Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 64, me 67 vota “për” dhe katër të “përmbajtura” dhe 23 “kundër” e miratoi draft amnedamentin e XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk. Amendamenti XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36. Amendamenti XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”. Amendamenti XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3. Amendamenti XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Siç thuhet në materialin e dorëzuar nga Qeveria e Maqedonisë, “qëllimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese është implementimi i Marrëveshjes me Greqinë, e cila duhet të mundësojë integrim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”.
Data 07.10.2026
Aktuale
- Kuvendi i Kosovës në pritje të votës për Presidentin: Justina Shiroka-Pula në fokus
- Kritika e Gjinit ndaj Kurtit: Një analizë e thellë mbi krizën institucionale në Kosovë
- Një grua zgjidhet Presidente e Kosovës. Justina Shiroka Pula votohet në Kuvend pas marrëveshjes VV-PDK në mesnatë
- Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës
- Miratohet Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
- Më në fund del njoftimi që të gjithë e prisnin, zbulohet se kur do të nis sezoni i ri i Big Brotherit të Kosovës
- Justina Shiroka-Pula: Rrugëtimi drejt presidencës dhe nevoja për biseda të rëndësishme
- Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën si Presidente: Një hap drejt ndryshimeve të rëndësishme në politikën kosovare


