Kryetari i Aleancës për Shqiptarët sot në zyrat e BE-së ka takuar Zëvendës Kryetarin e Delegacionit të BE-së për Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Xhulian Vassalo. Në këtë takim Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka informuar z. Vassalo për aktualitete politike që kanë të bëjnë me proceset eurointegruese.
Kryetari Sela ka paraqitur vërejtjet e tija dhe të ASH-së në lidhje me mos përmbushjen e reformave në shumë fusha sidomos ato të drejtësisë, megjithatë ka vlerësuar se marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do ti ndihmonte edhe më shumë vendit për ti kryer reformat e duhura së bashku me asistencën e BE-së dhe kjo e fundit është shpresa e vetme që Maqedoninë e Veriut mund ta ec përpara, duke ju siguruar qytetarëve të saj stabilitet politik, shtet të së drejtës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, ka përfunduar Ziadin Sela.
Me respekt,
Aleanca për Shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët


