Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka deklaruar se edhe përkundër ikjes së kuadrit mjekësor, masat që planifikojnë t’i ndërmarrin do të ndikojnë që të rinjtë të rijnë në vend. Filipçe tha se paga për mjekët të cilët mund të paraqiten në konkurse dhe të marrin vend pune të sigurt në qendrat kryesore, gjegjësisht në shtëpitë e shëndetit është 30 mijë denarë. Ndërsa në lidhje me motrat medicinale, tha se në konkursin e publikuar janë paraqitur rreth 200 persona që sipas tij, është e mjaftueshme për të promovuar shërbimet e patronazhit dhe për të pasur sinjale pozitive nga Fondi Shëndetësor…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se asnjë palë nuk ia ka dhënë informacionet që i ka shprehur për ndërrimin e kufijve gjatë bisedës mashtruese me komikët rus. “Do u përmbahem përgjigjeve të mija të djeshme, nuk kam asgjë për të shtuar. Me mua askush nuk ka ndarë informacione. As pala kosovare po as ajo Serbe. Sepse është çështje bilaterale. Kemi qenë këtu si miq për të ofruar zgjidhje të problemit. Të gjithë duam që të ketë zgjidhje të atij problemi. Evropa qartë i definoj pyetjet e Greqisë dhe RMV-së, pyetjen për çështjen Kosovare dhe problemin me të cilin përballet Bosnja dhe…

Lexo më Shumë

Rreth 500 persona nga kategoritë e rrezikuara sociale – njerëz të pastrehë, të moshuar njerëz nga zonat rurale, nga Shkupi, Prilepi dhe Kumanova, marrin ushqim që sigurohet nga tepricat që u mbetet kompanive. Shpërndarja e ushqimit është brenda kuadrit të projektit “Shujtë për të gjithë”, pas së cilës shtetit duhet të ofrojë një zgjidhje sistemesh që do të lejojë që ushqimi i tepërt të përfundojë tek ata që kanë nevojë. Projekti është mbështetur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqi Kuq. “Të gjitha transferimet financiare duhet të shkojnë për qytetarët e varfër, por përveç kësaj, mbështetja ushqimore ose…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencave, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp nga selia e qeverisë shpalosi propozim–ligjin e ri për arsimin fillor dhe e quajti atë si një nga reformat më të thella që është bërë ndonjëherë në arsimin fillor në vend. Sipas ministrit Ademi risitë kryesore janë se ministri do të përcaktojë në mënyrë të drejtpërdrejt standardet e shkollave në rang republike. Numri i nxënësve do të zvogëlohet nga 24 deri në 30 nxënës për klasë, deri tani ka qenë nga 24 deri më 34. tani e tutje jo më shumë se 30 nxënës për një klasë. Paralelet…

Lexo më Shumë

Vetëm dje në Tetovë në tre raste të ndara uniformat blu kanë arrestuar 4 persona, transmeton Flaka Dje rreth orës 12 e 30 minuta, me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, pjestarë të policisë nga Stacioni policorë Tetovë, në rrugën e “Ilindenit” , kanë arestuar personin I.V. (59) nga fsahti Xhepçisht i Tetovës, i cili kërkohet për vuajtje të dënimit me burg, kështu që i njëjti është dorëzuar në burgun e Tetovës për vuajtje dënim. Po dje rreth orës 21.00, pjestarët e policisë nga Stacioni policorë Tetovë, kanë privuar nga liria personat N.S. (28) dhe M.N. (22) të dy nga fshati…

Lexo më Shumë

Politika e NATO-s ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar, ajo është e vazhdueshme, por dy vitet e fundit ka ndodhur progres i caktuar në rajon, për shkak se Aleanca duhet dhe në mënyrë adekuate të përgjigjet në aspiratat e shteteve për integrim në unionin ushtarak-politik. Një shembull i tillë për vendin, i cili ka bërë hap të madh është Maqedonia e Veriut. Këtë e porositi nëpunësit i lartë për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor në Sektorin për diplomaci publike të NATO-s, Robert Pëshçel në një intervistë për European Western Balkans. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, e cila pritet…

