Author: Hamdi Kumanova

Përfshirja e romëve në arsimin parashkollor dhe në procesin arsimor dhe krijimi i kushteve për punësim ishte tema e forumit të sotëm “Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë”, si pjesë e projektit rajonal “Mundësi arsimore të rritura për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në të cilën fjalim mbajti ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska. Forumi në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organizatat qytetare është organizuar  nga Fondi arsimor rom (REF), Shoqata e qytetarëve “Romaverzitas”, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Dielli” dhe Qendra rome e resurseve,…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) Oliver Derkoski thotë se organizatorët e fushatave zgjedhore për kryetar shteti dhe për zgjedhjet lokale në tre komunat në kohë i kanë dorëzuar raportet financiare në komision. Raportet, thekson ai, do të jenë publike përkatësisht do të publikohen në web-faqen e KShZ-së, dhe te këto raporte do të ketë raporte të detajuara për pjesën e parë të fushatës. “Kandidatët në kohë dorëzuan raportet financiare. Afatet ligjore janë respektuar, dhe nuk kishte mundësi teknike të publikohen në web-faqen e KShZ-së për arsye teknike”, tha Derkoski. Ai sqaroi se disa prej tyre janë dërguar përmes postës,…

Lexo më Shumë

U formua seksioni i kameramanëve pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë(SHGM), njoftojnë nga SHGM, transmeton Portalb.mk Nga SHGM thonë se qëllimi i krijimit të seksionit është përmirësimi i kushteve për punën e kameramanëve, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit të kameramanëve dhe institucioneve. Në të marrin pjesë kameramanë profesionistë nga pothuajse të gjitha televizionet kombëtare të Maqedonisë si dhe nga Radiotelevizioni i Maqedonisë. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski përshëndeti të pranishmit dhe tha se do të mbështeste pa kusht kameramanët në kërkesat e tyre. “Duke u bashkuar kameramanët në seksionin e SHGM-së, krijohen kushte për përmirësimin e kushteve për punën e tyre, si dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale ka qëndruar në Komunën e Zhelinës ku qytetarëve të kësaj komune ju bë thirrje që të votojnë pa hezitim për të ardhmen e tyre më të sigurt, një e ardhme që do ju sigurojë mirëqenie ekonomike, arsim cilësor, shëndetësi , stabilitet dhe prosperitet, vazhdimin e proceseve euro-integruese dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse votohet kandidati konsensual. Shefi i shtabit zgjedhor në nivel qendror të BDI-së, Izet Mexhiti, tha se janë për Republikë konsensuale, për Republikë ku shqiptarët do të determinojnë kah do të lëviz qeveria ashtu siç…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, apelon deri tek të gjithë aktorët në ose jashtë administratës publike të përfshihen në procesin e ardhshëm negociues me BE-në dhe thotë se Qeveria është e shqetësuar nëse shteti ka kapacitet të mjaftueshëm për këtë vepër, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Më së voni deri në mes të muajit maj, Qeveria duhet të publikojë propozim të ri, thotë Mançevski për MIA-n, për strukturë negociuese i cili parasheh angazhim të “ekspertëve lartë të kualifikuar” jashtë nga institucionet. “Apeloj deri te të gjithë qytetarët, ekspertët, njerëzit të cilët punojnë në sektorin joqeveritar, në…

Lexo më Shumë

Me 11.04.2019, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit H.M.(44) nga fshati Cegran, Gostivar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre qese najloni me marihuanë me rreth tre kilogram. Personi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 11.04.2019 në ora 21.30 në rrugën magjistrale Qafthanë-Podmole, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Audi’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.I.(22) nga fshati Radolishtë dhe tërheqësi “MAN” me karrotreci me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.M.(39) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Audi”. Ai me veturën e Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, pas së cilës është bartur në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, gjegjësisht në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë.

Lexo më Shumë

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër A.A.(29) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” vepër e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Me 10.04.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë në rrugën “Lazar Trpovski” në Shkup ku qëndronte A.A. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy jelek antiplumb, gjashtë pakovka me kokain dhe një vagë digjitale me mbetje nga kokaina.

Lexo më Shumë

Me 11.04.2019 në ora 20.45 në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës, është vërtetuar se pasaporta e personit M.A.(31) nga Republika e Shqipërisë është e falsifikuar, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 11.04.2019 në ora 20.30 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në shtëpinë në pronësi të M.Z. në rrugën “Goce Dellcev” në Kumanovë është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Në zjarr shtëpia në tërësi është djegur. Në ora 22.00 ekipi i zjarrfikësve e ka shuar zjarrin. Persona të lënduar nuk ka. Kontroll do të kryhet brenda ditës.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se të pandehurit me iniciale M.I, i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale, organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Kjo gjykatë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se, pas kërkesës që i është bërë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e një mase ndaj këtij të dyshuari. Kjo gjykatë ka konsideruar se një masë e tillë është e nevojshme për të parandaluar ikjen…

Lexo më Shumë

Me 09.04.2019 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në Qendrën Mjekësore në Kumanovë me lëndime është sjell P.V.(31) nga fshati Jurumleri, Shkup, i cili pastaj është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Almakos. P.V. është lënduar në lagjen Karposh në Kumanovë ku është sulmuar fizikisht nga R.S.(22) nga Kumanova, me të cilin disa herë janë përleshur fizikisht, ndërsa paraprakisht bashkërisht edhe me disa shok tjerë kanë konsumuar alkool. R.S. është arrestuar në Stacionin Policor dhe kundër tij është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë…

Lexo më Shumë