Author: Hamdi Kumanova

Rendi juridik ndërkombëtar, i bazuar mbi një kornizë juridike gjithëpërfshirëse obliguese është nevojë esenciale e cila ka rrjedhë nga nevoja për parandalimin e paraqitjes së ardhshme të kontesteve juridike ndërmjet shteteve, parandalimin e krimeve të tmerrshme të luftës dhe krimeve ndaj njerëzimit, kundër veprimeve okupatore, prej nevojës për inicimin e dënimit dhe mbajtjes përgjegjësi për vepra johumane, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në fjalimin e e tij në Asamblenë e 141-të të Unionit Interparlamentar në temën “Përforcimi i të drejtës ndërkombëtare: Roli dhe mekanizmat e parlamenteve dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal” . Nënshkrimi…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicë ka thënë për Telegrafin se i dyshuari në klasën e mësimit kishte hedhur një sasi sprej ku si pasojë (11) njëmbëdhjetë nxënës të kësaj klase kanë kërkuar tretman mjekësor. “Arrestimi i të dyshuarit të mitur, nxënës i një shkolle në Mitrovicë, është bërë nga ana e hetuesve policorë, mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara se sot rreth orës 09:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme informon se kanë zbuluar një grup kriminel prej 14 anëtarësh që kishte kontrabanduar imigrantë për një kohë të gjatë cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Maqedoni dhe i transportonin ata në rajonin Kumanovë-Likovë për transport të mëtejshëm në veri. Një pjesë e grupit përfshinte komandant policie dhe një kandidat për policë. “Hetimi penal për grupin kriminal të organizuar prej 14 anëtarësh, me një strukturë të përcaktuar dhe strukturë të rreptë hierarkike, është kryer për tetë muajt e fundit, gjegjësisht nga marsi deri në tetor 2019″, tha ai. Ky grup kriminal gjatë periudhës nga marsi i 2019…

Lexo më Shumë

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë në Vjenë, ku do të ketë takime pune dhe panel diskutim me përfaqësues të kompanive austriake. Në takimet, siç bëri  të ditur pres shërbimi qeveritar, do të diskutohet për zhvillimin ekonomik dhe potencialin investues në shtet në organizim të Rrjetit për Zhvillim të Biznesit në Evropën Juglindore (South-East European Business Development Network, SEEBDN). Në delegacion janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe për koordinim me resurset ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në panel diskutim të…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme të radhës ka emëruar si zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Remzi Abdullahun,  mëson “Koha”, i cili vjen në këtë pozitë vjen nga posti i drejtorit të komunikacionit postar dhe anëtar bordi. Remzi Abdullahi ka lindur në vitin 1981 në Tetovë, mësimet në shkollën e mesme i ka kryer në gjimnazin Kiril Pejçinoviq ndërsa studimet në Universitetin e Tetovës në drejtimin juridik kurse studimet master i ka mbaruar në Prishtinë në drejtimin administrativo-politik. Nga viti 2006 deri në vitin 2009 ka punuar në Qeverinë e RMV-së kurse nga viti 2010 në Ministrinë e Ekonomisë…

Lexo më Shumë

Një rast i dyshuar i fruthit është regjistruar javën e kaluar. Gjatë, inkubacionit, personi ka qëndruar jashtë vendit dhe i përket grupmoshës 20 deri 29 vjeç. Testet laboratorike janë duke vijuar. Deri më sot, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të fruthit në vend është 1900, me shkallë të prekjes nga kjo sëmundje prej 91,8 nga 100.000 banorë. Akoma vijon epidemia e fruthit në territorin e gjithë vendit, qëndron në raportin e publikuar në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik. Sipas vendbanimit të përhershëm, raste të fruthit janë regjistruar në 24 qytete. Numri më i madh është regjistruar…

