Gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Londër e takova delegacionin e Shqipërisë në përbërje: Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia, Nimet Musaj dhe Myslim Murrizi. Në fokus të bisedave tona në frymë tejet miqësore i kishim marrëdhëniet ndërshtetërore, të cilat duhet t’i ndërtojmë dhe forcojmë edhe më shumë. Synimet tona euroatlantike të përbashkëta, ku si shqiptarë e shohim të ardhmen, shpresojmë se së shpejti do t’i arrijmë për të mirën e qytetarëve.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje mes biznesit dhe sindikatave për rritjen e pagës minimale dhe në të ardhmen ajo do të jetë 14.500 denarë. Aktualisht paga minimale është 12,507 denarë. -Në vitin 2017 kemi rritur pagën minimale për 3.500 denarë, ndërsa deri më tani ishte 12,507 denarë. Tani ne po i rrisim për 2,000 denarët shtesë, ku shuma do të arrij në 14.500 denarë, tha Zaev. Zaev nënvizoi se ai shpreson që deri në fund të mandatit të tij të arrijë objektivin që paga minimale të arrij prej 16,000 denarë ndërsa ajo mesatare 30,000 denarë.
Pas daljes së rezultateve zgjedhore, ku doli fituese Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti tashmë është takuar një herë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në tentim për një koalicion të mundshëm. Pas numërtimit të të gjitha votave, LVV-ja dhe LDK-ja pritët të kenë edhe një sërë takimesh në tentim për një marrëveshje bashkëqeverisëse. Marrë parasysh rezultatin e ngushtë që doli në zgjedhje ndërmjet këtyre dy subjekteve, lajmi.net ka mësuar se LVV-ja dhe LDK-ja në bisedat e para janë pajtuar që pushteti të ndahen në mënyrë të barabartë 50 me 50. Sipas burimeve të lajmi.net, fillimisht është rënë dakord që qeveria të reduktohet…
“Sot nuk jam këtu me pozicion që të mbrojë veto. Do të bisedojmë për dy dimensione – hapjen e negociatave nga ana e një Evrope të përgatitur dhe për reforma në procesin e negociatave”, deklaroi Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane, Ameli de Monshalan para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg në të cilin duhet të debatohet edhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Ky është proces i gjatë dhe frustrues për vendin i cili negocion dhe nuk krijon besueshmëri. Për këtë shkak kjo është mundësi shumë e mirë për…
Me prononcimin e të dëmtuarve sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë. Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Në seancën e sotme përfaqësuesit juridik të një pjese të të dëmtuarve, shumica e përfaqësuesve të familjeve të udhëtarëve që humbën jetën u prononcuan se i bashkohen përndjekjes penale dhe të gjithë paralajmëruan dëmshpërblim pronësoro-juridik. Për debatin e radhës më 18 tetor gjykata paralajmëroi se do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë në procedurë, ndërsa të cilët nuk janë prononcuar para gjykatës, ndërsa për…
Në Ohër sot do të zhvillohet takim i ri i Komisionit të përzier për çështje arsimore – historike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk. Në fokus të takimit të sotëm, është vazhdimi i aktiviteteve të ngecura nga muaji i kaluar, që u zhvillua në Sofje, për rëndësinë e personalitetit dhe veprës të Goce Dellçev në kontekst të rëndësisë së tyre për historinë e të dy vendeve. Ky është takimi i pestë i Komisionit këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit është paraparë edhe një. Qëllimi i takimeve, siç thonë nga Komisioni, është bëhet denacionalizim…
Kjo është kohë e papërsëritshme për vendin tonë, anëtare e ardhshme e NATO-s jemi, presim vendim pozitiv nga BE, ato janë mundësi për zhvillim më të madh ekonomik dhe përfitime për qytetarët, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. Ai dërgon një falënderim të madh edhe tek konsujt e nderit për gjithçka që bëjnë në përmirësimin e imazhit të shtetit dhe ftojnë në periudhën që vijon të participojnë në proceset pozitive, përfitimet ekonomike dhe zhvillimin e shtetit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Bllok sot e përsëriti pozitën e vendit të tij se Maqedonia e Veriut është më e gatshme se Shqipëria për fillimin e negociatave me BE-në. Para fillimit të Këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg në të cilin do të debatohet për fillimin e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën, Bllok deklaroi se pozita e Holandës është se çdo vend duhet të vlerësohet sipas plotësimit të kritereve. “Të dyja vendet u angazhuan fortë. Lidhur me Maqedoninë e Veriut mendojmë se duhet të ndërmerret edhe një hap i rëndësishëm, ndërsa ai është Ligji…
Zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa sot përmes një konferencë për shtyp në Qeveri do të arsyetohet për videon e publikuar nga Top Chanel, ku ai shihet se si po negocion për ryshfet për të kryer një operacion ndaj një shtetasi shqiptar, pa paguar në procedurën e rregullt, përcjell in7. Nga prokuroria thonë se gazetarët shqiptarë nuk e kanë raportuar rastin në organet kompetente. Sidoqoftë, sipas informacioneve jozyrtare, Prokuroria Themelore Publike tashmë janë duke u ndërmarrë hapa për të verifikuar pretendimet e bëra nga gazetarët hetues. Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ dje publikoi xhirrim ku mund të vërehet se si zëvendësministri i…
Kryesimi finlandez me Bashkimin Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg në Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin në nivel ministrave të jashtëm mes tjerash duhet të bisedohet edhe rreth vendimit për fillim të negociatave me të dy vendet. “Zgjerimi është në agjendën tonë dhe ne si kryesi jemi tërësisht të përkushtuar ndaj procesit dhe sot presim sinjal drejt…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Die Presse”, ka folur rreth vendimit të BE-së për nisjen e negociatave. Ai thotë se për një vit e gjysmë shteti ka bërë atë që është kërkuar nga BE-ja, ndërsa tani kërkon që jepet mundësia, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më…
Bashkimi Evropian është duke vëzhguar me vëmendje situatën e krijuar pas reaksionit që shkaktuan zarfet e Serbisë, në punonjësit e KQZ-së gjatë procesit të numërimit të votave në Kosovë. Në një përgjigje të dhënë për klankosova.tv, zyra për media e Bashkimit Europian, ka thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve deri në rezultatet finale. ”Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”. Pyetur se si do të ndikojë kjo situatë në procesin e dialogut tashmë të bllokuar mes Kosovës e Serbisë, BE shton: ”Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim e…

