Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale dhe gazifikimi janë prioritet i lartë i Qeverisë, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë kontrollit të sotëm te rekonstruimit të rrugës Manastir-Topollçan-Prilep.
Ministri Sugareski përkujtoi se pushteti qendror ndihmon dhe investon në Rajonin e Pellagonisë, ku janë realizuar shumë projekte dhe e paralajmëroi rrugën e re eksprese nga Manastiri deri te vendkalimi kufitar Mexhitlia.
Vijojnë aktivitetet me të cilat kryhet projektimi i rrugës eksprese nga Manastiri deri në vendkalimin kufitar Mexhitlia. Kjo është periudhë e dinamikës serioze, të aktiviteteve të cilat janë pjesë përbërëse e programit qeveritar. Në ndërkohë përfunduam gjashtë projekte për ujësjellës, kanalizim, ndërsa të reja po tenderohen për Manastir dhe Krushevë. Gazifikimi nga Negotina deri në Manastir është në fazën përfundimtare dhe krahu deri në vitin e ri do të përfundojë, gjithashtu edhe nga Shkupi deri në Gostivar. Në këtë rajon do të realizohen mbi 20 projekte edhe atë për periudhën prej 6 muajve, mjaftueshëm që t’i realizojmë në tërësi, theksoi Sugareski.
Në konferencën për shtyp në Manastir, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov informoi se përgjatë shtetit po rehabilitohen rrugë në gjatësi të përgjithshme prej rreth 100 kilometrave, në të cilat është përfshirë edhe rruga Manastir-Topollçan-Prilep e gjatë 15 kilometra, për çka janë siguruar një milionë euro.
Kryetaret e komunave Manastir dhe Mogillë, Natasha Petrovska dhe Jasmina Gulevska, gjithashtu vlerësuan se me projektin qeveritar përmirësohen lidhjet ndërkomunale në komunikacion.