Lexo më Shumë

Aktivisti ekologjik, njëherit edhe njëri nga udhëheqësit e lëvizjes ‘Eko Guerila’, Arianit Xhaferi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ngritur zërin kundër masakrimit të pyejeve në malin Sharr, që kanë vetëm një qëllim edhe atë vetëm të të kënaqur orekset e tajfunëve të energjetikës, përcjell in7. Sipas tij, ndërtimi i hidrocentraleve kanë ndikim tejet negativ në krahasim me atë që kontribuojnë në prodhimin e energjisë elektrike të pastër. “Mali Sharr po masakrohet. Po priten pyje, po shkatërrohen kodra e kullota që t’i hapet rrugë ndërtimit të hidrocentraleve të reja. Studimet tregojnë se hidrocentralet kanë ndikimin më shumë negativ…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një koference për shtyp, të organizuar përpara ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar edhe ndjekje penale, ndaj tashmë zv.ministrit të Shëndetësisë në dorëheqje Asim Musa. “Ne morrëm informatën se zv.ministri i Shëndetësisë në kabinetin qeveritar ka dhënë dorëheqje dhe kjo për ASH dhe Departamentin e Shëndetësisë paraqet një akt moral. Mirëpo ne tash si parti politike kërkojmë përgjegjësi juridike. Edhe atë në tre drejtime, për shkak se, zv.ministri ishte në kabinetin e Zaevit dhe kjo kalon krejt në përgjegjësinë e qeverisë dhe të politikave të saj në shëndetësi. Pastaj kërkojmë përdheësi edhe nga partia së…

Lexo më Shumë

“LSDM sedi për satën herë tregoi hipokrizinë e saj dhe qëndrimin e saj jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për fushën thelbësore të funksionimit të shtetit”, tha Emil Dimitriev, deputet i OBRM-PDUKM-së. Sipas tij, pas takimeve të gjata të punës midis deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe LSDM, u arrit konsensus dhe u bënë ndryshime në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, ndryshime që do të zhbllokonin përfundimisht mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve, të cilat përdorin masën speciale përgjuese hetimore të komunikimeve. Ai tha se që një vit, LSDM-ja dhe udhëheqja e Kuvendit nuk lejuan që Komisioni për mbikëqyrjen e masave të ndjekjes…

Lexo më Shumë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska sot me disa ish ministra dhe funksionarë aktual nga rajoni ka debatuar në panel diskutimin dedikuar për politika kundër varfërisë, në kuadër të konferencës rajonale “Mbrojtja efektive sociale: përkrahje për fëmijët, familjet dhe bashkësitë në luftë kundër varfërisë”. “Për pesë vite së paku do të kemi njohuri sesa janë reformat transformuese të cilat po i zbatojmë. Këto reforma sociale janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për të mundësuar përkrahje dhe kushte për jetë normale familjeve të prekura sociale, por për t’u përmirësuar gjendjen për të gjithë qytetarët, për t’u mbajtur të rinjtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë politike ” Alternativa”, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit të tij disaditor në Londër, ku po merr pjesë  Asamblenë Parlamentare  NATO-s, në mesin e shumë takimeve të rëndësishme me diplomatë dhe politikanë ndërkombëtar, ka realizuar takim edhe me me shefin e delegacionit amerikan në Asamblenë e NATO-s, kongresmenin Gerald E. Connolly dhe kongresmenin Brendan Boyle. Gjatë takimit me dy kongresmenët amerikanë kryetari Gashi ka falënderuar për rolin konstruktiv që po e jep SHBA-ja drejt rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët sot në zyrat e BE-së ka takuar Zëvendës Kryetarin e Delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Xhulian Vassalo. Në këtë takim Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka informuar z. Vassalo për aktualitete politike që kanë të bëjnë me proceset eurointegruese. Kryetari Sela ka paraqitur vërejtjet e tija dhe të ASH-së në lidhje me mos përmbushjen e reformave në shumë fusha sidomos ato të drejtësisë, megjithatë ka vlerësuar se marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do ti ndihmonte edhe më shumë vendit për ti kryer reformat e duhura së…

Lexo më Shumë