Author: Hamdi Kumanova

Do të jetë e pasigurt, thotë zv. kryeministri Bujar Osmani në prag të Samitit të ardhshëm të shefave të shteteve më 17-18 tetor në Bruksel, ku Maqedonia e Veriut pret datën e fillimit negociatat me Bashkimin Evropian. “Shumica e vendeve kanë shprehur mbështetjen e tyre, veçanërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë Holandën. Sidoqoftë, ne presim që Franca të marrë një vendim. Ende ne nuk kemi qëndrim nga Franca, kemi pozicione të ndryshme të Francës dhe dilema rreth prezantimin e metodologjisë së re të negociatave dhe kur do të prezantohet, qoftë para apo pas fillimi i negociatave, kështu që…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në aksin magjistral A-3 Shtip – Dellçevë nga vendi i quajtur “Udhëkryqi Podlloshka” deri në vendin e quajtur “Koposarë” prej mëngjesit është rikahëzuar përmes qytetit Koçan, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë së Veriut. Arsyeja për rikahëzimin e cila do të zgjasë deri në orën 15, siç thonë nga LAMM, është zbatimi i punimeve ndërtimore.

Lexo më Shumë

Alternativa – Dega Tetovë, duke konstatuar se banorët e lagjes Potok, në mënyrë permanente, kanë probleme me mbeturinat, ndërse aty ka një fluks të madh të kalimtarëve, veçmas të nxënësve të Shkollës Fillore “Migjeni”, kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës për pastrimin e territorit të kësaj lagjeje dhe kërkojmë një zgjidhje afatgjate, me qëllim që mos të përhapen epidemitë e ndryshme nga papastërtia. Me këtë rast duam t’ia rikujtojmë Komunës së Tetovës se detyra e saj është të merret me detyrimet komunale dhe se është koha e fundit që ta…

Lexo më Shumë

Po bëhen rreth dy vite që nga koha kur lënda për vdekjen e Astrit Deharit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për ekspertizë. Por, edhe pas tërë këtyre muajve ende janë kthyer rezultatet prej atje. Ndonëse në Prokurorinë e Prizrenit shpresonin se rezultatet do t’i kishin më së largu në fillim të tetorit, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti i ka thënë Gazetës Express se ende janë në pritje të ekspertizës. “Referuar kërkesës dhe pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ende jemi në pritje të…

Lexo më Shumë

Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Ndarja e Nobelit për Handke u cilësia vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore. Madje, në Prishtinë të hënë pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019. Për profesorin Bardh Rugova, ndarja e Nobelit për Letërsi 2019, për shkrimtari austriak Peter Handke, është zgjedhje e gabuar dhe shumë e dëmshme. Sipas tij, e njëjta vë në…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare në Kosovë kanë ‘dridhur’ edhe qeverisjet lokale nëpër komuna. Kjo pasi në shumë qytete ku qeverisin parti të ndryshme, në zgjedhjet qendrore kanë dalur fituese parti të tjera. Në Mitrovicë e cila është në qeverisjen e Vetëvendosjes tani pasi Agim Bahtiri ka kaluar në Vetëvendosje ka fituar Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet qëndrore. Gjilani i Lutfi Hazirit ka zgjedhur Vetëvendosjen përpara LDK-së, e Prishtina e Shpend Ahmetit gjithashtu ka zgjedhur Vetëvendosjen. Këto dhe komuna të ndryshme kanë paraqitur një shembull se zgjedhjet lokale dhe qëndrore ndryshojnë në votë. Por sa mund të ndikojnë zgjedhjet qendrore…

Lexo më Shumë

Zgjidhja me Kosovën duhet të vijë në paqe. Kjo është forma që presidenti serb, Aleksander Vuçiq preferon që konflikti shumëvjeçar me Kosovën të zgjidhet, transmeton lajmi.net. Ai sot përmendi një marrëveshje paqësore, por që sipas tij nuk e poshtëron Serbinë. “Nuk na duhen luftëra, na duhet paqe, por nuk do ta lejojë askënd që ta poshtërojë Serbinë me ndonjë ide për marrëveshje”, tha ai. Sipas Vuçiq, Serbia nuk do të mund ta përballonte kurrë turpërimin. “Është më e lehtë për mua ta paguaj çmimin, por këtë nuk mund ta bëj Serbia, dhe Serbia nuk do të mundte kurrë ta paguante…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në bazë të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, pritet të formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, paralajmërojnë zëvendësimin e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina me reciprocitet ndaj këtyre dy shteteve. Qeveria në largim e Kosovës, më 21 nëntor të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Që nga vendosja e tarifës doganore…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri për skandalin e ndarjes së çmimit Nobel për përkrahësin e Millosheviqit, Peter Handke. Çitaku edhe sot ka pasur një reagim teksa ka thënë se të gjithë anëtarëve të Akademisë që votuan për Handken, duhet t’u dërgohen foto të gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe në Bosnjë, shkruan lajmi.net. Postimi i saj në Twitter: Ne duhet t’i marrim të gjitha email adresat e anëtarëve të akademisë që lejuan që një mohues i gjenocidit ta fitojë çmimin Nobel. T’u dërgojmë atyre emrat dhe fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka kapur dhe dënuar persona të cilët hidhnin mbeturina. Personi nga kamioni i mbushur me material ndërtimor, mbeturinat i ka hedhur në një hapësirë në fshatin Bardovci. Inspektorët e Qytetit Shkupit e kanë kapur dhe i kanë shqiptuar dënimin, gjithashtu personi në fjalë është detyruar që të mbledh mbeturinat të cilat i ka hedhur, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk. “Janë marrë të dhëna nga personi dhe të hënën inspektorët do të shqiptojnë dënimin i cili kap shumën nga 200 deri në 1000 euro. Inspektorët tanë më një kohë të gjatë janë në teren dhe kështu do të vazhdohet…

Lexo më Shumë

Ne dhamë rezultate lidhur me stabilitetin politik, liritë mediatike por edhe arritjen e një pjese të qëllimeve strategjike të qytetarëve, si anëtarësimin në Aleancën e NATO-s e presim deri në fund të këtij viti, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencën e sotme “Perspektivat dhe sfidat e Evropës Juglindore” në Cvatat, Kroaci. Sipas ministres, nëse javën e ardhshme nuk sillet vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut, forcat progresive janë të gatshme për kompromise të guximshme, për pajtim për një pasqyrë të ndryshme, demokratike dhe progresive për Ballkanin, do të ndjejnë mungesë interesi nga Bashkimi Evropian. “Vendi ynë gjithmonë e…

Lexo më Shumë

Policia dje ka arrestuar dy persona për shkak se tek ato është zbuluar lëndë narkotike. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e tyre me targa të Tetovës është zbuluar marijuhanë, pushkë “bokerica” kal.12 mm, 13 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 15 plumba 7.62 dhe 15 m, dhe drunj të cilët nuk ishin të vulosura. Për rastin u njoftua një prokuror publik, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet parashtresa të përshtatshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë