Aktivisti ekologjik, njëherit edhe njëri nga udhëheqësit e lëvizjes ‘Eko Guerila’, Arianit Xhaferi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ngritur zërin kundër masakrimit të pyejeve në malin Sharr, që kanë vetëm një qëllim edhe atë vetëm të të kënaqur orekset e tajfunëve të energjetikës, përcjell in7.
Sipas tij, ndërtimi i hidrocentraleve kanë ndikim tejet negativ në krahasim me atë që kontribuojnë në prodhimin e energjisë elektrike të pastër.
“Mali Sharr po masakrohet. Po priten pyje, po shkatërrohen kodra e kullota që t’i hapet rrugë ndërtimit të hidrocentraleve të reja. Studimet tregojnë se hidrocentralet kanë ndikimin më shumë negativ se sa që do arrijnë të kontribojnë në prodhimin e energjisë (që ata quajnë) të pastër”, shkruan në profilin e tij Xhaferi, përcjell in7.
Ai u bën apel banorëve të malësisë së Sharrit që sa më parë të organizohen dhe të prandalojnë këtë dukuri para se dëmi të jetë edhe më i madh, pasi nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve përfitojnë vetëm investitorët, ndërsa qytetarët edhe më tej do të jenë të papunë dhe do të paguajnë energji njësoj si deri me tani.
“Banorët e fshatrave të Malit Sharr duhet të ngriten për të mbrojtur praonat e tyre nga ndërtuesit e hidrocentraleve sepse dëmi që do ju bëhet atyre është shumë i madh. Prerja e pyjeve do shkaktojë errozion të tokës dhe eventualisht vërshime dhe rrëshqitje të dheut me çka do rrezikohen familjet e tyre në rradhë të parë. Nga ndërtimi i hidrocentraleve në Malin Sharr (e kudo tjetër) përfitojnë vetëm investitorët, kurse nuk ka as vende pune për banorët, as energji më të lirë, as kurfarë përfitimesh, por vetëm dëme dhe rreziqe”, shkruan më tej Xhaferi, përcjell in7.
Në fund të statusit të tij, Xhaferi ngre zërin dhe shkruan se:
“Do i shpallim luftë edhe HIDRO-MAFIAS dhe do të fitojmë, sepse ujërat e lumenjve tanë nuk janë për t’u shitur e për t’u ndotur. Malet tona nuk janë për t’u prerë e masakruar nga këta të pangopurit që shfrytëzojnë lidhjet politike e partiake për të marrë koncesionet. Toka jonë nuk është për t’u shkatërruar që të kënaqë apetitet e dhjetë personave që do mbushin xhepat e tyre. MJAFT MË! NGRINI ZËRIN JU MALËSORË DHE DO NA KENI TË GJITHËVE NË KRAH!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook aktivisti ekologjik Arianit Xhaferi.
Me tendencat e reja në prodhimtarinë e energjisë elektrike në Maqedoni filluan edhe investimet për burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Sipas të dhënave nga Regjistri i Komisionit Rregullator për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla, si dhe nga të dhënat e Regjistrit Qendror, del në pah se një e treta e biznesit të hidrocentraleve nga gjithsej 75 sa funksionojnë në vend janë në pronësi të familjes së zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, shkruan in7.
Të dhënat nga dokumentacioni i Regjistrit Qendror në Maqedoninë e Veriut tregojnë se 27 hidrocentrale të vogla kanë ndërlidhje direkte ose indirekte me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Agjushev.



