Propozimi për vendosjen e Komisionit Anketues për punën e Prokurorisë Speciale Publike që nga themelimi i saj deri më 15 shtator të këtij viti ditën e premte do të jetë në seancën plenare para deputetëve. Sipas burimeve nga Kuvendi, ende nuk dihet se si do të votojë shumica parlamentare, pasi që më herët propozimi i opozitës së OBRM-PDUKM-së u kthye mbrapa për përpunim, për shkak të mangësive. Deputeti OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë e atëhershme e akuzoi se dyshon se në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në dokument kishte nënshkruar sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Nga…
Author: Hamdi Kumanova
Banorët e fshatit Sfillarë e Epërme të Komunës së Sarajit kanë adresuar kritika të shumta në drejtim të kryetarit të komunës, Blerim Bexheti që është nga radhët e BDI-së, shkruan Almakos. Banorët janë të revoltuar për atë se edhe përskaj asaj se qysh në vitin 2009 është premtuar ujësjellësi i fshatit, ende sot e kësaj dite nuk është realizuar. “Në vitin 2009 filloi projekti për ujësjellësin e fshatit Sfillarë e Epërme i cili edhe sot e kësaj dite nuk ka përfunduar. Në vitin 2018 filloi instalimi i rrjetit si fazë e parë e këtij projekti i cili ka lënë dëme…
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim (MCKR) për të 20-tën herë me radhë shënojnë Javën e aksioneve FARE kundër nacionalizmit dhe racizmit në terrenet sportive, transmeton Anadolu Agency. Me rastin e Javës së aksioneve FARE, zëdhënësi i FFM-së, Zllatko Andonovski dhe kreu i MCKR-së, njëherësh koordinator i kësaj fushate, Nellko Nellkovski, u adresuan në një konferencë të përbashkët për media. Andonovski theksoi se futbolli është një lojë që duhet të jetë e arritshme për të gjithë, pavarësisht se kush është dhe nga vjen. “FFM ofron mbështetje të vazhdueshme për Javën e…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se pret që shteti të marrë datën e merituar për fillimin e negociatave sepse është bërë nga ana jonë gjithçka që është kërkuar nga BE-ja, por megjithatë len hapësirë që të pritet vendimi final të cilin duhet ta sjellin liderët e BE-së në Samitin në Bruksel nesër dhe pasnesër. “Ne si shtet me të vërtetë bëmë gjithçka që duhej bërë që të marrim datë për fillimin e negociatave gjegjësisht ta marrim vendimin për negociata. Kur flitet për atë se Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se pret që atë që…
Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Interparlamentar (UIP), sot realizoi takim me delegacionin e Australisë në këtë organizatë, të udhëhequr nga Lusi Uiks, deputete në Dhomën Përfaqësuese të Parlamentit të Australisë. Në takimin në suaza të të Asamblesë së 141-të të UIP, që po mbahet në Beograd, është theksuar nevoja e avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis të dyja shteteve, si në nivel parlamentar, ashtu edhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Kryetari i Kuvendit Xhaferi, i cili e udhëheq delegacioni kuvdendor, ka shprehur mirënjohje që Australia është mbështetës tradicional i…
Para takimit të Këshillit të Evropës, grupi i deputetëve të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i bënë thirrje Këshillit që ti hap bisedimet me BE-së me Maqedoninë e Veriut. Këshilli i Evropës duhet të jep dritë të gjelbër për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendoset në pyetje besimi i BE-së, nëse shtyhet vendimi për këto dy vendet. Perspektiva për anëtarësim në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin e rajonit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha që të ndjekin proceset reformuese të projektuar së bashku…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE sot në Kuvend ka dorëzuar propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me të cilën kërkojnë që përsëri të kthehet ligji i vjetër me të cilën pensionistët në vazhdimësi merrnin rritje të pagave. Sipas partisë, me rikthimin e ligjit të vjetër do të shfuqizohet ligji dëmtues të cilën e ka miratuar LSDM me të cilën shkurtohen e drejta e rritjes së pagës prej 500 denarë të mbi 310 mijë pensionistëve. Nga atje bëjnë thirrje që edhe kolegët e tjerë deputet të pranojnë propozimin e ofruar nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së.
Franca e ka bllokuar fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut edhe krahas premtimit të dhënë nga ana e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut se me arritjen e marrëveshjes historike për emrin me Greqinë, vendi ka siguruar kartën për bisedime për anëtarësim në Union. Por, analsiti dhe gazetari kosovar, Xhevdet Pozhari në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Flaka, shprehet që: “Problemi i vendeve tona nuk qëndron gjithaq në përceptimin që ka pjesa tjetër e Evropës për ne, por tek fakti se u bënë shtete të pabanueshme për rininë”. “Shikuar nga ky këndvështrim, fatkeqësia e këtyre vendeve nuk është…
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab e nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka deri më tani 24 vende-anëtare e përfunduan procesin e ratifikimit, pasi që sot paraprakisht atë e bëri edhe Italia. Raab në profilin e tij në Twitter kumtoi se e ka vënë nënshkrimin në protokoll dhe theksoi se me padurim pret që Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s. “Me kënaqësi të madhe sot e nënshkrova protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO së bashku me ambasadoren Miovska. Pres që Maqedonia e Veriut t’i bashkëngjitet…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në një intervistë për “tanjug.rs”, ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos BE-së. Zaev theksoi se vendimi eventual për mosmarrjen e datës, mund ta shkatërrojë qeverinë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se për shkak të anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut e ka ndërruar emrin dhe ka nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. “Ne shpresojmë. Nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres…
VMRO – DPMNE, përmes një komunikate për media ka thënë se dorëheqje duhet të jep gjithë qeveria, e jo vetëm individë të eshalonit të tretë. Nga kjo parti thonë se zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili dje dha dorëheqje, e ndjek modelin e Zaevit “një euro për Vicen”, përcjell Shenja. “Në vend të dorëheqjeve të funksionarëve nga eshaloni i tretë, duhet të dorëhiqet Zoran Zaevi, i cili është kryeministri i vetëm i amnistuar në Evropë. Zaev është koka e krimit. Dorëheqje duhet edhe nga Dragi Rashkovski, i cili është incizuar se si kurdis tender prej 1.8 milionë eurove. Dorëheqje…
Ish-kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, profesor Blerim Reka ka folur në emisionin “200” në Alsat lidhur me mundësinë e angazhimit të tij politik në Maqedoni. I pyetur se a mund ta shohim si një figurë politike të opozitës, Reka është përgjigjur: “Nuk e kam përjashtuar asnjëherë këtë.”, përcjellë INA. Ai po ashtu ka folur edhe për përkrahjen e hapur për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Profesori Reka ka thënë se është herët për të folur se a do të përfshihet apo do të ketë angazhim politik dhe institucional në Kosovë, pas fitores së Kurtit.…

