Qytetarët dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim të barabartë të negociatave për anëtarësim të barabartë në BE. Alternativë tjetër për kreun shtetëror nuk ekziston dhe beson në mbështetje nga vendet anëtare.
“Maqedonia e Veriut i përmbushi tekstualisht të gjitha parakushtet për fillim të negociatave. Stabiliteti i tërë rajonit është i lidhur drejtpërdrejtë me proceset eurointegruese, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e EVropës njejtë po aq i rëndësishëm për projektin e Evropës së bashkuar, si dhe për vendet themeluese”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski dje në konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me presidentin Aleksandar Van der Belen, i cili në takim me Pendarovskin, duke e riafirmuar mbështetjen austriake në proceset tona eurointegruese, theksoi se shteti ynë meriton të marrë datë për fillim të negociatave parainkuadruese.
Sipas kryeministrit, Zoran Zaev, interesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për të filluar negociata me BE-në nuk është vetëm interes i yni, por edhe interes i tërë rajonit. Ai pret që Sofja të japë mbështetje për fillim të negociatave të vendit tonë me BE-në dhe se ky është obligim edhe nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili një javë para sjelljes së vendimit, ishte për vizitë në Itali, konsideron se përpjekjet tona janë nga fundi dhe kredibiliteti i Bashkimit Evropian prej sot është në duart e vendeve anëtare.
Edhe presidenti edhe kryeministri nuk presin pengesë në marrjen e datës për negociata të jetë Franca, e cila dëshiron të parashtrojë propozim për metodologji të re në negociatat inkaudruese për anëtarësim në BE javën e ardhshme në takimin ministror në Luksemburg, me çka do të mund, për herë të tretë të shtyhet vendimi për hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti konsideron se Franca nuk bllokon, dhe se nuk bëhet fjalë për veto franceze për fillim të negociatave inkuadruese.
Ambasadori francez, Kristian Timonie deklaroi se çështja për datën është tjetër gjë, ndërsa krejt tjetër janë parimet, të cilat janë të rëndësishme po aq sa është me rëndësi edhe të bashkëpunojmë. .



