Senati Italian ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Protokolli kishte kaluar në Dhomën e ulët të Kuvendit, por ratifikimi në Senat u shty për shkak të krizës politike, e cila u zgjidh me formimin e Qeverisës së Italisë. Falënderim për ratifikimin ka shprehur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska nëpërmes profilit të saj në Facebook. “Faleminderit Itali, Edhe një ratifikim të protokollit të NATO-s”, shkruan Sheqerinska. Së bashku me Italinë deri më tani 23 shtete kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Pritjet janë që protokolli të ratifikohet nga të gjitha vendet dhe me këtë…
Author: Hamdi Kumanova
MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal kundrejt dy shtetasve të Kosovës të, cilët dyshohet se kanë grabitur në një qendër tregtare në Shkup. “Njësia për delikuencë të të miturve pranë SPB-Shkup ka ngritur kallëzime penale kundër dy shtetasve të huaj A.C. (19) dhe S.SH. (22), të dy nga Republika e Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale ‘grabitje e rëndë’”. “Më 11 tetor 2019 rreth orës 17:00 në një qendër tregtare në Shkup të dy personat me forcë kanë grabitur sende të brenduara. Personat janë privuar nga liria ndërsa gjësendet e konfiskuara iu janë kthyer…
“IRL” ka mësuar se, televizioni “1TV”, ish pronar i fshehtë i të cilit është i akuzuari në rastin “Reket”, Boki 13, ka pronar të ri, 77-vjeçarin nga Kisela Voda, Bogdan Damjanovski, transmeton Portalb.mk. Damjanovski nuk vjen nga bota e biznesit, dhe për të nuk dihet thuajse asgjë. Sipas informatave, Damjanovski është deklaruar si pronar se, do të ndërmarrë mbi supe të gjitha borxhet e televizionit, në shkëmbin të marrjes së mjeteve dhe aparaturës falas. Në Regjistrin Qendror ende nuk është ndryshuar pronësia e firmës e cila është pronar i televizionit “1TV”. Borxhet e televizionit arrijnë vlerën rreth 30 milionë euro,…
Saktë pas tri muajve pas ngritjes së akuzës nga PSP për ngjarjet në Komunën Qendër në vitin 2016, gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” përsëri ka filluar nga fillimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga procedura e mëparshme. Gjyqtari i cili udhëheq me rastin, Dushan Josifov ka caktuar një deri dy seanca në muaj, që do të thotë se me këtë dinamikë gjykimi për rastin nuk pritet të përfundojë as këtë vitë, edhe pse bëhet fjalë për gjykim me procedurë të shkurtuar. Prokurorja Fatime Fetai në fillim të seancës ka kërkuar që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të gjykohet në…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga shtetet anëtare ka kërkuar që Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) t’i jepet data për nisjen e negociatave, ndërkaq ka vlerësuar se, shteti nuk është perfekt, por e rëndësishme është se punon që të jetë një demokraci e vërtetë evropiane, transmeton Portalb.mk. “Ka ardhur koha të fillojmë negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e Veriut, edhe atë këtë javë. Këtë e meritojmë, jo vetëm për shkak të pritjes së gjatë, sepse kjo në vete nuk do të thotë asgjë, jo vetëm për Marrëveshjen e Prespës, edhe pse humbëm shumë gjenerata dhe jo vetëm për…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar takimin me kandidaten për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Kurti tha që ka pasur dakordime për krijimin e qeverisë, por që ata kanë deklaruar se janë duke pritur numërimin e plotë të votave, gjë për të cilën ai thotë se s’do të ndryshoj fitorën e VV-së dhe postin e tij për kryeministër. “Takimi ishte i hapur, kishim dakordim që duhet t’i përgjigjemi vullnetit të qytetarëve për ndryshim të madh se opozita duhet të jetë qeveri”, tha Kurti në intervistë për Tv Shenja. Formimi duhet të bëhet…
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, kanë ndërmarrë sot një aksion për lirimin e trotuareve nga veturat e parkuara. Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në rrugën “Adrian Krasniqi”, ku veturave që kanë qenë të parkuara në trotuare u është vendosur tiketa që pronarët e tyre duhet në mënyrë obligative të paraqiten në Stacionin e Policisë Qendra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka thënë për KosovaPress se aksioni i policisë është në kuadër të planit për lirimin e trotuareve. “Siç ju kemi njoftuar edhe më herët nga data 10 qershor 2019 kur ka…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se nuk është diskutuar asnjëherë deri tash për ndarjen e ministrive në mes LDK-së dhe LVV-së për qeverinë e ardhshme. Për koalicionin e mundshëm në mes këtyre partive, Haziri për KosovaPress thotë se kjo çështje nuk diskutohet pa u bërë harmonizimi i politikave sektoriale dhe politikave qeverisëse që duhet pasur partnerët e koalicionit në të ardhmen. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri deklaron se raportimi në media për ndarje të ministrive janë spekulative, sepse ato nuk janë ndarë dhe nuk është diskutuar ende për to. Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së deklaron se ende nuk…
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar zërat se Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shtatë ministri në koalicionin e ardhshëm qeverisës, teksa kanë theksuar se ata asnjëherë nuk do të bien pre e kushtëzimeve në negociatat mes tyre, pasi sipas tyre nëse ka kërkesa të papranueshme, vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje. Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për KosovaPress, thotë se përkundër faktit që kanë caktuar grupet punuese për të negociuar me LDK, takime të tilla ende nuk kanë ndodhur. “Nuk qëndron ajo që sot ka dalë në disa portale. Pra, janë spekulime për faktin…
Kosova e ka tërhequr aplikacionin për anëtarësim në INTERPOL. Kjo është konfirmuar përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net. Aty sqarohet se me kërkesë të Haradinajt, është tërhequr kjo kërkesë. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë. Ndryshe, vendimi i është dorëzuar edhe ambasadës së Serbisë në Paris. /Lajmi.net/
Rendi juridik ndërkombëtar, i bazuar mbi një kornizë juridike gjithëpërfshirëse obliguese është nevojë esenciale e cila ka rrjedhë nga nevoja për parandalimin e paraqitjes së ardhshme të kontesteve juridike ndërmjet shteteve, parandalimin e krimeve të tmerrshme të luftës dhe krimeve ndaj njerëzimit, kundër veprimeve okupatore, prej nevojës për inicimin e dënimit dhe mbajtjes përgjegjësi për vepra johumane, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në fjalimin e e tij në Asamblenë e 141-të të Unionit Interparlamentar në temën “Përforcimi i të drejtës ndërkombëtare: Roli dhe mekanizmat e parlamenteve dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal” . Nënshkrimi…
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicë ka thënë për Telegrafin se i dyshuari në klasën e mësimit kishte hedhur një sasi sprej ku si pasojë (11) njëmbëdhjetë nxënës të kësaj klase kanë kërkuar tretman mjekësor. “Arrestimi i të dyshuarit të mitur, nxënës i një shkolle në Mitrovicë, është bërë nga ana e hetuesve policorë, mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara se sot rreth orës 09:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë…

