Author: Hamdi Kumanova

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. “Më 6 shkurt do të shkruajmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin me të ardhshmen Maqedonia e Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në Twitter. Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Maqedonia, dhe më pastaj në Greqi, është hequr pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën veriperëndimore. Ceremonia e nënshkrimi do të mbahet në selinë e NATO-s, në Bruksel, në praninë e…

Lexo më Shumë

Të mërkurën, më 6 shkurt, Maqedonia përfaqësuar nga ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një ceremoni zyrtare do të nënshkruajë protokolli për anëtarësim në NATO, njofton “REL” nga Brukseli, duke cituar burimet e NATO-s. Teksti i protokollit tashmë është miratuar në të ashtuquajturën procedurë të heshtur ditën e hënë. Të mërkura duhet të nënshkruhet nga Dimitrovi dhe ambasadorët e shteteve anëtare, ndërsa në periudhën e ardhshme dokumenti duhet të ratifikohet nga secili shtet anëtar veç e veç. Kështu, Maqedonia do të ketë të drejtë të marrë pjesë në të gjitha takimet në të gjitha nivelet e aleancës, por nuk do…

Lexo më Shumë

Ekziston vullnet i Qeverisë, ELEM dhe EVN që të fshihen borxhet për energji elektrike në vlerë prej 110 milionë euro për 200 mijë qytetarë dhe familje. Këtë e ka thënë, kryeministri Zoran Zaev në tribunën “Ekonomi e fuqishme- shans për të gjithë” e mbajtur në Ohër. Ai ka theksuar se ekziston përparim në bisedimet me EVN dhe ELEM-in, për fshirjen e borxheve për energji elektrike të bëra deri në vitin 2006.“Këtyre ditëve jemi në bisedime të thella, vullnetin mund ta themi lirshëm, ndërsa kur formalisht do ta nënshkruajmë marrëveshjen të njëjtën do ta bëjmë publike”, ka thënë Zaev, transmeton SHENJA.…

Lexo më Shumë

Fërkimet e fundit mes LSDM-BDI, duket se janë serioze. Kjo situate e tensionuar, nuk filloi vetëm nga përplasjet në lidhje me ligjin e gjuhës shqipe, dhe vendim për ta dërguar në Komisionin e Venecias, ku BDI insistonte të dërgohen në shqyrtim vetem dispozita të caktuara ndërsa LSDM e dërgoi ligjin e tërë për shqyrtim.Kjo ftohje e raporteve po ndodh edhe nga pamundësia për të reformuar sistemin e drejtësisë nga Qeverisja e kaluar VMRO-BDI, ku kjo u reflektua edhe me vendimin e Gjykatës supreme e udhëhequr nga Jovo Vangelovskii zgjedhur nga VMRO dhe BDI, qe ditë me parë kjo gjykate e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Francës në Shkup Christian Thimonier, sot pas përmbylljes solemne të trajnimit “Identifikimi i prejardhjes së zjarreve – rast ose vepër penale”, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk u përgjigj qartë nëse Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale. Ai tha se me rëndësi për momentin është që me sukses të zbatohen zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se në këtë mënyrë do të vlerësohet edhe integrimi i mëtejshëm i vendit. “Zgjedhjet e parakohshme nuk janë tema e sotme. Zgjedhjet e parakohshme nuk kontribuojnë dhe nuk kanë rol në zhvillimin e mbrojtjes civile. Unë…

Lexo më Shumë

Departamenti i Ekonomisë i partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), kërkon nga organet kompetente të japin raport të detajuar lidhur me “skandalin e pagesës së pensioneve“. Ku janë paratë dhe si do të kompensohen ato?, pyet kjo parti duke hedhur dyshimin se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për kontribute për sigurim të obligueshëm shoqëror bëhen pikërisht për t’i kthyer këto para te qytetarët. Ndryshimet përfshijnë: Rritjen e kontributeve për sigurimin pensional invalidor nga 18% në 18,4%, Rritjen e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor nga 7,3% në 7,4%. Sipas ASH-së, nga diferenca e normës së re të kontributeve, bazuar në rrogën…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej dy viteve, gjegjësisht 2016 dhe 2017, në institucionet shëndetësore publike 731 adoleshente kanë lindur fëmijë, ndërsa 62 prej tyre e kanë ndërpre shtatzëninë. Spitalet nuk kanë të dhëna të sakta për to, ndërsa në më shumë raste nuk respektohet obligimi ligjor që të ketë përputhshmëri nga prindi ose kujdestari. Këto janë pjesë e konkluzioneve nga hulumtimi i Zyrës së Avokatit të Popullit, që sot e prezantoi zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska- Mustafa. Ajo tha se Avokati i Popullit kërkon që urgjentisht të merren masa për menaxhim me problemin e shtatzënisë në moshë të re, të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë zv.ministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, ka marrë pjesë në organizimin solemn nga ana e ambasadores së Zvicrës në Shkup Sibil Zuter, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Zvicrës. Në këtë ngjarje u theksuan marrëdhënet miqësore mes dy vendeve, si dhe mbështetja që Zvicra i jep Maqedonisë në hapat e saj për zhvillimin e ekonomisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor. “U diskutua edhe për rolin e diasporës së Maqedonisë në Zvicër me mbi 80 mijë persona, si urë mes dy vendeve. Zuter dhe Zhernovski e përsëritën…

Lexo më Shumë

Deputeti nga Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve Samka Ibraimoski, sot në konferencë për shtyp tha se ndjen keqardhje për incidentin e ditëve më parë në Shuto Orizare dhe kërkoj nga MPB të jep përgjigje për atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Ai kërkoi gjithashtu që qytetarët rom të lëshohen nga paraburgimi dhe të mbrohen në liri ose të vendosen në arrest shtëpiak. “Kërkojmë nga MPB të konfirmojë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në terren atë natë në Shuto Orizare dhe çfarë njerëzit, që njihen si të dashur dhe jo të dhunës, i ka shtyrë…

Lexo më Shumë

Me 31.01.2019 rreth orës 16.00 është lajmëruar se 28 vjeçari N.N. nga Gostivari është lënduar duke punuar në një cirkular në fabrikën për mobilje në Banjicën e Epërme në Gostivar, transmeton Almakos. Duke prerë me makinë ai i ka lënduar gishtat e dorës së djathtë dhe është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Është kryer kontroll dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 31.01.2019 rreth orës 19.20 është lajmëruar se në Tetovë në bulevardin “Bllagoja Toska “ vetura e tipit “Suzuki maruti” me targa nga Tetova, e drejtuar nga O.M.(22) ka goditur këmbësorët H.M.(19) dhe A.R.(25) nga Tetova, transmeton Almakos. Këmbësorët e lënduar me veturën e njëjtë janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë