Mirjana Najçevska dje në një emision për mediumet maqedonase deklaroi se Prokuroria Themelore duhet të bëhet më e pavarur, ndërsa për PSP-në tha se duhet ka pasur afat të caktuar për të përfunduar punën dhe të duhet të vetë-shpërbëhet. Ajo tha se nëse vazhdohet me bërjen e strukturave paralele të këtilla, do të humbet momenti i ndërtimit të shtetit të së drejtës përmes institucioneve ekzistuese. “Duhet të pastrohet Prokuroria Themelore, definitivisht. Duhet të bëhet më e pavarur dhe të jetë e fuqishme. Do të thotë të kemi Prokurori që do të mund të luftojë me krimin dhe mosndëshmueshmërinë e funksionarëve…
Author: Hamdi Kumanova
Vazhdon trendi i gabimeve drejtëshkrimore. Në vend të ‘RRUGË’, shkruhet ‘PRUGË’. Gabime të tilla janë prezente në të gjitha pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut, ku është përdorur gjuha shqipe. Alsat
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe kandidatin për kryetar shteti nga kjo parti se janë të njëjtë dhe mashtrojnë qytetarët. Nga kjo parti thonë se pushteti aktual ndryshoi emrin e shtetit, duke shtuar se për shkak të korrupsionit të tyre, ekziston rrezik serioz për mosfillimin e negociatave me BE-në në qershor. “Vetë Zoran Zaevi dje në intervistë e pranoi se që nga viti i kaluar i është thënë se në qershor Maqedonia ndoshta do t’i fillojë negociatat. Zaev ka filluar ta përgatit opinionin për mosuksesin e tij, në fushën e reformave…
Galeria kombëtare në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Shkup, Muzeun hungarez te artit dhe Verën shkupjane, prezantojnë ekspozitën “Trende moderne në fotografisë hungareze”. Trendet moderne në fototgrafinë hungareze nga shekulli XX “Me anë të kësaj ekspozite kemi për synim t’i theksojmë idetë progresive, të cilat vunë një vulë të madhe mbi fotografinë artistike të Hungarisë në shekullin XX nëpërmjet disa veprave të fotografëve të shquar botërorë dhe artistëve të tjerë, të cilët deri së fundmi ishin më të njohur në Hungari se sa në pjesën e mbetur të botës. Përzgjedhja është bërë nga koleksionet që ndodhen në Muzeun hungarez…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Dibrës sot e ka filluar kampanjën e tij zgjedhore, për Zgjedhjet Lokale në këtë Komunë. Kandidatura e Arben Agollit është përkrahur edhe nga Lëvizja BESA si dhe nga shumë qytetarë të cilët mendojnë se ai është i duhuri për të udhëhequr me Komunën e Dibrës në 4 vitet në vazhdim. Sot, shtabi zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët zyrtarisht hapi fushatën për qytetin e Dibrës, ku dhe caktoi agjendën e fushatës, si dhe mënyrën se si do të prezantohet kandidati përpara qytetarëve. Pjesë e platformës së Agollit është zhvillimi ekonomik i Dibrës, zhvillimi…
Me 02.04.2019 në ora 22.00 në SPB Shkup, A.N.(41) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 11.00 në shkollën e mesme “Marija Kiri Sklodovska” djali i saj 16 vjeçar është sulmuar fizikisht nga tre nxënës tjerë, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 02.04.2019 në ora 18.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në një objekt në rrugën ‘Bosnja dhe Hercegovina’ është gjetur i vdekur R.F.(40) nga Shkupi pa shenja dhune, transmeton Almakos. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.
Me 02.04.2019 në ora 16.00 në SPB Shkup është lajmëruar se një djalosh 16 vjeçar nga Shkupi është sulmuar nga disa persona rreth orës 14.00 në bulevardin “Aradhat e Partizanëve”, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 02.04.2019 rreth orës 09.40 në SPB Tetovë, i punësuar në burgun e Tetovës ka lajmëruar se në kulmin e depos ka gjetur një qese prej najloni, ku më vonë është vërtetuar se ka pasur marihuanë, transmeton Almakos. Marihuana është ngritur për ekspertizë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 02.04.2019 në ora 14.00 në Stacionin Policor në Koçani, nga Qendra Mjekësore në Koçani është lajmëruar se ditën e njëjtë te to me lëndime është dërguar B.T.(27) nga Koçani, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës në një firmë në Koçani. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Koçani si dhe inspektori i punës.
Me 02.04.2019 në SPB Manastir, një grua 82 vjeçare nga Manastiri ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.30 është mashtruar nga një i panjohur, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, në shtëpinë e saj në Manastir personi i ka ofruar dru për ngrohje me çmim prej 2500 den për metër kub. Ajo ia ka thënë 10.000 denar, ndërsa ai është dashur që për 20 minuta t`ia sjell 4 metra dru për ngrohje. Personi nuk është paraqitur një kohë të gjatë dhe ajo ka ardhur në përfundim se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 02.04.2019 në ora 17.15 në SPB Shkup, është lajmëruar se H.N.(18) nga fshati Idrizovë, Shkup dhe A.P.(18) nga fshati Milladinovci, Shkup, në rrugën Divizioni 50 janë sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

