Departamenti i arsimit pranë “Aleancës për shqiptarët”, pas analizës së propozim ligjit të ri për arsim fillor informon opinionin publik me sa vijon: Ky ligj është një rikthim i ligjit që me pompozitet të lartë u propozua para një viti dhe i cili pas kritikave të shumta u tërhoq. Ky ligj është një kopje e ligjit në fuqi me ca ndryshime të vogla kozmetike. Në aspektin funksional suprimon pushtetin komunal nga ai qendror dhe realizon segregacion gjuhësor dhe etnik në sferën e arsimit. Në aspektin strukturor edhe më tepër e kufizon arsimtarin në kreativitetin e tij duke e ngarkuar edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i hekurudhave Shaban Zendeli, i cili ndërroi dje jetë, është drejtori më i suksesshëm shqiptar në historinë politike të shqiptarëve pas pavarësimit të Maqedonisë. “Për një vit sa ishte drejtor, Zendeli punësoi 50 shqiptar në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat-Transporti. Të gjithë ata janë punësuar me vendime pune. Rezultat të tillë për vetëm një vit nuk ka treguar asnjë drejtor shqiptar, as nga PPD-ja, as nga PDSH-ja, as nga BDI-ja, e as nga një parti tjetër. Krenohemi që patëm një kuadër të tillë”, thotë për Gazetën Lajm Driton Sulejmani, sekretar partiak te Alternativa për resurse njerëzore. Sulejmani thekson se Zendeli nuk…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot vizitoi personat e parë të deinstitucionalizuar nga Institucioni Publik për rehabilitim “Banja Bansko”, institucion për kujdesin e personave me aftësi të veçanta fizike. Çifti, Fanka Dinova dhe Jonçe Gogov, u larguan nga institucioni në muajin prill dhe u shpërngulën në shtëpinë familjare të Fankës, në fshatin Miravci Gjevgjeli. Të dy ishin vendosur më parë në Entin si fëmijë dhe kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet në të. “Jam veçanërisht e kënaqur që procesi i deinstitucionalizimit me të cilin janë mbuluar vetëm fëmijët e kujdesur në institucione në periudhën e kaluar…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM) janë të shqetësuar seriozisht për vonesën e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit të rregulluesit mediatik dhe të Këshillit programorë në Radiotelevizionin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. “I bëjmë thirrje Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të fillojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të këtyre dy organeve. Çdo ndërhyrje apo vonesë në procesin do të ndikojë seriozisht në…
Prej ratifikimit të mbrëmshëm të Protokollit për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aleancën më të fuqishme ushtarake nga parlamentet e Turqisë dhe Çekisë, gjithësej 20 vende anëtare e kanë konfirmuar anëtarësimin tonë në NATO. Reformat, guximi dhe vendosmëria e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, vendin tonë e kanë bërë shembull për rajonin. Me fqinjtë kemi ndërtuar miqësi, rriten pagat dhe pensionet, secili është i rëndësishëm, po hapen vende të reja të punës, po ndërtohet një shoqëri fer për të gjithë dhe sigurohet standard më i lartë jetësor. Po realizohen interesat nacionale, strategjike dhe…
“Ndëgjova se Zoran Zaevi do të kërkoj nga SHBA-të arrestimin tim se po i nguci me pislliqet dhe krimet e tyre të bëra, këta të fortët e shtetit të cilët jan kok e këmb të kriminalizuar, sigurohu Zajçe kur të thirrish Trumpin të jet ai, e mos t’ju dalin përsëri ata komikët rus. Kjo është porosia e Sheqerim Ahmetit – El Chekës e shkruar në facebook, pasi që mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në Klan Maqedoni ka thënë se do të kërkohet arrestimi i tij. Zaevi u arsyetua se përgjimet e tij nuk ishin të ngjajshme me ato që po i…
