Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot nga Kuvendi duke folur në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese tha se Maqedonia duhet të definohet edhe si shtet multietnik. “Në fjalimet politike gjithandej e përdorim fjalën shoqëri multietnike, sepse realisht ashtu jemi, por pse mos të jemi shtet multietnik sepse ky është realiteti. Atëherë pse kjo mos të figuroj edhe në preambulën e Kushtetutës, pas fjalës Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur dhe sovranë të shtohet fjala dhe shtet multietnik”, theksoi Sela. Është hera e parë që një kërkesë e këtillë është hudhur si propozim në diskutimet rreth ndryshimeve…

Lexo më Shumë

Projekti “Shkupi 2014” u paralajmërua si aktivitet ndërtimor i cili do t’ia ndryshojë  pamjen qytetit. Megjithatë vetëm 4 vite më vonë, ja çfarë ka mbetur nga ekspansioni i madh ndërtimor. Ky është elementi sekret i përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”. Me përmbajte nga polietileni dhe një shtresë e vogël e çimentos, që lehtë thyhet. Nuk është e habitshme që pas disa viteve, materialet e këtij aktiviteti ndërtimor, të dëshmojnë për cilësinë e tyre të dobët. Para disa ditëve “Demi”, në Rrugën Maqedonia në Qendrën e Shkupit mbeti pa bisht. Bishti është thyer por askush nuk reagoi për këtë vandalizëm. Nga…

Lexo më Shumë

Ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga ministria përkatëse e Hungarisë për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski tha sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska shtuar se afati për kthimin e përgjimit ende nuk ka kaluar. “Do të presim, nëse nuk marrin një përgjigje brenda afatit, atëher do të lëshojmë urgjencë, ato janë procedurat standarde. Dua të them se deri më tani Hungaria nuk ka refuzuar të ekstradojë asnjë person. Ekstradimin e fundit e kemi pasur tani në shtator dhe nuk kishte vërejtje, as situatën në burgje, as për zhvillimin e procesit gjyqësor, dhe as që ka ndonjë rrezik në Republikën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pretendimet për ndërrimin e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk janë të sakta. “Në një qeveri politike është normale që një parti të tërheqë kuadrot e veta, por për atë duhet të më informojnë mua si mandator. Unë nuk jam i informuar për një gjë të tillë, që do të thotë se pretendimet e tilla nuk janë të sakta”, ka deklaruar Zaev në pres konferencën e sotme. Për Likën, për të cilin në media shpesh kritikohet se aspak nuk paraqitet në punë, Zaev u shpreh se ai vjen në punë,…

Lexo më Shumë

Tri ditë kanë kaluar që nga skandali me përgjimin e paligjshëm në Prokurorinë Publike, ndërsa nga Oliver Spasovski dhe Ministria e Brendshme nuk kemi asnjë përgjigje konkrete dhe të drejtpërdrejtë, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. “Kuadrot e LSDM-së ende i përgjojnë qytetarët dhe institucionet. Prokurorët publikë, gjyqtarët, bashkëpunëtorët e tyre dhe institucionet janë nën vëzhgim të drejtpërdrejtë dhe përgjohen në mënyrë ilegale nga Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev. Për këtë duhet të ketë dorëheqje edhe përgjegjësi, duhet të ketë dhe atë menjëherë”, tha Arsovski. Arsovski gjithashtu iu përgjigj akuzave të LSDM-së për liderin e VMRO-DPMNE-së ku tha se Mickoski…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot po debatohet për propozim amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Nikolla Micevski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, tha se pushteti me referendumin nuk ka marrë legjitimitet për ndryshimin e Kushtetutës dhe se në tekstin e amendamentin XXXIV të Kushtetutës fshihen dhe groposen të gjitha vendimet shtetërore të KAÇKM-së, me çka fshihet momenti fillestar i ndërtimit të shtetit të Maqedonisë dhe formohet krejtësisht një shtet i ri. Deputeti nga radhët e LSDM-së, Tomisllav Tuntev, tha se vendi me një emër të ri nuk është një shtet i ri dhe se asgjë nuk është e humbur. Ndërsa ministri Nikolla…

Lexo më Shumë

Ne si politikanë nuk jemi të vetëm, por jemi zëri dhe vullneti i atyre dhjetëra mijëra votuesve, që na kanë besuar t’i përfaqesojmë dhe t’i mbrojmë interesat e tyre. Ne jemi dhe do të jemi zëri i të rinjve që të ardhmen e vet duan ta shohin në vendlindje. Ne duhet të jemi edhe brenga dhe pikëllimi i prindërve që rrisin e shkollojnë fëmijë, që pastaj t’ia dorëzojnë Perëndimit. Ne, që paguhemi nga taksapaguesit shqiptarë, duhet të jemi të vetëdijshëm se atë pagë nuk e marrim për ta pasur më mirë ne, por për të bërë çmos për mirësinë e…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 64-ët debaton për tekstin e projekt amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Kryeministri Zoran Zaev duke i elaboruar amendamentet, të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës, tha se ato do të inkorporohen në Kushtetutë vetëm nëse Greqia e voton marrëveshjen dhe jep mbështetje për Protokollin për inkuadrim në NATO. “Nëse Greqia nuk i plotëson kushtet e saj amendamentet nuk do të vlejnë”, tha Zaevi duke shtuar se kjo u kërkua nga opozita dhe se sot përsëri u përmend nga koordinatori i grupit të deputetëve të…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së ku thanë se ata e ndotën Maqedoninë dhe me politikat e tyre kriminale, të kota dhe të papërgjegjshme, kontribuan drejtpërsëdrejti që Shkupi të bëhet një nga qytetet më të ndotura në Evropë. “Për dallim nga qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur aksione më të fortë për ajr të pastër. Të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal, me një nxitje të fortë, po rigjelbërojnë vendet të cilat ishin shkatërruar më herët, i zgjidhin të gjitha burimet e ndotjes”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga atje shtojnë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 64, me 67 vota “për” dhe katër të “përmbajtura” dhe 23 “kundër” e miratoi draft amnedamentin e XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Amendamenti XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36. Amendamenti XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli…

Lexo më Shumë

Iniciativa “Maqedonia Bllokon” i dënon ashpër gënjeshtrat dhe kërcënimet e LSDM-së në deklaratën e tyre të mbrëmshme ku njerëzit të cilët dolën protestuan i ka quajtur grupe margjinale dhe pjesëtarë të ngelur nga regjimi i kaluar. Nga kjo iniciativë thonë se më e keqja është se nga ana e LSDM-së përsëri u kërcënuan me padi penale kundër pjesëmarrësve në protestë për shkak të gjuhës së urrejtjes. “Kjo është një skandal në vete nga junta e pushtetit, sepse në një protestë gjithë popullore me një zë u bë thirrje për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, çka do të thotë se nga…

Lexo më Shumë