Me 09.04.2019 në ora 20.00 në Stacionin Policor në Karposh, M.V.(18) ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 17.50 në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup është sulmuar fizikisht nga nxënësit P.K., K.P. dhe F.I., transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 09.04.2019 në ora 20.25 në bulevardin “Vidoe Smileski-Bato” në Shkup, vetura e tipit “Shkoda Oktavia” me targa nacionale gjermane, e drejtuar nga M.C.(49) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin A.A.(57) nga Shkupi, transmeton Almakos. Nga goditja këmbësori ka vdekur, ndërsa nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit të SPB Shkup.
Me 09.04.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Aerodrom, B.A.(40) nga fshati Studenican, Shkup ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 15.10 në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” disa persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e tij 15 vjeçar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka reaguar në profilin e tij në Facebook ndaj deklaratave të fundit të Reis Ulemasë, Sulejman efendi Rexhepi, transmeton Almakos. Zekiri në shkrimin e tij në Facebook që më poshtë po ua sjellim të plotë, tregon se është e turpshme që të bësh deklarata të tilla nga një udhëheqës i një institucioni fetar. Ai i fton institucionet kompetente në Maqedoni që të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes së Reis Ulema Sulejman efendi Rexhepit: E lexova sot në mëngjes Sasho Ordanovskin për Rezilin e Reisin dhe e kuptoj që deri në pikën e fundit…
Me 08.04.2019 në ora 14.30 në Stacionin Policor në Aerodrom, E.T.(32) nga Shkupi ka lajmëruar se me 07.04.2019 rreth orës 04.00 në një klub nate në rrugën “Anastas Mitrev” është sulmuar fizikisht nga S.K., transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër J.B.(56) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ uzurpim pronash “ dhe “ dhënien e dëshmive të rrejshme” dhe kundër G.B.(29) nga Kratova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ uzurpim pronash”, transmeton Almakos. Në Kratovë, në rrugën ‘Vera Jociq’ në parcelën prej 51 metra katror në pronësi të Republikës së Maqedonisë Veriore, të paditurit kanë ndërtuar një shtëpi me hapësirë biznesi. Pastaj të paditurit në parcelën prej 17 metra katror, në pronësi të C.V., A.V. dhe O.V., të gjithë nga…
Me 08.04.2019 në ora 15.40 në SPB Shkup, S.T.(43) dhe B.S.(52) , dytë nga Shkupi kanë lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.30 në rrugën Todor Aleksandror, fëmijët e tyre adoleshent të moshës nga 14 dhe 15 vjeç janë sulmuar fizikisht nga I.R.(35) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është shënuar procesverbal ku është konstatuar shkelje sipas nenit 12 nga Ligji për shkeljet dhe prishjet kundër rendit dhe qetësisë publike.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër O.A.(25) nga fshati Negotinë, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 13.09.2017 në Tetovë, zyrtarët policor kanë kryer kontroll ndaj të paditurit ku kanë gjetur dhe konfiskuar heroin.
SPB Shtip ka ngritur padi penale kundër E.B.(28) dhe D.F.(40), dytë nga Kocani, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprat penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” si dhe “ mundësim në përdorimin e drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 12.10.2018 në rrugën Negotinë-Shtip, në veturën e drejtuar nga i padituri i dytë, i padituri i parë i ka mundësuar D.F. dhe një personi tjetër që të konsumojnë marihuanë. Në afërsi të Kocanit, gjatë kontrollit në veturën e përmendur, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar një qese me 236 gram marihuanë.
Paralajmërimi i ministrit Filipçe për mbylljen e dhjetëra spitaleve publike shkaktoi huti dhe panik ndër pacientë e sidomos te ata që jetojnë në vendbanime të vogla. Kjo ide nuk mund të komentohet ndryshe përveç se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikave destruktive në shëndetësinë publike që u shkaktuan nga ish ministri Todorov dhe qeveria e atëhershme. Nëse Maqedonia Veriore deklarohet se është shtet social dhe LSDM-ja parti e majtë atëherë privatizimi i shëndetësisë publike dhe aplikimi i partneritetit publiko privat pa analiza të thella, pa transparencë dhe pa debat publik na detyron të dyshojmë se bëhet fjalë për tentim për…
Me 08.04.2019 në ora 11.10 në Stacionin Policor në Kocani, nga Spitali i përgjithshëm në Kocani është lajmëruar se rreth orës 09.00 tek to me lëndime ka ardhur D.C.(59) nga Kocani, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në Kocani. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor dhe inspektori i punës ku po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Draganço Stoimenov, i njohur në opinion si “Daco Bellski” pas tre muajve në arratisje dje është dorëzuar tek autoritetet dhe në prani të avokatit të tij është paraqitur në Prokurorinë në Koçan. Gjykata e Koçanit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-truprojës së Sasho Mijallkovit, me arsyetimin se mund të arratiset dhe të ndikojë tek dëshmitarët. Stoimenov është i dyshuar se në janar në kafenenë “Aqua” në Koçan me armë zjarri ka gjuajtur dhe lënduar 33-vjeçarin Dragan Zdravev – Daç. Pas incidentit, ndaj Stoimenovit u ngrit padi penale për veprën “tentim vrasje”. Ndryshe, Stoimenov në opinion njihet…

