Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot nga Kuvendi duke folur në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese tha se Maqedonia duhet të definohet edhe si shtet multietnik.
“Në fjalimet politike gjithandej e përdorim fjalën shoqëri multietnike, sepse realisht ashtu jemi, por pse mos të jemi shtet multietnik sepse ky është realiteti. Atëherë pse kjo mos të figuroj edhe në preambulën e Kushtetutës, pas fjalës Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur dhe sovranë të shtohet fjala dhe shtet multietnik”, theksoi Sela.
Është hera e parë që një kërkesë e këtillë është hudhur si propozim në diskutimet rreth ndryshimeve kushtetuese.
Debati për ndryshimet kushtetuese po ndjeket me shumë interes nga opinioni për shkak të rëndësisë së momentit siç është karakterizuar si moment historik. (INA)
Data 07.10.2026
Aktuale
- Kuvendi i Kosovës në pritje të votës për Presidentin: Justina Shiroka-Pula në fokus
- Kritika e Gjinit ndaj Kurtit: Një analizë e thellë mbi krizën institucionale në Kosovë
- Një grua zgjidhet Presidente e Kosovës. Justina Shiroka Pula votohet në Kuvend pas marrëveshjes VV-PDK në mesnatë
- Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës
- Miratohet Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
- Më në fund del njoftimi që të gjithë e prisnin, zbulohet se kur do të nis sezoni i ri i Big Brotherit të Kosovës
- Justina Shiroka-Pula: Rrugëtimi drejt presidencës dhe nevoja për biseda të rëndësishme
- Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën si Presidente: Një hap drejt ndryshimeve të rëndësishme në politikën kosovare


