12 vjeçarja Flutura Bislimi nga Tetova, pasi vjen nga shkolla çdo ditë ia bën gati terapinë nënës së saj, e cila tashmë 5 vite ka tumor në trurin e vogël. Nuk ka kohë për të luajtur me shoqet, pasi kohën e kalon duke u kujdesur për nënën e saj. Ajo ndonjëherë edhe gatuan por edhe e pastron shtëpinë.
Terapia të cilën duhet ta pranojë nëna e saj Sebajete Bislimi kushton 3 mijë euro dhe atë nuk mund ta paguajnë.
Fesar Bislimi, kryefamiljari nuk ishte në shtëpi. Ai punon gjithçka që i jepet mundësia. Kohëve të fundit prenë drunj për të fituar ndonjë denarë. Ndërsa fëmiu tjetër 17 vjeçar ishte duke marrë zanat. Kjo familje nga Tetovë kërkon ndihmë, kush sa mundet që të paktën të sigurohet terapia Sebajates./TV21