Dje rreth orës 15:00 në rrethinën e Ohrit ka ndodhur një aksident në komunikacion, në të cilën ka humbur jetën një 55-vjeçar nga Shkupi. “Më 11.07.2019 rreth orës 15:00 në magjistralen Ohri-Shkup, në mes fshatrave Botun dhe Klimenshtani, ka ndodhur një aksident në mes veturave “Citroen Sakso” me targa të Shkupit, e drejtuar nga P.S. (55) dhe automjetit “Ford Transit” me targa të Shkupit e drejtuar nga D.P. (27) nga Ohri. Në aksident nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë P.S. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Në vendin…
Qeveria dhe opozita kanë rënë dakord mbi Ligjin për PSP-në dhe çështja e vetme që ende mbetet e pazgjidhur, sipas kryeministrit Zoran Zaev, është se kush do të jetë në krye të prokurorisë. “Nuk do të presim deri në “5 deri në 12″, mandati i PSP-së skadon më 15 shtator. Çështja e vetme që jemi bllokuar është Katica Janeva dhe emri i saj. Ne duhet ta zgjidhim këtë, jo për Bashkimin Evropian, sepse ne duhet ta zgjidhim atë në shtëpi. Kompromiset nuk do të bëhen në kurriz të drejtësisë. Grupet e punës do të punojnë, ka vullnet në të dyja…
Hamdi Nuhiju Ka më shumë se një muaj që tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare po flitet haptas nga të gjitha palët në skenën politike shqiptare dhe maqedonase në Maqedoninë e Veriut. Po bëhen matjet e rejtingut të partive politike, po ndodh strukturimi i disa partive si dhe përgatitja për t`u përballur në betejën e ardhshme politike të dy formacioneve pozitë-opozitë, por tashmë krejtësisht në rrethana tjera. Për përcjellësit e ngjarjeve politike në Maqedoninë e Veriut është e habitshme se si për thuajse dy vite të ndryshojnë aq shumë rrethanat, njerëzit të zhgënjehen nga disa vendime për disa pozicione të…
Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, shënoi përfundimin e suksesshëm të trajnimit të specializuar pesëditor në kuadër të projektit “Art Blossom 2018-3-TR01-KA205-061518- Increasing empowerment of young women by innovative and creative artistic flower productions” (Rritja e fuqizimit të grave të reja nëpërmjet prodhimeve inovative, artistike dhe kreative të luleve), njofton Zyra për Informim pranë UT-së. Prodekani për shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani, njëherit edhe koordinator i projektit, theksoi se “Universiteti ynë edhe me këtë trajnim dëshmon se ka kapacitete për të qenë pjesëmarrës dhe udhëheqës i shumë projekteve që…
Deri më 1 gusht është i hapur konkursi për pranimin e kadetëve të rinj për pilotë në Njësinë ajrore të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Kandidati duhet të jenë më të rinj se 28 vite dhe të kenë përfunduar arsimin e lartë me përmbushjen e minimum 180 kredive, përcjell Telegrafi Maqedoni. Thirrja është e hapur për të gjithë, ndërsa pjesa kryesore e trajnimit do të mbahet në Qendrën për trajnimin e pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur”, që është një nga qendrat më bashkëkohore në rajon. “Me ndryshmet e ligji që është në fazën e miratimit, do ta rregullojmë pjesën e…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është shënuar fillimi i projektit “Program për mbështetje parlamentare”. Projekti në lartësi 11 milionë franga zviceranedo të zbatohet nga korriku i viti 2019 deri në 31 dhjetor të vitit 2029, me mbështetjen e Zvicrës, ndërsa do ta zbatojë Instituti Nacional Demokratik (IND). Kuvendi do të marrë mbështetje në përpjekjet për pavarësi përmes ndërtimit të konsensusit, reformave strukturore dhe ndërtim të kapaciteteve për zhvillim institucional, roli i rij ligjdhënës dhe mbikëqyrës, transparencë institucionale dhe llogaridhënie. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi theksoi se dhjetë vite mund të duken si një periudhë tepër e…

