Gjatë ditës së djeshme, portali “Fol” i afërt me partinë Aleanca për shqiptarët ka publikuar një anketë kinse të realizuar nga Agjencia Rejting për matjen e rejtingut të partive politike maqedonase dhe shqiptare.
Sipas anketës së shpikur të portalit “Fol”, Aleanca për shqiptarët te kampi politik shqiptar del subjekti i parë politik, ndërsa te kampi politik maqedonas VMRO-DPMNE prin para LSDM-së në pushtet.
Në portale të ndryshme u shpërnda kjo anketë duke u përmendur se shifrat janë të paverifikuara.
Gjatë ditës së sotme erdhi menjëherë demanti nga Agjencia Rejting që e përgënjeshtron portalin “Fol” dhe të gjitha portalet tjera në lidhje me anketën e shpikur, si dhe kërkon që teksti të fshihet:
Agjencia Rejting demanton se hulumtimi të cilën e publikoi portali Fol.mk, dhe pastaj e ndan edhe të tjerat është realizuar nga ana e Agjecionit.
https://fol.mk/anketa-me-e-re-per-here-te-pare-aleanca-ne-epersi-ndaj-bdi-se/
Hulumtimet të cilat Rejting i publikon në opinion gjithmonë bëhen me kërkesë të ndonjë medie dhe të njëjtat publikohen vetëm për nevojat e atij porositësi. Agjencia nuk disponon me të dhëna të këtilla dhe në tërësi i demantojmë numrat dhe analizat të cilat janë publikuar në emër tonë. Kërkojmë që Fol.mk urgjentisht ta tërheq tekstin dhe të gjithë mediet tjera të cilat e kanë transmetuar dhe në tërësi ta publikojnë këtë demant./Almakos/
Data 02.10.2026
Aktuale
- 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
- Festa e Bashkimit të Gjermanisë/ Ambasadori i ri i SHBA Eric Wendt përshëndet deputetët e opozitës
- Tmerr në Greqi/ 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri. I sulmon të dy me thikë, në gjendje kritike në spital
- Nuk ndalet revolta, sot dita e 125 e protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit
- Britania shpall 31 sanksione të reja ndaj Rusisë
- Putini: Serbët janë ndarë me forcë, shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë
- Jorge Jesus nuk tërhiqet nga çështja Ronaldo edhe pas ndeshjes: Rregullat janë të njëjta për të gjithë
- 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë



