Ne dhamë rezultate lidhur me stabilitetin politik, liritë mediatike por edhe arritjen e një pjese të qëllimeve strategjike të qytetarëve, si anëtarësimin në Aleancën e NATO-s e presim deri në fund të këtij viti, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme “Perspektivat dhe sfidat e Evropës Juglindore” në Cvatat, Kroaci. Sipas ministres, nëse javën e ardhshme nuk sillet vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut, forcat progresive janë të gatshme për kompromise të guximshme, për pajtim për një pasqyrë të ndryshme, demokratike dhe progresive për Ballkanin, do të ndjejnë mungesë interesi nga Bashkimi Evropian. “Vendi ynë gjithmonë e…
Author: Hamdi Kumanova
Policia dje ka arrestuar dy persona për shkak se tek ato është zbuluar lëndë narkotike. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e tyre me targa të Tetovës është zbuluar marijuhanë, pushkë “bokerica” kal.12 mm, 13 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 15 plumba 7.62 dhe 15 m, dhe drunj të cilët nuk ishin të vulosura. Për rastin u njoftua një prokuror publik, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet parashtresa të përshtatshme./Telegrafi/
Kryetari i Parlamentit austriak, Volfgang Sobotka e mbështetë integrimin evropian të Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor dhe konsideron se secili që e bllokon fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kursin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe dëmtohet kredibiliteti i Unionit. Këtë e theksoi në prag të takimit të Unionit interparlamentar në Beograd dhe paralajmëron se konferencën do ta shfrytëzojë për bindje të mëtutjeshme për nevojën e fillimit të negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën. “Unë jam mbështetës i bindur i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor. Kandidatet…
Kryeministri Zoran Zaev premtoi nga Kumanova rritje të vazhdueshme të rrogave në Maqedoninë e Veriut. Në tribunën e mbajtur me sloganin “Në rrugë të drejt”, Zaev theksoi se kjo Qeveri vazhdimisht është përkujdesur për qytetarët përmes zbatimit të masave për përmirësimin e jetës së tyre dhe për të pasur më shumë para. Sipas tij, me rritjen e rrogës minimale deri në 12.500 denarë, jan barazuar gjitha industritë dhe janë siguruar më tepër para për buxhetet familjare. “Por, e dimë se edhe kjo nuk mjafton. Janë duk përfunduar bisedimet për rritje të ri të pagës minimale për edhe më shumë para…
Policia e Shkupit dje prej orës 6:00 deri më orën 24:00 ka realizuar një kontroll veprimi për të zbuluar shoferet që e tejkaluan shpejtësinë e vozitjes në rrethinën e Shkupit. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar 22 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. Janë zbuluar 49 kundërvajtje të tjera, për të cilat janë lëshuar 21 urdhër pagese të detyrueshme dhe 28 urdhër pagesa për kundërvajtje. Janë sanksionuar edhe 16 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit. Janë zbuluar 25 vepra të tjera penale për të cilat janë lëshuar tetë urdhra pagese të detyrueshme dhe 17 urdhra pagesa për kundërvajtje. Janë…
Paratë nga parcelat që do të shiten në zonën industriale “Novini” do të ri-investohen. “Çmimet e 51 parcela ndryshojnë në varësi të afërsisë së autostradës dhe shkojnë nga 61 deri në 800 denarë për metër katror”, tha kryeministri Zoran Zaev sot në një takim me komunitetin e biznesit nga Kumanovë në zonën industriale në ndërtim e cila ndodhet në fshatin Reçica afër rrugës Kumanovë – Tabanoc. Në takim biznesmenët që janë të interesuar për hapjen e kapaciteteve në zonë u informuan për mundësitë e ofruara nga zona dhe kërkuan thjeshtimin e procedurave dhe gazifikimin e zonës. Ata gjithashtu kërkuan nga…
Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, këto ditë po qëndron në Londër, ku po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila nga 11 deri në 14 tetor po zhvillohet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe. Gjatë qëndrimit disaditor në Londër, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi pritet të realizojë takime të rëndësishme me politikanë dhe diplomatë ndërkombëtarë, ndërsa ai do të ketë edhe një paraqitje para Asamblesë së NATO-s, ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Stoltenberg. Krejt kjo ndodhë në vigjilje të momentit historik kur pritet që Maqedonia e Veriut të marrë dritë…
Bashkëpunimi ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, realiteti i ri i diktuar nga ‘Brexit’ dhe ofrimi i mbështetjes për zbatimin e një projekti për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale, efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit të financave publike ishin temat kryesore të diskutuara në takimin e parë të Ministres së Financave Nina Angelovska dhe Ambasadores britanike, Rachel Galloway. Ministrja e Financave tha se tregtia midis dy vendeve po rritet. Në vitin 2018, ajo regjistroi një rritje vjetore prej 9.3 përqind, me një tregti prej 832.2 milion euro, ndërsa rritja në shtatë muajt e parë të 2019 ishte…
Një femër është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Gjilanit e cila me vete posedonte substanca të dyshimta të llojit marihuanë. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare, pasi që gjatë kontrollimit të saj i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.3 gram, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pushteti lokal në Maqedoninë e Veriut, kërkon më shumë kompetenca apo vazhdimin e procesit të decentralizimit të pushtetit qendror, para së gjithash në sferën e financave. Disa nga drejtuesit komunalë thonë se po përballen me mungesë të fondeve për shkak të të ardhurave të ulëta nga tatimet që pamundësojnë realizimin e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve tjera. “Nga viti 2002 e deri më sot nuk vërejmë ndonjë ndryshim të madh, përveç që u dhanë disa kompetenca në urbanizëm, kompetenca të pjesshme në arsim, ndërsa që në sferën e kulturës komuna nuk kanë asnjë kompetencë. Mendoj se jemi…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një intervistë për AIM-në flet për rreziqet e kthimit të shtetasve të Maqedonisë që luftuan në luftërat e huaja. Sidoqoftë, ai nuk zbulon se sa prej atyre luftëtarëve të huaj duhet të kthehen përsëri në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas ofensivës së fundit turke në veri të Sirisë kundër kurdëve që i mbanin ata luftëtarë të huaj si robër. Ministri flet gjithashtu për procesin e rocializimit dhe de-socializimit të këtyre njerëzve pas kthimit në vend dhe pranon se në burgjet, të cilat janë një nga burimet kryesore të ideologjive të dhunshme ekstremiste, nuk po…
Maqedonia e Veriut vitin 2019 do ta përmbyllë me një rritje ekonomike prej 3.1 për qind, bazuar në parashikimet e Bankës Botërore, e cila ka reviduar parashikimin e parë prej 2.9 për qind. Në raportin e publikuar, vlerësime pozitive janë dhënë për uljen e papunësisë në 17 për qind, por në përmbajtjen e tij ka edhe vërejtje sa i përket produktivitetit. “Pagat janë rritur, por paralelisht me këtë duhet të ketë edhe rritje të produktivitetit. Rekomandimi ynë nuk ka të bëjë me mosrritjen e pagave, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të mençur, me përpjekje për rritjen edhe të…

