Që nga 1 tetori, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ilaçe në dispozicion në çdo kohë të muajit, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Venko Filipçe, i cili, siç tha ai, ka dëshmuar se kujdesi për pacientët është një përparësi kryesore e LSDM-së, duke udhëhequr politika reale në interes të të gjithë qytetarëve. “Ne kemi hequr plotësisht kuotat e ilaçeve me recetë në barnatore në të gjithë vendin. Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vënë në dispozicion ilaçe për pacientët në çdo kohë. Masën që ne kemi shpallur…
Author: Hamdi Kumanova
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i qetë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga LAMM rekomandojnë që shoferët të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Partitë politike në Maqedoni janë duke kërkuar veting për të gjitha sferat e shoqërisë, duke filluar nga gjyqësia e deri tek të gjitha institucionet shtetërore. Por shumica e qytetarëve nuk e dijnë se për çfarë bëhet fjalë dhe sa i vështirë është ky proces për tu realizuar, njofton agjencia e lajmeve INA. Vetting-u është procesi i hetimit të plotë të një individi, ndërmarrje ose entiteti tjetër përpara se të merrni një vendim për të ecur përpara me një projekt të përbashkët. Kjo fjalë e bazën nga shekulli XIX dhe u përdorë për herë të parë në Angli, ku një kalë…
12 vjeçarja Flutura Bislimi nga Tetova, pasi vjen nga shkolla çdo ditë ia bën gati terapinë nënës së saj, e cila tashmë 5 vite ka tumor në trurin e vogël. Nuk ka kohë për të luajtur me shoqet, pasi kohën e kalon duke u kujdesur për nënën e saj. Ajo ndonjëherë edhe gatuan por edhe e pastron shtëpinë. Terapia të cilën duhet ta pranojë nëna e saj Sebajete Bislimi kushton 3 mijë euro dhe atë nuk mund ta paguajnë. Fesar Bislimi, kryefamiljari nuk ishte në shtëpi. Ai punon gjithçka që i jepet mundësia. Kohëve të fundit prenë drunj për të…
Prokuroria Publike ka filluar një procedurë parahetimore për ratin “Haraçi II”. Kjo vjen pasi Vera Ivanova ngriti kallëzime penale kundër drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Den Donçev dhe Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Ankesa ishte ngritur edhe kundër një personi tjetër. Në raport thuhet se ata së bashku ndërmorën veprime që i dëmtuan asaj si dhe Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në përpjekje për të ndaluar hyrjen e investimeve të huaja në Maqedoni me vlerë prej 11.5 milion euro. Kujtojmë se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kishte theksuar se ata do të publikojnë në opinion dokumentacionin që ata kanë…
Shefi i Zyrës për lidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se informacionet e rrejshme për anëtarësimin në NATO tregon se nuk është i mirë për vendin. Lojtarët e mëdhenj përpiqen të ndikojnë te njerëzit për t’i bindur ata që shteti nuk është në rrugën e duhur. Në pyetjen se a është e mundur që vendi ynë të anëtarësohet zyrtarisht në NATO në Londër në dhjetor, duke pasur parasysh se deri më tani vetëm 22 nga 29 vendet kanë ratifikuar protokollin,e Jankoviq tha se: “Epo, kjo është e vështirë për tu përgjigjur drejtpërdrejt. Sidoqoftë,…
Të gjithë duhet të kenë trajtim të njëjtë, ndërsa më e rëndësishmja është pagimin e taksave publike, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska në një intervistë për “Fokus”. Ajo njoftoi se si ministre e financave do të ndërmarrë një seri masash për uljen e ekonomisë së zezë. “Vetëm kur ekonomia e zezë të humbet, të gjithë do të përfitojnë. Përveç përmirësimit të projektit “TVSH-ja Ime”, do të ketë edhe masa të tjera. Këtu përsëri, unë do të theksojë teknologjinë si një mjet kryesor për të arritur atë drejtësi dhe efikasitet. Ndiqni atë që punoj, do të ketë ndryshime, sepse gjithmonë…
Ndaj “bombës” së publikuar nga “El Çeka”, në të cilën dëgjohej zëri i ministres aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, kjo e fundit e ka verifikuar autenticitetin e saj dhe ka shtuar se, e njëjta dëshmon se, sa dallim ka mes “ne dhe atyre”, duke aluduar në partinë tash në opozitë, kurse në vitin 2013 në pushtet, VMRO-DPMNE-ja, transmeton Portalb.mk. “Edhe vetë kanë treguar se sa nuk jemi të njëjtë. “Bomba”, vetëm e ka verifikuar se sa i madh është dallimi mesh ne dhe atyre: Ata kërcënohen, ne kërkojmë që të votohet në mënyrë të përpiktë; ata vjedhin, ne kërkojmë që…
Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup, dje prej orës 6:00 deri në mesnatë kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorizues në rajonin e Shkupit. Me atë rast janë sanksionuar 43 vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë zbuluar edhe 46 kundërvajtje të tjera për të cilat janë dhënë 16 urdhër-pagesa mandati dhe 30 urdhër-pagesa kundërvajtëse, kumtoi MPB. Sektori për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup mbrëmë prej orës 23:00 deri në orën 5:00 kreu aksion kontrolli për zbulimin e vozitësve të cilët kanë drejtuar automjetin nën…
Vetëm dy dite përpara takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, janë shtuar zërat skeptikë mbi të ardhmen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin. Kryeministri Zoran Zaev megjithatë nuk e ka humbur optimizmin. Sipas tij çështja e metodologjisë së zgjerimit të BE-së nuk duhet të shtyjë dhënien e datës. Zoran Zaev: “Debati për metodologjinë e zgjerimit nuk guxon që të jetë arsye që ne të mos e marrim datën për fillimin e negociatave apo vendimin për fillimin e negociatave. Atë vendim unë besoj se do ta marrim. Të gjitha vendet që së shpejti janë anëtarësuar kanë bërë më pak prej…
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi prej sot deri më 17 tetor do të marrë pjesë në Asamblenë e 141-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP) në Beograd. Në delegacion janë deputetët, Dime Vellkovski, Jovan Mitreski, Dimitar Stevananxhija, Agim Shaqiri dhe Julijana Nikollova, anëtarë të Delegacionit dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pritet në këtë Asamble të UNP-së të marrin pjesë rreth 1.700 përfaqësues nga mbi 140 vende anëtare të BE-së, si dhe më shumë se 70 kryetarë të parlamenteve. Temë kryesore e diskutimit në…
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjes për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për sigurimin e makinave gjatë udhëtimit jashtë shtetit. “Duam ta ulim kartonin e gjelbër, duam ti thjeshtëzojmë pikëpagesat rrugore, të cilat paguhen për rrugët, duam ta racionalizojmë dhe thjeshtëzojmës regjistrimin e automjeteve dhe me këtë t’u kursejmë para qytetarëve” – theksoi Zoran Zaev gjatë tribunës së LSDM-së me qytetarët e Kumanovës. Për uljen e çmimeve të kartonave të gjelbër për rajonin, Zaev theksoi se është duke biseduar me kompanitë e sigurimeve për të parë mundësitë dhe për të analizua…

