Një ditë pas informacioneve inkurajuese nga burimet diplomatike për marrjen eventuale në qershor të datës për fillim të negociatave, zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se pret që në qershor të merret vendimi kurse negociatat zyrtarisht të fillojnë në dhjetor. Këto deklarata Osmani i bëri në emisionin 360 gradë i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat. “Pritjet tona ose kalendari jonë optimist është që në qershor të merret vendimi, t’i jepet mandati Komisionit Evropian për të përgatitur kornizën negociuese që pastaj në dhjetor të kemi mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare ku edhe zyrtarisht fillojnë bisedimet”, deklaroi Bujar Osmani. Gjasat…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës të Procesit 16+1, që dje dhe sot mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë. Në delegacion bashkë me kryeministrin Zaev janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resurset ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Në margjinat e Samitit, ministri Ademi realizoi takime të shumta bilaterale me kolegët e tij nga…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se ende nuk kanë informata për atë se ku ndodhen Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq të cilët janë të akuzuar në rastin “Monstra”. Ai në pyetjen e gazetarëve për atë, udhëzoi në përgjgijen e kolegut të tij kosovar, Ekrem Mustafa, të dhënë gjatë vizitës në Shkup në fund të marsit pas stërvitjes trilaterale taktike-treguese “Western Balkan’s flash”, i cili deklaroi se nuk ka informata se ku ndodhen Demiri dhe Ismailloviq dhe tha se Prishtina do të bashkëpunojë me Shkupin dhe do të veprojë në pajtim me ligjet lidhur me kërkesën për ekstradimin…
Një inspektor i policisë së Tetovës me iniciale M.D., mbrëmë rreth orës 24:00 bashkë me një shok të tij, që në duar ka pasur edhe një th.ikë, fizikisht ka sul.muar kolegun e tij D.A, duke u përleshur madje edhe fizikisht. Deri tek përleshja mes kolegëve ka ardhur pasi inspektori, M.D., në gjendje të dehur ka shkuar tek shtëpia e një personi civil duke bërtitur që “do i vr.asë të gjithë”, thonë burimet brenda Prokurorisë. Shkaku i sul.mit të personit fizik, në shtëpinë e tij pa urdhër bastisjeje apo urdhër arr.esti, ka qenë involvimi i djalit të inspektorit M.D., në disa…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.S.(29) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 02.10.2018 rreth orës 20.20 në eterin e fshatit Orlancë, Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit të veturës të drejtuar nga i padituri, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe përzierje e marihuanës me duhan.
Me 11.04.2019 në ora 17.15 në SPB Shkup është lajmëruar se është prishur rendi publik në një bastore sportive në bulevardin “Brigada e 12 maqedonase” gjatë rrahjes midis personave M.N.(60) dhe K.T.(30), dytë nga Shkupi, transmeton Almakos. Është përgatitur një procesverbal për shkeljen ligjore sipas nenit 11 nga Ligji për shkeljet dhe prishjes së rendit publik.
Me 11.04.2019 në ora 22.00 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në banesën në pronësi të R.A. në rrugën “ Aradhat e Karadakut” në Kumanovë është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Nga zjarri është lënduar personi F.A.(58) të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Kumanovë. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
Me 11.04.2019 në ora 19.05 në Stacionin Policor në Kocani, nga Qendra Mjekësore në Kocani është lajmëruar se tek to me lëndime është sjell M.G.(39) nga Kocani, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ditën e njëjtë rreth orës 18.45 në shtëpinë në rrugën ‘Brigada e 14’ në Kocani, pas një zënke verbale, L.G.(58) nga Kocani me thikë i ka shkaktuar plagë fëmijës së tij M.G.(39). Pas ndihmës mjekësore në spitalin në Koçani ai është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll, ndërsa L.G. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kocani. Pas dokumentimit të…
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër M.Q.(19) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 27.01.2018 rreth orës 23.35 në eterin e fshatit Osllomej, Kërçovë, nga ana e zyrtarit policor gjatë kontrollit të personave dhe taksi veturës, e drejtuar nga N.L.(39) nga Kërçova, që e ka transportuar të paditurin dhe një person tjetër, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Dhjetë vizitorë sot janë larguar nga Kopshti Zoologjik i Shkupit për shkak se nuk e kanë respektuar kodin e sjelljes. “Sot janë përzënë 10 njerëz për shkak ushqimit. Patjetër duhet të ketë rend”, tha Tina Mickovska. Në Kopshtin zoologjik prej të mërkurën janë vendosur tabela me kod të sjelljes, me të cilin vizitorëve u shpjegohet se nëse i ushqejnë, shqetësojnë ose hedhin mbeturina ndaj kafshëve, do të dënohen dhe largohen nga kopshti.
Universiteti i Tetovës është bërë pjesë e 10 rrjeteve të Programit për Shkëmbim të Evropës Qendrore për Studime Universitare “CEEPUS”. Universiteti ynë, që nga 2017 e ka pesëfishuar pjesmarrjen në rrjetet CEEPUS. Rrjetet në fjalë janë si më poshtë: – CIII-BG-1103-04-1920 Modelling, Simulation and Computer-aided Design in Engineering and Management ; – CIII-AT-1101-04-1920 EcoManAqua – Ecology and Management of aquatic ecosystems in Central, East and Southeast Europe; – CIII-RS-1012-05-1920 Building Knowledge and Experience Exchange in CFD. – CIII-HR-1005-05-1920 Educational Systems in Central Europe; – CIII-HR-1107-04-1920 Philosophy and Interdisciplinarity; – CIII-RO-0014-15-1920 (Umbrella) Borders and Borderlines in Cultural Anthropology in the university…
Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e vet në kuadër të zgjedhjeve presidenciale gjatë ditës së djeshme e ka pasur të caktuar në komunën e Tearcës ku anëtarët e SHQZ në fjalimet e tyre potencuan se me votën e dhënë ndaj kandidatit konsensual, do t’i thuhet ndal kthimit pas proceseve euro-integruese dhe aderim në NATO dhe BE dhe me këtë do të ngadhënjejë konsensualiteti si koncept i politik-bërjes së shqiptarëve. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të komunës së Tearcës tha se mbështetja e kandidatit të përbashkët jo vetëm që shkon në dobi të qytetarëve shqiptarë por të të gjithë…

