Author: Hamdi Kumanova

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Klement Balilin, por ai do të vuajë vetëm 10 vite burg, për shkak se më herët organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin, por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin, i etiketuar edhe si Eskobari i Ballkanit. Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i…

Lexo më Shumë

16-vjeçarja Adela Çaçi, 2-ditë më parë helmoi veten me fostoksinë, pasi nuk duroi dot shantazhet që prej javësh i vinin me sms në telefonin e saj nga një 17-vjeçar. Ajo kërcënohej nga një 17-vjeçar me publikimin e një video intime. Në kushte të rënduara depresioni, ajo helmoi veten me fostoksinë. Sot i është dhënë lamtumira e fundit nga të afërm, familjarë, miq e nxënës shkolle, të cilët shoqëruan kortezhin funebër për në varrezat e fshatit Duhanas, ku edhe jetonte vajza me familjen e saj. Adela Çaci ishte nxënëse në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Beratit, në vitin e…

Lexo më Shumë

Tribunali i Kombeve të Bashkuara tha se po bën hetime se si ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka telefonuar në një ngjarje në Mal të Zi nga qelia e tij e burgut në Hagë. Një zëdhënës i Tribunalit tha se thirrja e Karaxhiqit ishte e paautorizuar. “Zyrtari komandues nuk i dha të burgosurit miratimin paraprak për të përdorur pajisjet e komunikimit. Ka arsye për të besuar se i burgosuri mund të ketë kryer vepër penale”, tha Olufemi Elias. Incidenti ndodhi dy muaj pasi një panel i gjykatësve e rriti dënimin e Karaxhiqit për gjenocid dhe krime të tjera…

Lexo më Shumë

Në Qeveri po diskutohet përpilimi i një propozim-ligji që do të mundësonte përfshirjen e Agjencisë dhe Inspektoratit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në kompetencat e ministrisë se re, konkretisht asaj për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Zëvendës sekretari i Qeverisë, Tahir Hani, nuk e mohon se një mundësi e tillë po diskutohet, por sipas tij momentalisht nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. “Ideja ime është që Agjencia duhet të jetë një institucion qendror shumë i fuqishëm dhe i cili do të ketë kapacitet profesionale, kadrovike për t’i dalë zot gjuhës shqipe në nivel qendror”-tha Tahir…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, njofton se në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) do të dorëzojë 15 ankesa në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Nga kjo parti thonë se më 5 maj ka pasur falsifikim të zgjedhjeve, trysni të mëdha, kërcënime dhe prishje të fshehtësisë së votës. OBRM-PDUKM pret nga KSHZ që t’i pranojë ankesat e tyre për parregullsitë zgjedhore. KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej 48 orëve nga pranimi i ankesave, të vendos për të njëjtat. Më pas ndaj vendimit të KSHZ-së, mund të dorëzohet ankesë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga…

Lexo më Shumë

Zyra për Çështje Penale në Kavadar ngriti padi penale kundër E.D (37) nga Kavadari për shkak të ekzistimit së dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimit të paautorizuar dhe lirimit për shitjen e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më datën 17 janar të vitit 2019, rreth orës 21:30 në Kavadar, policët kanë kryer kontrolle tek e denoncuara, ku kanë gjetur dhe sekuestruar mariuhanë. Policia gjithashtu ka gjetur dhe konfiskuar mariuhanë dhe fara nga bima e kanabisit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Prej 2 – 4 maj 2019, studentët e Programi studimor të Gjeografisë nga Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, e realizuan me sukses ekspeditën shkencore në treva të ndryshme shqiptare. Gjatë kësaj ekspedite, studentët e vizituan bifurkacionin ((Bigëzimin) e lumit Nerodime, Shpellën e Gadimes, Ujëvarën e Mirushës në Pejë dhe Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës. Në ditën e dytë, ata e vizituan burimin e lumit Drini i Bardhë, Rozhajën, Plavën, Podgoricën, Tuzin dhe Shkodrën. Në ditën e tretë të vizitës studimore, studentët fillimisht e vizituan Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Kështjellën…

Lexo më Shumë

Një numër parregullsish janë vërejtur nga Revizioni Shtetëror në punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Revizioni për vitin 2017 shpalos se RTVM-ja ka detyrime aktuale, kredi, hua, taksa të papaguara, konteste të humbura gjyqësore në një sasi të konsiderueshme. Drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar udhëheqës të sektorit për të nënshkruar dokumente në emër të tij. Autorizimi sipas revizionit është në përgjithësi pa u saktësuar autorizimet, ndërsa dokumenti nuk është regjistruar në arkiv. Enti Shtetëror i Revizionit Ekziston rrezik për nënshkrim të dokumenteve që mund të shkaktojnë marrje të aktiviteteve në kundërshtim me punën ligjore. Në vitin 2016, RTVM ka marrë kredi…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka asnjë informacion se në Tetovë do të ndërrohet sistemi i ujësjellësit brenda në qytet, një sistem mjaft i vjetruar që ende shkakton shumë telashe. Në shumë lagje të Tetovës apo në rrugë kryesore ka shumë defektet në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës, dhe tashmë këto defekte janë shpeshtuar dukshëm si pasojë e temperaturave të ulëta, shkruan gazeta Koha. Për pasojë ka ndërprerje të shpeshta të furnizimit me ujë në shumë lagje të Tetovës. Këtë e konfirmojnë edhe në Njësinë e ujësjellësit dhe kanalizimit në Tetovë. Qyteti i Tetovës ka një rrjet të vjetër të ujësjellësit kryesor gati…

Lexo më Shumë

Ideja e një grupi më të madh entuziastësh nga Kërçova për pasurimin Liqenit të Osllomejt me peshq sot u realizua me lëshimin e 500 kilogramë peshqve me peshë prej 70 gramë deri 1,5 kilogramë. “Idenë tonë dhe dëshirën për ta pasuruar Liqenin e Osllomejt e realizuam. Që ta realizojmë këtë ide në bazë vullnetare grumbulluam rreth 90 mijë denarë dhe kemi blerë 500 kilogramë krap me peshë prej 70 deri 1,5 kilogram për copë. Peshkun e kemi blerë nga baseni për shumimin e peshqve ‘Akuatika’ nga Negotina”, tha Besmir Elezi një nga nismëtarët e kësaj ideje. Elezi thotë se pret…

Lexo më Shumë

Numri i personave, të kontrolluar në ambulancë, të cilët janë diagnostifikuar për herë të parë si të sëmurë nga astma është në rritje, por është regjistruar ulje e numrit të pacientëve të hospitalizuar. Mjekët thonë se pacientët me formë të rëndë të astmës kanë nevojë për një lloj të veçantë të terapisë biologjike, e cila ende nuk është në dispozicion dhe nuk është e regjistruar në vend, njofton Portalb.mk. Në lidhje me marrjen e barnave të përshkruara në barnatore, nga Fondi për sigurim shëndetësor kërkohet pezullim të kuotës për barnat inhaluese, sepse pacientët harxhojnë shumë energji dhe kohë duke e kërkuar…

Lexo më Shumë

Këtyre ditëve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi” kanë bërë rregullimin oborreve të disa shkollave fillore dhe të mesme në qytet dhe në fshatin Debresh. Me këtë aktivitet u përfshinë SHF “Ismail Qemali”, SHF “Bashkimi”, SHF “Faik Konica”- f. Debresh, Shkolla e mesme ekonomike dhe Shkolla e mesme teknike. Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe në shkollat tjera komunale dhe Kopshtet e fëmijëve në Gostivar.

Lexo më Shumë