Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i QSA Maqedoni, Baki Ukshini, së bashku me administratorin Avdil Zimberi sot morën pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë për Propozim-Strategjinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, transmeton Almakos. Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për Planin Aksional (2018-2020) që ka për qëllim zhvillimin e sektorit jo qeveritar. Në mënyrë aktive QSA Maqedoni ka dhënë vlerësimet dhe opinionet e saja për të gjitha pikat që kanë qenë pjesë e rendit të ditës./Almakos/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret që përmes tatimit progresiv të ndikoje në aspektet sociale të shtetit, transmeton Almakos. “Nëse kemi sukses, dhe këtë do ta dimë deri në fund të muajit shtator të këtij viti, jemi të gatshëm që nga 1 janari të sjellim ligj dhe vendime që ndihma sociale nga 4.200 den ta rrisim në 11.550 denar. Kjo nuk është rritje për 10 %, por është tri herë më shumë edhe për më të varfrit. Mirëpo paraprakisht ata duhet që të pranojnë punë të cilën do t`ia gjej shteti. Nuk mund që të udhëhiqen me 12.000 den dhe të refuzojnë…

Lexo më Shumë

Me LSDM në pushtet korrupsioni u bë mënyrë pune dhe funksionim i shtetit, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton Almakos. “Tenderat milionësh në katër sy, përmes të cilave miliona në vend të investimeve të reja përfundojnë në llogari private u bënë përditshmëri. Mënyra korruptuese e punës duhet ndaluar. Qytetarët nuk kanë që nga paratë e tyre t`i paguajnë skemat biznesore të pushtetit. Përderisa nga buxheti i shtetit vjedhin miliona, shteti po stagnon.”, reaguan nga VMRO-DPMNE-ja./Almakos/

Lexo më Shumë

Numri i nxënësve që mbarojnë arsimin fillor në vend po shënon rënie, bëjnë  të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kjo sipas tyre është një lehtësim për regjistrim në shkolla të mesme të vendi, ngase çdo semimaturant mund të bëjë përzgjedhje se ku dëshiron të vazhdojë shkollimin e mesëm. “Në gjuhën shqipe numri i atyre që përfundojnë klasën e 9 dhe që parashihen të regjistrohen  në vitin e ardhshëm shkollor sillet 6 mijë e 581 nxënës semimaturant që e përfundojnë tani këtë vit shkollor,dhe për ata janë paraparë një numër më i madh i vendeve të lira për nxënës…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2127475140626660/ Është arritur progres për pjesën më të madhe të çështjeve që kanë të bëjnë me kontestin e emrit, kanë ngel përfshieshmëria-volumi dhe përdorimi i jashtëm i emrit, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Almakos. Është e saktë se pjesa më e madhe e punëve janë zgjidhura, edhe ajo, theksoi, i jep të drejt që të besoje se ka hap para, por theksoi se edhe ajo që është zgjidhur mund që të finalizohet vetëm nëse ka marrëveshje përfundimtare. “Do të thoja se nuk është zgjidhur përfshiershmëria dhe nuk është zgjidhur emri për përdorim të jashtëm. Jemi shumë afër deri te zgjidhja…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani akuzoi presidentin Gjorgje Ivanov se është duke e shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, transmeton Almakos. “Ivanov e kishte shansin e fundit në muajt e fundit nga mandati i tij që të le gjurmën më të vogël të kohezionit në shoqëri dhe për unitaritetin e shtetit, diçka që nuk e ka bërë gjatë dhjetë viteve të mandatit të tij. Ka ende mundësi që ta bëje këtë gjë dhe të shënohet diçka në librin e tij të bardh gjatë kohës së udhëheqjes së tij. Ka edhe mënyra tjera se si mund që të vendoset në fuqi dhe këtë gjë ekspertët…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit përmes ndryshimeve dhe plotësimeve në programet mësimore për arsimin fillor, parasheh shkurtimin e lëndëve si dhe orarin mësimor për nxënësit në ciklin e ulët, njofton “TVM2”. Plotësimet  po hasin në mbështetje edhe të  psikologëve të cilët thonë se orari aktual është i strërngakruar dhe nxënësit e humbasin vëmendjen dhe koncentrimin. Nxënësit tani e tutje  do të jenë angazhuar më tepër  në përvetësimin e matrialit edukatovo arsimorë, dhe kjo është shumë gjë pozitive, thotë për TVM2 psikologja,  Hatixhe Sefa. “Ndoshta do të duhen edhe disa ndryshime por ne e përkrahim këtë vendim mbase ky do tu mundësojë nxënëve…

