“Do të angazhohem për një Republikë për të gjithë, në të cilën sundon ligji, e jo individi. Mendoj se ky koncept do të jetë tërheqës për të gjithë qytetarët, pa dallim të nacionalitetit, sepse unë propozoj vlera universale që deri tani mungonin në jetën politike në Maqedoninë e Veriut”. Këtë thotë në intervistë për AIM kandidati për kryetar shteti Blerim Reka. Ai theksoi se koncepti i republikës është koncept për të gjithë, që nuk përfshin diskriminime, ndërsa më së paku në baza etnike. Sipas tij qeverisja e të drejtës është gjëja kryesore. Ai deklaron se nuk mundemi të ndërtojmë shtet…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje në Operën dhe Baletin e Maqedonisë mori pjesë dhe i përshëndeti të pranishmit në koncertin gala të tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj. Në koncert bashkë me Lahaj interpretuan edhe emrat e tjerë të shquar si sopranoja nga Rusia, Venera Gimadieva, baritoni Kiril Manollov dhe mexosopranoja Marika Popoviq. Koncerti gala u mbajt në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit „Skena e muzikës serioze shqiptare“, nën organizimin e Shoqatës „Alegreto“. Maestro Lahaj sot do të mbajë edhe mastër klasë për artistët e rinj. Ramë Lahaj është njëri nga këngëtarët më të shquar të gjeneratës…
Një person ka ndërruar jetë në stacionin kryesorë të autobusëve në Shkup. Sipas dëshmitarëve trupi ka qëndruar të paktën gjysmë ore në ulësen e stacionit deri sa qytetarët kanë filluar të dyshojnë për shenjat e jetës dhe kanë lajmëruar policinë.
Kirurgja maqedonase, dr GORDANA BOZHINOVSKA-BEAKA që punon në ish Spitalin Ushtarak në Shkup vazhdon të bën edhe gabimin e dytë njoftoi portali maqedonas A1on.com percjell portali AMERIKA-RADIO Pasi ka operuar para 7 muajsh një pacient 66 vjecar me karcinom në zorrën e trashë nga qyteti i Kocanit,gjatë operimit ka haruar një “pambuk-gazë mjekësore” në barkun e pacientit raporton portali www.AMERIKA-RADIO.COM me seli në SHKUP. Mirëpo e njëjta kirurge maqedonase para 5 vitesh kritikohej nga kolegët e saj për një gabim mjekësor që këta të fundit e quajnë “gabim të papranueshëm dhe pa justifikim”. Fjala është për një rast të ndodhur…
Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, mbrëmë në një emision debatues në TV24 tha se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duhet të vetëdijësohet se çfarë bënë si kryetar Kuvendi dhe të mos mbajë inate personale. Ai përmendi mos marrjen e imunitetit deputetit Trajko Veljanovski, si dhe kundërshtimet me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, për moscaktimin e seancës për Ligjin e PSP-së. Zekiri tha se mendon të dorëzojë kërkesë për ndryshimin e Talat Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se Antonio Milloshoski ka thënë se VMRO-DPMNE-ja do të votojë për iniciativën e tillë, nëse ajo dorëzohet nga LSDM-ja. Tensionet…
Sot në selinë e Alternativës ishte për vizitë ambasadori i Republikës së Francës në Shkup, Kristian Timonie, i cilit u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi Gashi e falënderoi ambasadorin francez për vizitën dhe e informoi më hollësisht me ndryshimet e bëra në parti, duke theksuar se: “Alternativa – përkundër dëmit që ka pësuar në kontestin gjyqësor – ka hapur një dritare të re të komunikimit me qytetarët dhe është optimiste se kështu po trasojmë një rrugë të re dhe të rëndësishme për proceset politike në vend”. Kryetari Gashi foli edhe për rëndësinë zgjedhjeve presidenciale, që sipas tij janë…
Me 03.04.2019 në ora 20.00 në SPB Shkup, I.D.(44) nga Shkupi ka lajmëruar se me 02.04.2019 rreth orës 10 vajza e saj 17 vjeçare gjatë orës në shkollën tregtare “Lazar Tanev” është sulmuar fizikisht nga një nxënës, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 03.04.2019 në ora 17.00 në SPB Shkup është lajmëruaër se ditën e njëjtë rreth orës 15.30 në rrugën Shën Kirili dhe Metodi, R.S.(28) dhe F.S.(26) nga Shkupi janë sulmuar fizikisht nga dy persona, ku R.S. me thikë është goditur në dorën e majtë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 03.04.2019 në ora 18.45 në rrugën “ 8 shtatori “ në Veles, gjatë kontrollit në veturën e tipit ‘Folksvagen golf’ me targa nga Velesi, e drejtuar nga A.K.(31) nga Velesi, dhe si bashkëudhëtar O.S.(39) nga Velesi, është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 04.04.2019 në ora 04.00 në Stacionin Policor në Radovish është arrestuar S.R.(27) nga Radovishi për të cilën është shpallur flet arrest nga Burgu i Shtipit, transmeton Almakos. Personi në fjalë është dashur që të vuaj dënimin me burg në Burgun e Shtipit për më shumë vepra penale “ vjedhje e rëndë”.
Me 03.04.2019 rreth orës 12.30 në SPB Manastir është lajmëruar se në rrugën e vjetër Manastir-Resnje, në eterin e fshatit Bratindol, V.N.(57) nga fshati Beranci ka rënë nga traktori, të cilën e ka drejtuar R.T., transmeton Almakos. Ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu janë konstatuar lëndime të rënda dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje.
Me 03.04.2019 në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se rreth orës 13.30 në zonën industriale “Cojlia”, në eterin e fshatit Cojlia, Shkup, nga një objekt në ndërtim, N.N.(68) nga Kumanova është rrëzuar nga rreth pesë metra lartësi derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës, transmeton Almakos. Ai është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në spitalin në fshatin Petrovec, ku në ora 15.00 ka vdekur. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup. Po punohet për…

