Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, këtë të diel i ka ftuar në takim krerët e partive politike. Siç mëson A1on, në takim janë ftuar të gjithë liderët e partive politike edhe shqiptare edhe maqedonase. Për momentin është e paqartë se kush do të merr pjesë. Ky takim është ftuar për shkak të gjendjes që është krijuar pas refuzimit të Francës të jep datë për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Author: Hamdi Kumanova
Senati francez ka miratuar në lexim të parë propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Maqedonia është që prej 6 shkurtit pjesë e NATO-s dhe nuk ka më pengesa për të. Tashmë janë vetëm procedurat që duhet të kryhen nga të gjitha vendet anëtare. Në momentin e anëtarësimit Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka hedhur firmën.
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në një deklaratë për medie gjatë vazhdimit të sotëm të takimit të liderëve të BE-së tha se e ka këshilluar kolegun e tij maqedonas, Zoran Zaev që të mos jap dorëheqje, shkruan Almakos. “E kam këshilluar Zaevin që të mos jap dorëheqje, ka edhe shumë punë për t`u bërë”, tha Borisov. Borisov ka deklaruar se nëse në Republikën e Maqedonisë Veriore ka parti dhe forca që duan ta kthejnë shtetin prapa, kjo është problem i madh. /Almakos/
Temë e këtij libri janë qendrat për hulumtim parlamentar të cilat funksionojnë në kuadër të parlamenteve në shumë shtete të botës. Autorja në fjalë është përjekur t’u jap përgjigje pyetjeve më të parashtruara të cilat kanë të bëjnë me qendrat e hulumtimit parlamentar lidhur me qëllimin e krijimit të tyre, informacione rreth funksionimit të tyre, si dhe të dhëna se si ky hulumtim momental i plotëson proceset parlamentare dhe cilat janë shërbimet e ofruara, cilët faktorë ndikojnë në zbatimin e këtij hulumtimi në proceset parlamentare, cilat janë vlerat dhe parimet e punës së shërbimit të hulumtimit parlamentar, cili është kontributi…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtetasit izraelit ndaj të cilit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një komunikate për media ku ka treguar edhe arsyen e vendosjes së masës së paraburgimit. “Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, pasi…
Me mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e mbijetuara e dhunës seksuale Shyhrete Tahiri – Sylejmani, të hënën dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ajo foli publikisht para mediave, deri sa kërkoi drejtësi për të dhe të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka mbështetur Shyhretën dhe ka vlerësuar guximin e saj të jashtëzakonshëm që ka folur publikisht. “Zonja Shyrete Tahiri Sylimani, një nga viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka…
Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë kanë vizituar ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku ku kanë marrë konfirmimin e ShBA-së për fuqizimin e mëtutjeshëm të institucioneve të drejtësisë. Në një njoftim për media, IPK bënë të ditur se në takimin që kanë pasur me menaxheren e Programit ICITAP, Kimberly Riffe dhe zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J.Giacobbe, Jr, është ritheksuar përkushtimi i fortë i Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vazhdimi i përkrahjes në fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit. “Nikoqirët e takimit…
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit rreth një fotografie të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Presidenti serb kishte reaguar për një fotografi në të cilën shihen ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ajo çfarë e kishte penguar presidentin serb kishte qenë flamuri shqiptar në prapavijë. “Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’iu pyes…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës edhe këtë vit e shënoi 16 tetorin, Ditën Botërore të Ushqimit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi tha se manifestimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit. “Sot, ne e shënojmë ditën botërore të ushqimit, kjo ditë ka filluar të përkujtohet nga viti 1981 për çdo vit, kurse zanafillën e ka në vitin 1945, kur në qytetin Kebek të Kanadasë bashkohen disa shtete dhe e formojnë agjencinë, apo Organizatën Botërore të Ushqimit. Qëllimi…
Gjetja e fundit publike e botuesve të librave është zbatuar në vitin 2014. Vijon procedurë e re e cila duhet të përfundojë së shpejti. Pritet që Byroja për Furnizime Publike ta zbatojë procedurën ligjore për kontrollimin e procedurës gjithëpërfshirëse, të nënshkruhen marrëveshjet dhe menjëherë të veprohet drejtë botimit të librave, deklaroi ministri i Arsimit Arbër Ademi. “Domethënë pesë vitet e fundit nuk ka pasur furnizim publik, sepse ose në disa instanca të tjera ose në procedura gjyqësore në njëfarë mënyre të anulohet e njëjta. Besoj se këtë herë procedura është tërësisht e rregullt dhe se pas pesë viteve do të…
Eurokomisari për Emigrim, për Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitros Avramopulos konsideron se Komisioni Evropian është i qartë kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por vendimi për vazhdimin e procesit eurointegrues për të dy vendet është në duar të vendeve anëtare. “Të jemi shumë të kujdesshëm me Ballkanin, Të mos lejojmë Ballkani të riballkanizohet si në të kaluarën”, paralajmëroi Avramopullos. Këshilli i BE-së në takimin e djeshëm në Luksemburg nuk arriti marrëveshje rreth hapave vijues në procesin e zgjerimit të BE-së. Vendimin për atë nëse dhe në cilën mënyrë Shkupi dhe Tirana…
Propozimi për vendosjen e Komisionit Anketues për punën e Prokurorisë Speciale Publike që nga themelimi i saj deri më 15 shtator të këtij viti ditën e premte do të jetë në seancën plenare para deputetëve. Sipas burimeve nga Kuvendi, ende nuk dihet se si do të votojë shumica parlamentare, pasi që më herët propozimi i opozitës së OBRM-PDUKM-së u kthye mbrapa për përpunim, për shkak të mangësive. Deputeti OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë e atëhershme e akuzoi se dyshon se në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në dokument kishte nënshkruar sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Nga…