Lexo më Shumë

Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare janë duke vazhduar edhe gjatë vikendit, ndërsa i tërë procesi do të rrumbullakësohet deri në fund të muajit, paralajmëroi Zoran Zaev, transmeton Almakos. Zaev deklaroi se e ka përkrahjen edhe të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për rritjen e koalicionit qeveritar. Është e patjetërsueshme që të zgjerohet shumica parlamentare me partner të ri koalicioni për shkak të çështjeve serioze që na presin dhe për punë më efikase të Parlamentit dhe deputetëve, ka thënë Zaev në brifingun e sotëm./Almakos/

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët në një njoftim për media ka reaguar ndaj rrahjes së profesorëve të gjimnazit të Gostivarit. Nga kjo parti thonë se sulmi brutal ndaj profesorëve është bërë nga aktivistë të BDI-së. “Sot në mënyrën më brutale nga ana e aktivistëve të BDI-së kishte sulm direkt në gjimnazin e Gostivarit dhe në mënyrë klasike u sulmuan profesorët në vendin e tyre të punës. Kujtojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët në Gostivar është ajo që ka reaguar në kohë në lidhje me pasojat e mundshme, si rezultat i vendimit politik të Zaevit për marrjen e ingerencave të kryetarit të komunës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot i pranoi pjesëmarrësit në punëtorinë “Mbrojtje nga terrorizmi, përmirësimi i institucioneve demokratike dhe sundimi i të drejtës” e cila është e përkrahur nga programi i NATO-së “Shkencë për paqe dhe siguri”,  njoftuan nga kabineti i presidentit, transmeton Almakos. “Ajo që po ndodh sot në Siri sikur të përkujtoje se paqja është përjashtim, ndërsa konfliktet dhe betejat të janë ndonjë normalitet”, ka thënë presidenti Ivanov. /Almakos/

Lexo më Shumë

Në këtë periudhë jemi të fokusuar në planin A, dhe kjo është gjetja e zgjidhjes, gjetja e mundësisë që t`i nisim bisedimet me Bashkimin Evropian dhe të sigurojmë ftesën për në NATO. Vlerësojmë se në këtë fazë diskutimet në temën plani B mund që të japin porosi të gabuar se Maqedonia është e përgatitur që të kënaqet edhe me diçka tjetër. Këtë gjë e theksoi zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në brifingun për gazetarët, transmeton Almakos. “Kuptohet se të gjitha analizat jemi duke i bërë, megjithatë fokusi duhet që të jetë për t`i zgjidhur dhe jo…

Lexo më Shumë

Për rrahjen e djeshme të profesorëve të gjimnazit të Gostivarit, ka reaguar edhe partia shqiptare në pushtet – BDI. Nga kjo parti thonë se sulmi është kryer nga aktivistë të Aleancës për Shqiptarët. “Dje në orët e pasditës ish drejtori i Gjimnazit të Gostivarit i emëruar në mënyrë joligjore nga Arben Taravari, Driton Imeri i shoqëruar nga kolegu i tij, Bejtulla Kamberi në mënyrë banditeskte kanë sulmuar fizikisht drejtorin, Xhezi Kamberi. Për kundër faktit që Imeri është në pushim mjekësor, qëllimisht ka shkuar në objektet e shkollës për të shkaktuar dhunë ndaj drejtorit në orar dhe vend të punës. Dy…

Lexo më Shumë