VMRO DPMNE-ja është optimiste se megjithatë mund të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i partisë Naum Stoikovski thotë se VMRO-ja është në kontakt me të gjitha partitë, por nuk zbardh nëse tashmë kanë arritur të bindin ndonjë nga deputetët e shumicës të cilët kundërshtojnë zgjedhjet e parakohshme. Absolutisht se puna kriminogjene që shkakton komplikime në integrimin e Maqedonisë, sic raportuam në vazhdimësi do të bëjë një nxitje shtesë për disa deputet që të pranojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, absolutisht për momentin situata është se pushteti I ka 61 deputetë të nevojshëm për të votuar…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia Veriore duhet t’i respektojë obligimet dhe në mënyrë të drejtë ta interpretojë Marrëveshjen e Prespës, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë për gazetën greke “Katimerini”. “Lidhur me Qeverinë e Maqedonisë Veriore është e qartë se duhet në mënyrë të përpiktë dhe saktë t’i përmbahet obligimeve nga Marrëveshja e Prespës. Në këtë është përfshirë edhe interpretimi i saktë, sepse çdo tekst ligjor, madje edhe teksti më i kompletuar dhe më i hollësishëm ka hapësirë për interpretim. Duam të dakordohemi me Qeverinë e Maqedonisë Veriore për interpretim të drejtë të marrëveshjes. T’i zgjidhim problemet…
Ish-Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva pas katër ditësh mjekim spitalor në klinikën “Zhan Mitrev” sot duhet të kthehet në paraburgim në burgun hetues “Shkup”. Avokatja Irena Fërçkovska, tha se presin Janeva sot të lëshohet nga mjekimi spitalor, kur do të kenë edhe më shumë detaje për gjendjen shëndetësore. “Me siguri do të lëshohet sot në mesditë dhe atëherë do të kem më shumë detaje”, deklaroi Fërçkovska. Për shkak të tensionit të lartë dhe anksiozitetit të përgjithshëm Janeva javën e kaluar u transferua në klinikën “Zhan Mitrev” për kontroll kardiologjik internist. Fërçkoska, më 10 tetor, tha se Janeva është mbajtur në…
Për shkak të realizimit të punëve ndërtimore nga mëngjesi i sotëm në orë ora tetë është ndërpre tërësisht komunikacioni në rrugën magjistrale A-3 Shtip- Dellçevë në vendin e quajtur “Komposara” deri te “Baza Granit”. Ndërprerja e trafikut do të zgjat deri në ora 15 pasdite, ndërsa deri atëherë lëvizja do të riorientohet përmes Koçanit, njofton LAMM.
Lajmet e rreme do të vazhdojnë të jenë problem për Maqedoninë e Veriut, derisa vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zoran Jankoviq, shef i zyrës për lidhje me NATO-n në Shkup. “Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë delikate para se të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s duke iu ekspozuar rrezikut nga lajmet e rreme”, thotë Jankoviq. Jankoviq sikurse dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut i cili ka potencuar ndikimin e lajmeve të rreme ruse përmes rrjeteve sociale si…
Prokuroria Speciale e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë sqarim rreth helmimit të zyrtarëve të KQZ-së. Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë KosovaPress-it se Prokuroria Speciale nuk i ka lejuar ata të japin komente rreth helmimit të zyrtarëve të KQZ-së. Ndërkaq i kontaktuar pak minuta më parë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefiku bëri të ditur se gjithçka do të sqarohet përmes një komunikate për media. Ndryshe më herët, Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Klinika Infektive, kanë njoftuar se nëntë zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, kishin kruarje të intensitetit të ulët dhe…
Një aksident trafiku me te lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Druare të Vushtrrisë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona. Të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor ne Spitalin e Vushtrrisë. /Lajmi.net/
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, teksa ka theksuar se do të ofrojnë sigurinë maksimale që mos të preket integriteti i procesit zgjedhor. Përveç kësaj, Halimi bëri të ditur se bashkë me votat e ardhura nga Serbia janë edhe zarfe nga shtete të tjera. Derisa tha se KQZ-ja pritët të vendos se si do të veprohet më tutje me këta zarfe. “Ende nuk e kemi situatën e qartë, aty kanë ardhur zarfe nga shtetet tjera, por edhe nga Serbia. Procesi i verifikimit ka vijuar gjatë këtyre ditëve. Po besoj…
Ndonëse në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar t’i nisin negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, arritja e marrëveshjes duket të jetë ende mjaft larg. Kështu të paktën parashikojnë disa zyrtarë nga partitë në negociata, sidomos ata nga LDK-ja. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, konsideron se arritja e një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë e vështirë. Sipas tij, problemet e më të mëdha do të jenë në harmonizimin e programit të përbashkët për të pasur sukses në bashkëqeverisje. Sidoqoftë, ai parashikon se negociatat e vërteta për arritjen e marrëveshjes mund të…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas helmimit të 26 zyrtarëve të KQZ-së. 26 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë helmuar nga disa zarfe të fletëvotimeve të ardhura nga Serbia. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan lajmi.net. Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se këto zarfe janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. “Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen”, thuhet ndër të tjera në reagim. Reagimi i plotë i…
Mijëra drunj po prehen në malin Sharr, alarmon bjeshkatari dhe fotografi nga fshati Bozovcë, Shahin Fazlija. Ai gati çdo javë shkon në vendin turistik në Leshnicë që është 8 kilometra larg nga fshati ku jeton. Me fotoaparatin e tij ka shkrepur disa fotografi ku mund të shihen drunj të prerë dhe eskavator. Sipas tij këtu po bëhet gati për tu ndërtuar një hidrocentral. Në fshat mund të vërehen prerjet e drunjve. Një pjesë e fshatarëve poashtu shihen me kuaj të ngarkuar me drunj. Takuam një banor i cili ishte rrugës për të prerë drunj. Fshatarët rrëfejnë se frigohen që të…
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kuvendin Zgjedhor tëDegës së BDI-së në Dibër , ku 44-të delegatët e pranishëm kishin mundësi të votonin dy kandidatët Burim Kaziun dhe Artin Spahiu ku ky i fundit morri vetëbesimin e delegatëve me 25 vota kundrejt kundër kandidatit i cili pati 17 vota. Kryetari i ri i degës ë BDI-së, në Dibër, Artin Spahiu para të pranishmëve falënderoi delegatët për besimin e dhënë, që më bënë të ndjehem krenar por edhe më jep përgjegjësi që të mos ju zhgënjej. “Ju garantoj se në çdo moment dhe në çdo veprim do të kem përgjegjësin maksimale që së bashku të vazhdojmë rrugën e fitoreve më të mira të përbashkëta. Uniteti, transparenca,…

