen një makinë zjarrfikëse. Përkundër 27 viteve të makinave zjarrfikëse, vjetërsia tek…
Greqia sot me notë verbale pritet ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disa dekadash për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet të publikojë emrin e ri të shtetit. Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt të këtij viti në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Rinore Evropiane në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Shteti ynë në këtë festival përfaqësohet nga Ana-Marija Zafirovska dhe Nikolla Petkovski. Të dytë në 12 shkurt do të garojnë në disiplinën “cross country”. Për ta pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane është përvoja e parë ndërkombëtare dhe mundësi e shkëlqyer për tu përgatitur për lojërat e ardhshme olimpike në vitin 2022. Kryeministri Zaev duke e shprehur mbështetjen për këta dy të rinj tha se për një…
Regjisori Sulejman Rushiti gjatë një bisede me portalin Almakos është shprehur për ngjarjet e fundit në Ministrinë e Kulturës. Rushiti ka përmendur faktin se kësaj here nga Ministria e Kulturës për herë të parë pranohen edhe projektet nga artistët e margjinalizuar gjatë dekadës së fundit. “Është fakt i pamohueshëm që kësaj radhe janë inkurajuar të aplikojnë edhe artistë dhe organizata të margjinalizuara dhe të diskriminuar gjatë dekadës së fundit nga Ministria e Kulturës. Vlerësoj që aplikacionet e miratuara, kësaj radhe janë konform nevojave, madje edhe strategjisë kulturë për të gjithë. Nuk dua të paragjykoj propozim projektet që nuk kanë marrë…
Me 10.02.2019 në ora 03.30 në SPB Shkup, F.J.K.(27) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 02.20 në një klub nate në rrugën “Dimitrie Cupovski” derisa kanë qenë me A.P.(23) dhe M.D.(28) pas një keqkuptimi paraprak janë sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 në ora 17.10 në SPB Shkup është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 16.10 në rrugën ‘Bit Pazar’ në afërsi të një ëmbëltore F.Gj.(20) dhe S.Gj.(24) dytë nga fshati Cërnik, Pehcevë, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 09.02.2019 në ora 14.45 në SPB Shkup, S.N.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 12.30 në bulevardin Jane Sandanski fizikisht e ka sulmuar një person, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 në ora 10.45 në SPB Shkup, S.J.(52) nga Kumanova ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.30 në udhëkryqin nga bulevardi ‘Sllovenia’ me bulevardin ‘Magjistrala e Adriatikut’ është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 në periudhën nga ora 19.30 deri në ora 20.10 në fshatin Vrapcisht, Gostivar, është lajmëruar se në shtëpinë në pronësi të Sh.S.(56) një kryerës i panjohur duke përdorur forcën fizike e ka hapur derën dhe ka vjedhur para, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 09.02.2019 rreth orës 08.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare 4” është gjetur e vdekur V.N.(78), transmeton Almakos. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar në obduksion.
Me 10.02.2019 në ora 04.40 në Stacionin Policor në Prilep, T.F.(33) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njejtë rreth orës 02.30 në një klub nate është sulmuar fizikisht nga një person, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

