Pas disa gabimeve teknike që ndodhën gjatë numërimit të votave, ku KQZ-ja mori vendim që disa qendra të shkojnë në rinomrimë, janë shtuar zërat që në numërohen nga fillimi të gjitha kutitë.
Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta ka kërkuar rinumërimi të të gjitha votave. Ajo ka thënë se kjo duhet të bëhet për të hequr të gjitha dilemat. Ajo mendon se procesi i numërimit duhet të zhvillohet në prani të medieve, vëzhguesve dhe shoqërisë civile.
Postimi i plotë i Fiknete Bejta
Rinumërimi forcon legjitimitetin e fituesve!
Nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues.
Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare.
Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve.
Ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike. Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha.
Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë.
Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave. /Lajmi.net/



