Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale dhe gazifikimi janë prioritet i lartë i Qeverisë, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë kontrollit të sotëm te rekonstruimit të rrugës Manastir-Topollçan-Prilep. Ministri Sugareski përkujtoi se pushteti qendror ndihmon dhe investon në Rajonin e Pellagonisë, ku janë realizuar shumë projekte dhe e paralajmëroi rrugën e re eksprese nga Manastiri deri te vendkalimi kufitar Mexhitlia. Vijojnë aktivitetet me të cilat kryhet projektimi i rrugës eksprese nga Manastiri deri në vendkalimin kufitar Mexhitlia. Kjo është periudhë e dinamikës serioze, të aktiviteteve të cilat janë pjesë përbërëse e programit qeveritar. Në ndërkohë përfunduam…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Kulturës, HysniIsmaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, LubomirZaoralek. Në takim u bë fjalë për bashkëpunimin tradicionalisht të mirë në fushën e kulturës, të bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrive të Kulturës të të dyja vendeve në vitin 2009. U theksua rëndësia e çështjeve që lidhen me UNESKO-n, pasi me këtë Marrëveshje saktësohet edhe bashkëpunimi ndërmjet Komisioneve Kombëtare të UNESKO-s në të dyja vendet. Kulturat e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë në të gjitha fushat janë të lidhura thellësisht në nivelin institucional dhe individual, ndërsa i fundit është suksesi që në Kuadrinalen…
Faleminderit kryetare znj. Moon, I nderuar z. Stoltenberg Kur jemi te zgjerimi, ashtu siç e përmendët edhe ju me herët, Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Andaj kur jemi këtu dua të theksoj se ndonëse procesi jonë i anëtarësimit në NATO ka një histori disavjeçare, edhe pse në 18 vjetët e kaluar ishin adresuar 18 plane aksionare dhe ndonëse kontributi jonë i vërtetë ushtarak në misionet paqësore të NATO-s në botë është i lexueshëm dhe i vlerësuar nga aleatët e NATO-s – në fund të ditës të gjithë mund ta themi dhe ta…
Gjatë ditës së sotme një i burgosur, ka arritur t’u ikë policëve të Maqedonisë, të cilët nga Qendra Klinike është dashur ta kthejnë në burgun e Idrizovës. I burgosur e ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve, të cilët sipas drejtorit të burgut Bobi Majsovski, e kanë ndryshuar rrugën e lëvizjes. “I burgosuri e ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve (rojtarëve), të cilët e kanë ndryshuar rrugën e lëvizjes, gjegjësisht në vend që të lëvizin drejt burgut të Idrizovës, janë ndalur për të blerë sandviçë”, tha për Fokus, drejtori i burgut. Ai ka shtuar se policët do të pezullohen nga puna. I burgosuri…
Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron nuk duhet ta bllokojë atë, konsideron ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev. Në deklaratë për BGNES, Plevneliev thotë se BE-ja duhet të sjellë vendim për fillim të negociatave inkuadruese edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, me çka do ta tregojë kredibilitetin e vet dhe rolin stabilizues të Ballkanit. “Prej çdoherë kam qenë kundër kur dikush nga vendet anëtare të BE-së, siç është tani rasti me Francën për shkaqe të brendshme politike i bllokon zgjerimin e Unionit dhe projektet e përbashkëta të cilat janë të interesit…
Ish ministri britanik për çështje evropiane, Denis Mekshejn, vlerëson se presidenti francez Emanuel Makron ka rezerva ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë për shkak të popullsisë myslimane në këto dy vende. Sipas Mekshejn, me caktimin e datës për negociata për këto dy vende, Makron frikohet se mund t’i japë “municion” opozitares ekstremiste Marin Le Pen për ta sulmuar. Në tekstin për gazetën greke Katimerini, Mekshejn vlerëson se Franca nuk duhet të bëjë një gabim të tillë.
