Author: Hamdi Kumanova

Kryesimi finlandez me Bashkimin Evropian është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg në Këshillin për punë të përgjithshme, në të cilin në nivel ministrave të jashtëm mes tjerash duhet të bisedohet edhe rreth vendimit për fillim të negociatave me të dy vendet. “Zgjerimi është në agjendën tonë dhe ne si kryesi jemi tërësisht të përkushtuar ndaj procesit dhe sot presim sinjal drejt…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Die Presse”, ka folur rreth vendimit të BE-së për nisjen e negociatave. Ai thotë se për një vit e gjysmë shteti ka bërë atë që është kërkuar nga BE-ja, ndërsa tani kërkon që jepet mundësia, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është duke vëzhguar me vëmendje situatën e krijuar pas reaksionit që shkaktuan zarfet e Serbisë, në punonjësit e KQZ-së gjatë procesit të numërimit të votave në Kosovë. Në një përgjigje të dhënë për klankosova.tv, zyra për media e Bashkimit Europian, ka thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve deri në rezultatet finale. ”Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”. Pyetur se si do të ndikojë kjo situatë në procesin e dialogut tashmë të bllokuar mes Kosovës e Serbisë, BE shton: ”Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve zyrtare që po i zhvillon këto ditë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sot ka realizuar takim edhe me Zëvendëspresidenten e Senatit Francez dhe njëherazi edhe anëtare e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, znj. Helene Conway – Mouret. Gjatë takimit mes Gashit dhe senatores franceze – Mouret, u bisedua për rolin dhe kontributin e rëndësishëm që po jep shteti francez për aderimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën euro-atlantike të NATO-s dhe BE-së. Ndryshe, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, sot në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka…

Lexo më Shumë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar. Ambasadori Sakar e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai tha se mbështetja e Turqisë do të vazhdojë dhe se me rëndësi është të zhvillohet një partneritet mes dy vendeve tona sidomos në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë. “Turqia po ashtu do ta ndihmojë dhe e përkrahë anëtarësimin e Republikës tonë në NATO dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë”- tha ambasadori Sakar. Kurti ndërkaq e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, duke shprehë besimin se partneriteti mes republikave tona…

Lexo më Shumë

Pas 20 vjet heshtjeje, Shyhrete Tahiri-Sylejmani ka vendosur të ngreh kallëzim penal në cilësinë e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit të Kosovë. Këtë kallëzim penal, ajo e ka ngritur më Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Ajo shumë shkurt është paraqitur para mediave duke thënë se ka vendosur të kërkojë drejtësi dhe njëherësh ka inkurajuar edhe gratë e tjera, si tha ajo, viktima të dhunës seksuale, që të ndërmarrin një hap të tillë. “Sot jam këtu të ndaj me ju dhimbjen që kam në shpirt dhe të përfaqësojë të gjitha nënat, motrat, bijat, vëllezërit që kanë…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 20 e 50 minuta, në SPB Tetovë, 34-vjeçarja nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën 29-nëntori në Tetovë, pas një zënke verbale që kanë pasur. ka qenë fizikisht e sulmuar nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar nga Tetova, të cilin pjestarët e policisë menjëherë e kanë privuar nga liria. Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Dje  rreth orës 12.00, në autostradën Shkup-Tetovë, vetura ,,Citroen,, me targa të Tetovës,  të cilën e ka drejtuar 60-vjeçari B.V. nga Tetova, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga duke dalur nga korsitë e autostradës. Gjatë aksidentit B.V. dhe bashkudhëtarja në veturë C.V. (56) nga Tetova, kanë pësuar lëndime trupore, prej ku me anë të autoambulancës janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Maqedonia juglindore është dridhur nga një tërmet. Një tërmet me madhësi 2.6 ballë u ndje sot në mëngjes në Strumicë, deklarojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Dridhja u ndje në orën 9:48 të mëngjesit me një epiqendër 127 kilometra në juglindje të Shkupit, në epiqendrën e Strumicës. Konkretisht, epiqendra ishte 5 kilometra larg fshatit Kuklish. Dridhja ishte në një thellësi prej 5 km.

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së është e gatshme të jetë bartëse e projektit për lidhje me tren të Aeroportit ndërkombëtar në Shkup. Nga kjo ndërmarrje, për “Meta.mk” thonë që ideja për ndërtimin e hekurudhës për trenin deri në aeroport është shqyrtuar edhe para 20 vitesh, transmeton Portalb.mk. Në konsultim me qeverinë dhe me ministrinë kompetente, së pari duhet të sigurohen mjete financiare për hartim të studimit për fizibilitet, projekt ideor dhe projekt kryesor për lidhjen hekurudhore të vijës ekzistuese hekurudhore Shkup – Kumanovë me aeroportin. Bashkë me punët përgatitore të cilat përfshijnë eksproprijim të tokës, procedura…

Lexo më Shumë

Një trup i pajetë i një burri 67-vjeçar u gjet nga rruga në fshatin Rogaçevë të Tetovës dje rreth orës 4 pasdite, njoftoi sot SPB-ja e Tetovës. Në trup nuk kishte gjurmë dhune, por prokurori publik urdhëroi të bëhej autopsi. “Në rrugën në fshatin Rogaçevë u gjet i vdekur G.K. (67) nga Shkupi. Mjeku i urgjencës në Tetovë konfirmoi vdekjen pa gjurmë dhune. Një ekip nga SPB-ja e Tetovës ka inspektuar vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi”, njoftoi sot Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i SPB-së të Tetovës.

Lexo më Shumë

 Lufta kundër varfërisë dhe pabarazisë në shoqëri është prioritet kulmor i Qeverisë dhe në këtë drejtim është edhe vendosja e politikave me të cilat i kthejmë paratë ndaj qytetarëve, politika me të cilat u ndihmojmë atyre të cilëve u është më se e nevojshme ose pa harruar edhe në margjinat e shoqërisë. Këtë e theksoi në fjalim, kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme rajonale për mbrojtje efektive sociale me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftë kundër varfërisë, në të cilën fjalim pati edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska. Duke folur se prioritet mbetet koncepti për barazi…

Lexo më Shumë