Nënkryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar menjëherë pas refuzimit të caktimit të datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, shkruan Almakos. “ Refuzimi i BE-së për t’i dhënë datë Maqedonisë dhe Shqipërisë flet për faktin e dhimbshëm të zbehjes së ëndrrës europiane. Përfundimisht ka ardhur koha që të mendojmë se, nëse nuk ka BE, kah ia mbajmë ne?! A do të bëhemi vetë të denjë që BE-ja të na lutë të bëhemi anëtarë të saj apo ne duhet t’i ridefinojmë agjendat dhe aleancat tona?! E kam thënë edhe më herët se dielli jonë…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se nuk pati unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në maj”, tha Tusk. Ai shtoi se “nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë”.
Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel, ka shkruar në Tuiter ish kryeministri grek dhe lider i Syrizës Aleksis Cipras, duke shtuar se data e pacaktuar për fillimin e negociatave inkuadruese për Maqedoninë Veriore është porosi e dobësisë dhe humbjes për strukturën evropiane, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. “Vendimi i Këshillit Evropian të mos ketë fillim të negociatave inkuadruese për Maqedoninë Veriore është porosi e dobësisë dhe humbjes së strukturës evropiane. Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel. Do të vazhdojmë të luftojmë për ardhmërinë dhe për…
Ish- kryeministri suedez dhe bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës të cilat kanë kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bildt e konsideron si shkelje të angazhimit të mëparshëm dhe humbje të besimit të BE-së. “Kjo nuk është një gjë e vogël! Duke bllokuar fillimin e bisedimeve për pranimin në Ballkan, Franca, Hollanda dhe Danimarka jo vetëm që kanë shkelur angazhimet e mëparshme, por edhe privuan Bashkimin Europian nga çdo qasje strategjike të besueshme për këtë rajon të rëndësishëm. Kush do t’i mbledhë…
Gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” vazhdon më 13 nëntor. Rastin e udhëheqë gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova. Në seancën e sotme deklaratë dha eksperti, i cili iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes për ekspertizën e tij të përpunuar në vitin 2016 për autostradën Kërçovë – Ohër, me kërkesë të prokurorisë. Pjesa më e madhe e pyetjeve të parashtruara nga i akuzuari Mile Janakieski ishin për mënyrën dhe të dhënat e shfrytëzuara për përpunimin e ekspertizës për krahasim të propozim çmimeve të ofruara…
Një grup entuziastësh nga Saraji të apasionuar pas bukurive të natyrës këto ditë e kanë themeluar Shoqatën Bjeshkatare Alpiniste Natyra. Bëhet fjalë për një grup, kryesisht të rinj, nga fshatra të ndryshme të Sarajit të cilët kanë vendosur që aktivitetet e tyre bjeshkatare tani e tutje t’i vazhdojnë në formë më të organizuar në kuadër të SHBA Natyra. Kjo organizatë pritet të sjellë shumë aktivitete, shëtitje dhe ngjitje nëpër bjeshkë të ndryshme të vendit dhe rajonit, të ngritë vetëdijen për rolin dhe rëndësinë e natyrës, si dhe të sensibilizojë për nevojën e patjetërsueshme të ruajtjes së natyrës dhe dobitë shëndetësore…
Shterjovski Gordan nga Velesi u bë milioner. Shpërblimi më i dashur Milioner Xhek Pot i Lotarisë së Shtetit i solli atij 1,617,237.00 denarë. Shpërblimi Milioner Xhek Pot u fitua më 10.10.2019 në Sport Life Trade në Veles. Banori i Velesit, Shterjanovski Gordan fitoi shpërblimin fantastik Milioner Xhek Pot, me vlerë prej 1,617,237.00 denarë. Kjo lojë e fatit u fitua në 10.10.2019 në Sport Life Trade në Veles. Gordan u kthye në atdheun e tij disa ditë më parë, kështu që kjo është një arsye shtesë për të festuar me familjen e tij. Në ambientet e Lotarisë Shtetërore, ai na tha…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar për mos marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. “Ne si Aleancë për shqiptarët jemi shumë të dëshpëruar, jo me BE-në por me faktorin politik në Maqedoni. Problemi nuk është në BE por problemi është në Maqedoni, këtu brenda. Me sjelljen e Qeverisë në e kemi merituar këtë epilog. Dikush duhet të paguaj çmimin e dështimit dhe dëshpërimit të qytetarëve. Ky çmim është që kryeministri të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme” ka thënë Sela, duke thënë se zgjedhjet mund të mbahen në janar ose…
Zv.kryeministri për Çështë evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka thënë se ky është hap i rëndë për vendin dhe se Maqedonia nuk duhet të ik nga kjo rrugë duke punuar për reforma. “Thjeshtë si vend me të vërtet u kthyem në rrugën euroatlantike në kuptimin më të gjërë të fjalës. Dhe kjo nuk është vetëm konstatimi ynë ,por për këtë morëm edhe konfirmim nga Komisioni Evropian, nga fqinjët edhe nga vendet anëtare të Unionit, por edhe Këshilli i BE-së , sot 27 vende anëtare të cilave u jemi shumë falënderues, kërkuan qartë pa hamendje që Republika e Maqedonisë…
Nga QKUK kanë dhënë detaje për zjarrin në banesën në Ulpianë nga i cili mbetën të lënduar gjashtë persona. Mjeku kujdestar në qendrën e reaniminimit ka thënë se rreth orës 09:00 kanë pranuar një pacient që kishte djegie pas rastit, shkruan lajmi.net. Ai ka treguar se pacienti ishte i djegur në dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile sipas mjekëve. “Për momentin vec një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e…
Në mënyrë të qartë u angazhuam për hapje të negociatave edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë. Një numër i madh i vendeve e ndan atë qëndrim, por për fat të keq për shkak të një numri më të vogël të vendeve nuk erdhi deri te qëndrimi unik dhe nuk u miratuan konkludimet. Kroacia ndjen keqardhje për atë shkak, deklaroi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në Bruksel para fillimit të vazhdimit të Samitit të BE-së. Konsideruam, shtoi Plenkoviq, se ky është moment i mirë se dy vendet, sipas mendimit të Komisionit evropian kanë bërë përparim të dukshëm për të…
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias thotë se Bashkimi Europian po përballet sot me një mungesë të fortë vizioni. Me një shënim në “Twitter”, ai i bën thirrje unioni europain që t’i hapen negociatat Maqedonisë së Veriut. Më tej Kotzias thekson se stabiliteti në Evropën Juglindore është kusht kryesor për paqe. “Ndërsa Siria është në zjarr, BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e Marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është e domosdoshme. Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në…