Kryeministri Zoran Zaev mbetet optimist për marrjen e vendimit pozitiv nga Këshilli evropian për datë për negociata dhe beson se më 17 dhe 18 tetor do të ketë marrëveshje përfundimtare. “Mbetem optimist për arsye se i kemi të gjitha argumentet e botës të marrim vendim pozitiv nga Këshilli evropian. Nuk dëshiroj as të mendoj se a do të marrim datë. Pesëmbëdhjetë vite presim, sollëm vendime të mëdha, reforma, marrëveshjet janë përfunduar 100 për qind, me të vërtetë jemi shembull për tërë rajonin. BE-ja nuk guxon të lejojë ta dënojë më të mirin në kontinentin evropian sepse kjo është me rëndësi…
Me letër të hapur të përbashkët të titulluar “Ta lëvizim Ballkanin Perëndimor përpara”, shefat e diplomacive të Çekisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, kërkojnë BE të sjell vendim të guximshëm për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kriteret kyçe që i ka vendosur BE duke zbatuar reforma komplekse vendore. Maqedonia e Veriut e ka lidhur Marrëveshjen historike të Prespës me Greqinë me çka ishte tejkaluar kontesti disavjeçar rreth emrit të shtetit”, shkruajnë në letrën e përbashkët të publikuar në “Politiko”, ministri i Jashtëm çek Tomas Petriçek, ai polak Jacek Çaputoviq,…
VMRO DPMNE-ja është optimiste se megjithatë mund të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i partisë Naum Stoikovski thotë se VMRO-ja është në kontakt me të gjitha partitë, por nuk zbardh nëse tashmë kanë arritur të bindin ndonjë nga deputetët e shumicës të cilët kundërshtojnë zgjedhjet e parakohshme. Absolutisht se puna kriminogjene që shkakton komplikime në integrimin e Maqedonisë, sic raportuam në vazhdimësi do të bëjë një nxitje shtesë për disa deputet që të pranojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, absolutisht për momentin situata është se pushteti I ka 61 deputetë të nevojshëm për të votuar…
Maqedonia Veriore duhet t’i respektojë obligimet dhe në mënyrë të drejtë ta interpretojë Marrëveshjen e Prespës, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë për gazetën greke “Katimerini”. “Lidhur me Qeverinë e Maqedonisë Veriore është e qartë se duhet në mënyrë të përpiktë dhe saktë t’i përmbahet obligimeve nga Marrëveshja e Prespës. Në këtë është përfshirë edhe interpretimi i saktë, sepse çdo tekst ligjor, madje edhe teksti më i kompletuar dhe më i hollësishëm ka hapësirë për interpretim. Duam të dakordohemi me Qeverinë e Maqedonisë Veriore për interpretim të drejtë të marrëveshjes. T’i zgjidhim problemet…
Ish-Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva pas katër ditësh mjekim spitalor në klinikën “Zhan Mitrev” sot duhet të kthehet në paraburgim në burgun hetues “Shkup”. Avokatja Irena Fërçkovska, tha se presin Janeva sot të lëshohet nga mjekimi spitalor, kur do të kenë edhe më shumë detaje për gjendjen shëndetësore. “Me siguri do të lëshohet sot në mesditë dhe atëherë do të kem më shumë detaje”, deklaroi Fërçkovska. Për shkak të tensionit të lartë dhe anksiozitetit të përgjithshëm Janeva javën e kaluar u transferua në klinikën “Zhan Mitrev” për kontroll kardiologjik internist. Fërçkoska, më 10 tetor, tha se Janeva është mbajtur në…
Për shkak të realizimit të punëve ndërtimore nga mëngjesi i sotëm në orë ora tetë është ndërpre tërësisht komunikacioni në rrugën magjistrale A-3 Shtip- Dellçevë në vendin e quajtur “Komposara” deri te “Baza Granit”. Ndërprerja e trafikut do të zgjat deri në ora 15 pasdite, ndërsa deri atëherë lëvizja do të riorientohet përmes Koçanit, njofton LAMM.

