Fërkimet e fundit mes LSDM-BDI, duket se janë serioze. Kjo situate e tensionuar, nuk filloi vetëm nga përplasjet në lidhje me ligjin e gjuhës shqipe, dhe vendim për ta dërguar në Komisionin e Venecias, ku BDI insistonte të dërgohen në shqyrtim vetem dispozita të caktuara ndërsa LSDM e dërgoi ligjin e tërë për shqyrtim.
Kjo ftohje e raporteve po ndodh edhe nga pamundësia për të reformuar sistemin e drejtësisë nga Qeverisja e kaluar VMRO-BDI, ku kjo u reflektua edhe me vendimin e Gjykatës supreme e udhëhequr nga Jovo Vangelovskii zgjedhur nga VMRO dhe BDI, qe ditë me parë kjo gjykate e lartë suspendoi Prokurorinë Publike Speciale për ndjekje penale, pas afatit i cili ka qene i caktuar me ligj.
Mosreformimi i BDI-së po i pengon edhe Lëvizjes Besa të Afrim Gashit. Nga kjo parti vlerësojnë se BDI nuk po reflekton sa duhet dhe nuk po shkëputet nga strukturat e korruptuara edhe pse moti kohë ka premtuar një gjë të tillë.
Për këtë arsye Zaev dhe Gashi kanë filluar konsultime me faktorin ndërkombëtar, për të gjetur mënyrën më adekuate për largimin e Ahmeti nga qeveria bashkë me partinë e tij. Njësoj sikurse Zaev dhe Gashi, edhe ndërkombëtarët janë të pakënaqur nga insistimi i BDI-së për të mbrojtur me çdo kusht funksionarë të qeverisë së Gruevskit, të cilët duhet të shkojnë në burg.
Pas insistimit të ndërkombëtarëve, Zaev dhe Gashi kanë vendosur t’i japin BDI-së shanisn e fundit: afat prej tre javëve të reformohet, ose do të përjashtohet nga qeveria.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
- Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë
- Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë
- Zjarr në rrugët e Prishtinës, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve
- Klodi ishte i ftuar në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit, e për shkak të tij, Elijona nuk shkoi – ja kush e shoqëroi bukuroshin
- Protesta e natës bllokon rrugën nga Qafa drejt Kuvendit
- Ekskluzive për TV Shenja, Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special
- Turqia: Aleanca e Mbrojtjes së Mekës diskutoi mbështetjen për Arabinë Saudite mes zhvillimeve lidhur me Jemenin


