Author: Hamdi Kumanova

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga LAMM thonë se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i qetë. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga atje informojnë se do të ketë punë ndërtimore në magjistralen A2 Gupçin-Tetovë, për një periudhë kohore prej dy dytëve, me çka do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit. Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Bullgaria ka nxjerrë kërkesa dhe kushte të reja për Shkupin, në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe në kohën kur po pritet data për fillimin e negociatave me BE-në. Sofja zyrtare tashmë ka në tryezë këto kushte: Maqedonia e Veriut të heqë dorë nga përdorimi i termit “gjuhë maqedonase”, ndërsa BE-ja të përdorë formulimin “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe se nëse është e nevojshme shkrimi “gjuhë maqedonase” të shoqërohet me një yll dhe sqarim “sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për të fshirë pjesët e librave shkollorë ku qëndron fraza “okupator fashist bullgar”, për të mos…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron do të takohen nesër, të cilën siç informojnë agjencia gjermane “DPA”, e shohin si shansin e fundit për të bindur Parisin të ndryshojë qëndrimin e saj për bllokimin e fillimit të planifikuar të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Shpresojmë që Parisi të mendojë përsëri për pozicionin e saj dhe nuk do ta lejojë veten të izolohet në Evropë për arsye të brendshme politike”, tha një diplomat në Bruksel për agjencinë gjermane. Vlerëson se kushdo që tani po bllokon procesin e pranimit do të jetë përgjegjës për destabilizimin e mundshëm…

Lexo më Shumë

Qytetarët dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim të barabartë të negociatave për anëtarësim të barabartë në BE. Alternativë tjetër për kreun shtetëror nuk ekziston dhe beson në mbështetje nga vendet anëtare. “Maqedonia e Veriut i përmbushi tekstualisht të gjitha parakushtet për fillim të negociatave. Stabiliteti i tërë rajonit është i lidhur drejtpërdrejtë me proceset eurointegruese, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e EVropës njejtë po aq i rëndësishëm për projektin e Evropës së bashkuar, si dhe për vendet themeluese”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski dje në konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një letër kryetares se KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarëve tjerë të këtij komisioni. Limaj ka kërkuar rinumërim të votave në nivel vendi. Në KQZ-së thonë se është dorëzuar një kërkesë e tillë, por që nuk japin detaje për shqyrtimin e saj. Lidhur me kërkesën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për rinumërim të votave në nivel vendi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se është në dijeni që protokollit të KQZ-së, i është dorëzuar një kërkesë e tillë, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth saj. “Me sa…

Lexo më Shumë

Komuna e Deçanit pritet ta shkarkojë Nasim Haradinajn nga pozita e drejtorit për Bujqësi. E ky i fundit në një prononcim për EkonomiaOnline këtë vendim po e konsideron politik dhe si “hakmarrje” pasi që në zgjedhjet e 6 tetorit përkrahu haptazi Partinë Demokratike të Kosovës. “Po thjeshtë është një vendim politik që më kanë thënë se mund të merret, por që ende nuk është marrë. Por kemi pasur një mbledhje të drejtorëve, ku kryetari më ka thënë se i duhet dhe është i nxitur që ta bëjë shkarkimin tim. Për mua është krejt normale në kuptimin e kësaj çështje, por…

Lexo më Shumë

Kryesia e LDK nuk ka marrë asnjë vendim për të ngrirë diskutimet me LVV. Kështu ka deklaruar kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani, të cilët thanë se takimet do të vazhdojnë, por vetëm për marrëveshjen finale do të pritet certifikimi i rezultateve. Këto komente janë bërë pas takimit që kreu i LDK-së ka pasur me deputetin e CDU-së në Bundestag, Volkmar Klein. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se e ka njoftuar për të gjitha proceset në të cilat po kalon vendi. “E falënderova për përkrahjen e Gjermanisë dhe theksova nevojën që edhe më tutje…

Lexo më Shumë

Ismet Osmani, i njohur si “Curri” është liruar nga paraburgimi. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Alban Arifi, shkruan lajmi.net. “Kanë pushuar arsyet e arrestimit të tij, ndërkaq ai është liruar”, ka thënë Arifi. Osmanit masa e paraburgimit nuk do t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër, as atë të arrestit shtëpiak. Ismet Osmani – Curri, bashkë me disa persona të tjerë dyshohet për veprën penale të fajdes. Ata u arrestuan kohë më parë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Paraditen e së enjtes, gjatë një ore të mësimit në shkollën “Zejnel Salihu” në Bardh të Fushë Kosovës janë lënduar dy nxënës pasi ka rrëshqitur dritarja e klasës ku ata po vijonin mësimin. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i Arsimit i komunës së Fushë Kosovës, Islam Shabani, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një paralele të klasës së 7-të. Shabani ka theksuar se për këtë ngjarje është informuar rreth orës 14 pasdite, kur edhe i është bërë e ditur se drejtori i shkollës “Zejnel Salihu” së bashku me kujdestarin e klasës i kishin dërguar nxënësit…

Lexo më Shumë

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së po e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit. Në një takim që pati me deputetin e Bundestagut, Mustafa tha se sa procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, dhe se dy parti kanë dalë të parat, shkruan lajmi.net. “Sa i përket procesit zgjedhor, e njoftova deputetin se ky proces ende nuk ka përfunduar se momentalisht jemi dy parti që kemi dalë të parat, LDK dhe VV me një dallim të vogël të votave, fituesi përfundimtar do të përcaktohet me certifikimin e rezultateve, pasi të numërohen të gjitha votave. Madje ai la të kuptohet…

Lexo më Shumë

Pas disa gabimeve teknike që ndodhën gjatë numërimit të votave, ku KQZ-ja mori vendim që disa qendra të shkojnë në rinomrimë, janë shtuar zërat që në numërohen nga fillimi të gjitha kutitë. Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta ka kërkuar rinumërimi  të të gjitha votave. Ajo ka thënë se kjo duhet të bëhet për të hequr të gjitha dilemat. Ajo mendon se procesi i numërimit duhet të zhvillohet në prani të medieve, vëzhguesve dhe shoqërisë civile. Postimi i plotë i Fiknete Bejta Rinumërimi forcon legjitimitetin e fituesve! Nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e…

Lexo më Shumë

Lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj në Kosovë. Që nga marsi i këtij viti, çdo veprimtari e basteve dhe lojërave të fatit në Kosovë është e ndaluar me ligj, dhe secili që ushtron këtë veprimtari do të ndiqet penalisht nga institucionet e drejtësisë, shkruan lajmi.net. Menjëherë pas vendimit të institucioneve, subjekteve të lojërave të fatit u janë revokuar licencat, gjë që ua pamundëson atyre operimin brenda territorit të Kosovës, shkruan lajmi.net. Megjithatë, pronarët e kompanive të basteve kanë gjetur mënyra mjaft të sofistikuara për të kryer jashtëligjshëm veprimtarinë e tyre. Ato aktualisht janë duke operuar në formë “online”,…

Lexo më Shumë