Brenda pesë ditësh pritet të përmbyllet rinumërimi i 314 kutive të votimit dalur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Ndërkohë që numërimi i votave me kusht, me postë, dhe votave të personave me nevoja të veçanta pritet të fillojë javën e ardhshme, menjëherë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të 314 vendvotimeve. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të cilët ditë më parë morën vendim për rinumërim të vetëm disa kutive, pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri në mesditën e sotme janë rinumëruar 55 kuti…
Author: Hamdi Kumanova
Takimi i Këshillit të BE-së javën e ardhshme është me rrëndësi thelbësore për ne, si vend i cili i plotëson të gjitha parakushtet dhe obligimet e sugjeruara me çka me meritë i presim fillimin e negociatave me BE-në këtë vit, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Italisë ku u takua me ministrin e Çështje Evropiane të Republikës së Italisë, Vinçenco Amendola. Osmani, siç kumtojnë nga SÇE, ka potencuar se fillimi i negociatave aderuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të paraqesin inkurajim edhe për gjithë…
Për qëndrimet e Francës lidhur me datën për fillimin e negociatave me BE-në, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se respekton mendimin individual të çdo vendi dhe se debati është i hapur në funksion të qasjeve të ardhshme metodologjike në procesin negtocieues, por nuk pret që kjo të jetë pengesë për marrjen e datës për bisedimet. “Franca është mik i madh i RMV-së. Informacionet na thonë se kërkohet metodologji e cila do të përshpejtojë bisedimet, por mund të kthej prapa kur shtetet nuk kanë sukses. Kjo është fer pozicion për shkak se ne nuk dëshirojmë vetëm të negociojmë, të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 16 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 25 gradë celcius. Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë.
Mollët e Tetovës janë më pak të zakonshme në tokën bujqësore. Çmimi i ulët i blerjes dhe mungesa e vendosjes kanë bërë që pemishtet të jenë në gjendje të korrnin pemishtet me mollë. Fermeri Dragoljub Zafiroski nga Bërvenica thotë se një problem shtesë është stuhia e pranverës së kaluar, kur gati 70 përqind e të lashtave u shkatërruan. Dhe ajo që ai ka lënë në depo nuk mund të shesë. Blerësit po i ofrojnë asaj që ai thotë se është një çmim poshtërues për kilogram mollë, që është disa herë më pak se kostoja e prodhimit. Shqetësuese është fakti se…
“Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë (përmes Marrëveshjes së Prespës) dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh”. Këtë në intervistën për AIM e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shkup, Emilio Lorenco Sera, i pyetur për qëndrimin e Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE në Këshillin e radhës…
Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit parashtroi aktakuzë për rastin “Reket” kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, por edhe e zgjeroi hetimin për rastin, ndërsa të dyshuar të rinj për rastin janë edhe deputetja Frosina Remenski, babai i Boki 13, Mile Jovanovski dhe nënkryetarja e Lidhjes ndërkombëtare, Jasna Mandiq. Për Remenskin, e cila dje theksoi se nuk ndjehet fajtore dhe se pret që Prokuroria ta dëshmojë atë për të cilën e ngarkon, gjykatësi i procedurës paraprake caktoi masë kujdesi. I është marrë pasaporta, ka ndalesë për t’u larguar nga Shkupi, si…
Pas një debati 10 ditorë në komisionin për financa dhe buxhet dhe seancë plenare u miratua rebalanci i buxetit për vitin 2019, në të cilin u pranuan 57.4 milion denarë amendamente gjithsejt nga deputetët e kuvendit, potencoi kështu zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi. Ky rebalanc ndaj qytetarëve siguron mbështetje për paga më të larta për punonjësit e sektorit privat, paga më të larta për punonjësit e administratës publike, më shumë fonde për të mbështetur masat aktive të punësimit për qytetarët e papunë dhe më në fund, në më pak se tre muaj, qytetarëve do ju kthehen paratë e para përmes…
Zoran Verushevski, ish drejtori i Drejtorisë për Sigurisë dhe Kundërzbulim dhe këshilltari aktual i sigurisë së kryeministrit Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë lidhur me përgjimet e paligjshme në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, tha të enjten se Nikolla Gruevski duhet të jetë i pandehuri i parë. Sipas Verushevskit, Gruevski ka poseduar dhe posedon numër të madh të bombave dhe i ka shfrytëzuar për të siguruar status të favorshëm. Saso Mijallkov dhe të pandehurit e tjerë në “Target – Fortesa” deklaruan që ata nuk kishin pyetje për Verushevski. Në pyetjen e prokurores Lençe Ristovska kur, ku dhe si…
Para pak çastesh në fshatin Tearcë persona të panjohur kanë ndezur një zjarr. Ky akt ka shkaktuar shqetësim tek disa banorë të Tearcës, të cilët kanë reaguar duke ironizuar policinë dhe institucionet tjera përkatëse. “Policë dhe inspektorë komunalë, ju ftojmë në Tearcë për të thithur ajër të pastër”, shprehen banorët e Tearcës të cilët njëherit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve kompetente për të parandaluar këto dukuri. Ndezja e zjarreve dhe mbeturinave, është dukuri e cila paraqitet në qytete të ndryshme.
Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, me shumë gjasa edhe ditën e sotme do e kaloj në spital. Avokatja e saj Irena Frçkovska, për Televizionin Alsat ka bërë të ditur se Janevës i janë konstatuar disa probleme shëndetësore dhe disa anomali. Sipas saj, ish-prokurorja speciale po u nënshtrohet edhe disa procedurave tjera testuese dhe gjendja e saj shëndetësore po ndiqet nga mantel-bardhët. Avokatët paralajmërojnë se do kërkojnë përsëri masën e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por pasi që të marrin përgjigje nga Gjykata në lidhje me garancinë që paraprakisht e ofroi e dyshuara Janeva, për lëshimin e saj…
Çdo gjeneratë merr vendime të cilat e përcaktojnë fatin e popullit dhe ardhmërinë e shtetit. Duke i krahasuar dhe vlerësuar epokat historike, gjenerata e ynë antifashiste sigurisht veçohet sipas veprës së saj, thotë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në video-fjalimin me rastin e 11 tetorit – Ditës së kryengritjes popullore. “Në vitin 1941, kur pjesa më e madhe e Evropës dhe ne këtu ishim të okupuar nga fashizmi, luftëtarët e guximshëm të aradhave partizane në Prilep dhe Kumanovë i kanë sulmuar simbolet e armiqësive të lirisë. Të udhëhequr nga besimi në drejtësi, unitet dhe njerëzi, partizanët…