Lexo më Shumë

Më datë 09 korik rreth orës 14 e 30 minuta në Stacionin policor Gostivar personi G.M. (68) nga Gostivari, ka denoncuar se e ka gjetur 59-vjeçarin N.T. të vdekur në shtëpin e tij në Gostivar. Ekipi nga Ndihma e shpejtë kanë konstatuar vdekjen, duke mos vërejtur shenja dhune në trupin e tij. Hetimet në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë, transmeton Flaka Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pa jetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, thotë se shërbimet s’kanë mundur të reagojnë që të parandalohet biseda e kryeministrit Zoran Zaev me komikët rusë. “E dini kur mund të reagojë shërbimet në një gjë të tillë? Kur do ta bënin atë që e bënte Sasho Mijallkov. Kur do të përgjoheshin të gjitha bisedat e kryeministrit dhe do të analizoheshin”, tha ministrja Sheqerinska. Ajo shtoi se në situata të këtilla nuk zgjidhen mjetet dhe se ky mjet nuk është përdorur vetëm te ne, por edhe te sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, te kryetari i Francës dhe disa njerëz tjerë në…

Lexo më Shumë

“Është e qartë se pushteti në krye me LSDM, as nuk dëshiron, e as nuk ka kapacitet ta zgjedh problemin me Ohrin. Derisa përgjegjësinë e hedhin tek njëri tjetri, Ohri për herë të parë do të gjendet në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore, në shoqëri të Afganistanit, Kongos, Irakit, Palestinës, Sirisë dhe Uzbekistanit”. Këtë e theksoi sot deputetja e OBRM-PDUKM-së Ane Llashkovska, në lidhje me gjendjen e rajonit të Ohrit, i cili rrezikon të vendoset në listën e vendeve të rrezikuara nga UNESCO, përcjell Telegrafi Maqedoni. Llashkovska tha se institucionet, në vend që të fillojnë zgjidhjen e…

Lexo më Shumë

Rreth orës 12:00 para një kafiterie në qendrën tregtare të Prilpepit nën tryezë është vendosur apo hedhur bombë dore ende pa shpërthyer. Siç njoftojnë nga MPB, policia për momentin e siguron hapësirën. Është thirrur Njësiti kundër zjarrit dhe pritet të arrijë Njësiti anti-terror nga Shkupi. Ende nuk dihet nëse bomba është lënë aty apo është hedhur./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Majmuni i llojit shimpanzë do të kthehet në Maqedoni, pas 10 viteve rehabilitim dhe risocializim nga aksioziteti dhe depresioni. Nga Kopshti Zoloogjik e konfirmojnë ardhjen e “Kokos” pas 10 viteve mungesë. “Në vitin 2009 ‘Koko’ ishte në Kopshtin Zoloogjik dhe kjo ishte periudha e adoleshencës për të, atëherë kur i duhet shoqëri dhe dashuri. Atëherë tregonte shenja anskiozitei por arsye tjetër ishte edhe mos pasja e kushteve për jetesë në kafazin e kopshtit tonë, dhe për këtë me iniciativë të gazetarëve dhe organizatave e dërguam për risocializim në Holandë. Atje “Koko” ka fituar shumë shokë dhe është risocializuar mjaftueshëm për…

Lexo më Shumë

Me 09.07.2019 në ora 18.20 në qarkun Marvinci, Gjevgjeli, zyrtarët policor i kanë gjetur 27 emigrant në veturën “VVLT35” me targa nga Kumanova, transmeton Almakos. Shoferi D.R.(31) nga Velesi është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ trafikim të emigrantëve” dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën Pranuese në Gjevgjeli.

Lexo më Shumë