Zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa sot përmes një konferencë për shtyp në Qeveri do të arsyetohet për videon e publikuar nga Top Chanel, ku ai shihet se si po negocion për ryshfet për të kryer një operacion ndaj një shtetasi shqiptar, pa paguar në procedurën e rregullt, përcjell in7.
Nga prokuroria thonë se gazetarët shqiptarë nuk e kanë raportuar rastin në organet kompetente.
Sidoqoftë, sipas informacioneve jozyrtare, Prokuroria Themelore Publike tashmë janë duke u ndërmarrë hapa për të verifikuar pretendimet e bëra nga gazetarët hetues.
Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ dje publikoi xhirrim ku mund të vërehet se si zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa është duke marrë ryshfet. Asim Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku falë edhe pushtetit të tij kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe.



